Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14 Mars 2017

Policia e Shtetit.1Drejtoria PPSH.1
Tjetër operacion i përbashkët në det.
Bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy policive një tjetër gomone me lëndë narkotike.
Në orët e pasdites së djeshme pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëviste me shpejtësi në drejtim të Italisë,  Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Puglias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë,  kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorrë nga 150 kuaj fuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.
Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex e intercepton në det dhe Guardia di Finanza e Puglias pas 4 orë ndjekje i kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.
Sekuestrohet lënda narkotike e tipit marijuanë rreth 800 kg e ndarë në 42 pako si dhe gomonia.
Arrestohen në flagrancë dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.
Vijojnë hetimet e përbashkëta  për kapjen e bashkëpunëtorëve.

DORËZIMI I ARMËVE.
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej dy muajsh, nuk i ka dhënë rrogën dhe nuk e ka siguruar, shtetasen V.A, vjeç 29, banuese në Tiranë. Nenet 180 e 143 të Kodit Penal.
 
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej dy muajsh, nuk i ka dhënë rrogën dhe nuk e ka siguruar, shtetasen E.L, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 180 e 143 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi, në Kamzë, ka blerë 1 kompjuter dhe i ka dhënë 50 euro të dyshuara të falsifikuara, shtetasit B.Xh, vjeç 29. Neni 183 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.C, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Don Bosko”, te një restorant, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasen F.R, vjeç 40, banuese në Tiranë e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Neni 290 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Siri Kodra”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Xh, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Metush Luli”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen R.S, vjeç 74, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.C, vjeç 54, banues në Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në rrugën e Dibrës, te pallatet 9 katëshe, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Z.D, vjeç 76, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, shtetësia K.Gj, vjeç 30, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 12.03.2017, rreth orës 18:21, në Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është goditur nga një mjet tip “Benz”, duke i dëmtuar pasqyrën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.03.2017, u refruan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.M, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se, te sektori “Iliria”, nga kontrolli fizik ju gjet dhe u sekestrua në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë nakotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 1 dozë Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Sh.B, vjeç 52, banues fshatin Bubq, pasi dyshohet se rreth orës 08:00, në fshatin Luz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.D, vjeç 21, banues në Fushë Krujë, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.F, vjeç 51, banues në Imshtë, Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 13.03.2017, rreth orës 09:40, në lagjen Nr. 17, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen S.A, vjeç 26, banues në Durrës, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit “Volkswagen”, shtetasja S.A e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.  

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.G, vjeç 69, banues në fshatin Guzaj, Durrës, pasi dyshohet se më datë 13.03.2017, rreth orës 19:30, në segmentin rrugor Shkozet-Katër Rrugët e Shijakut, duke drejtuar mjetin tip “Benz”,  ka aksidentuar me vdekje biçikIistin shtetasin T.D, vjeç 70, banues në fshatin Rreth, Shijak. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit A.V, 37 vjeç banues në fshatin Gribë Gramsh.
Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë në  cilësinë  e  kryeplakut të fshatit Gribë, njësia admistrative Kukër  nuk ka kallëzuar në organet kompetente mbi kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Moskallëzim  krimi " parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.03.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.S, vjeç 69, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen 18, u konstatua duke ushtruar aktivitet tregtar,  pa dokumentacion përkatës. Neni 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.03..2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.H,  vjeç 28, banues në Vlorë, faturist në OSHEE, pasi dyshohet se për muajin Shkurt 2017, i ka mbifaturuar energji elektrike, shtetasit Sh.P, vjeç 58, banues në Vlorë. Neni 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.S, vjeç 58, banues në Mali i Zi, pasi, në rrugën e Kombit, te Ura e Fanit, Mirditë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Z.J, vjeç 47, banues në Maqedoni, për pasojë ka patur dëme të lehta materiale. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 14.03.2017, rreth orës 01:55, në rrugën e Kombit, në aksin rrugor Kukës-Mirditë, te një karburant, shtetasi V.Sh, vjeç 25, banues në Kosovë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Punohet për sqarimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.L, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka mashtruar me dokumente në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Neni 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Z.Z, në Peshkopi, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.Zh, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen H.B, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen Sh.K, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension 7 vjet. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen N.L, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin P.L, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet 191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Sh.H, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet  191 e 145 të  Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin H.L, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Nenet  191 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.O, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar padrejtësisht pension. Neni 191 e 145 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi U.M, vjeç 22, banues në Vlorë, pasi, në rrugën “Budi”, nga kontrolli fizik, ju gjet e sekuestrua 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis  Sattiva. Neni 283 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, rreth orës 02:45, pranë sheshit “Nënë Tereza”, në ambientet e brendshme të korpusit Universitar, në dhomën e sanitareve, ka rënë zjarr ku janë djegur disa orendi. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, te një lokal u kap duke kryer punime pa leje. Nenet 199/a e 200 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nuk i ka dhënë pagën, për punën e bërë në një kompani, shtetases J.Ç, vjeç 28, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, ka kanosur shtetasen A.S, vjeç 48, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.03.2017, gjatë natës, në rrugën “Halil Aga”, është vjedhur banesa e shtetasit A.F, vjeç 45, ku kanë marrë  një sasi lekësh dhe 1 telefon celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.P, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka kanosur me fjalë dhe nuk ka lejuar vazhdimin e punimeve, një firmë  ndërtimi, me administrator shtetasin  F.M, vjeç 59, banues në Tiranë. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh.M, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 12.03.2017, në rrugën “Siri Kodra”, ka vjedhur banesën e shtetasit P.B, vjeç 48, ku ka marrë një sasi lekësh dhe disa veshje. Nga veprimet e kryera dyshohet se është autori i ngjarjeve të ndodhura, më datë 12.03.2017, më datë 07.03.2017 dhe më datë 07.03.2017. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.P, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Jordan Misja”, me vetëgjyqësi, ka penguar vazhdimin e punimeve të një firme ndërtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik. Nenet 277 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, rreth orës 18:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në ambientet e një lokali në zonën e njohur si "Instituti", një shtetas dyshohet se posedon me vete armë luftarake. Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, të cilët kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K.Ç, 17 vjeç, banues në Tiranë.
Të cilit, i është gjetur në xhepin e xhinseve:
- Një granatë ofensive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për sqarimin e mbajtjes me vete të granatës në ambient publik.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka goditur me mjete prerëse, shtetasin G.Q, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.H, pasi dyshohet se, në ambientet e një spitali, i ka vjedhur portofolin me dokumenta e një sasi lekësh shtetases E.L, vjeç 47, banuese në Tiranë. Punohet për gjeneralitetet e plota dhe kapjen e shtetasit L.H. Neni 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 13.03.2017, shtetasi H.B, vjeç 33, banues në Paskuqan, kallëzon se në numrin e telefonit të shtëpisë, një person e shqetëson atë dhe familjen e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, është arrestuar në flagrancë shtetasi D.Ç, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 13.03.2017, rreth orës 21:00, në banesën e tij, ka tentuar të kryej vetëvrasje.
Po punohet për zbulimin e arsyes së këtij veprimi vetëflijimi, gjithashtu nga hetimet e kryera është zbuluar se ky shtetas ka tentuar edhe më parë të kryej një vetëvrasje, më saktësisht në vitin 2014, ka konsumuar një sasi të lartë medikamentesh.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:
- Një armë zjarri pistoletë e llojt "VOLTRAN MINI", me një krëhër dhe dy fishekë.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi, në Vaqar, në një lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen G.B, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ndaj saj ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike vjehrri shtetasi R.B, vjeç 67, banues në Tiranë. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.P, vjeç 27, banues në Durrës, pasi më datë 12.03.2017, në lagjen Nr.3, ka tentuar të vjedh  mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.Ç, vjeç 29, banues në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç 35, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.03.2017, në lagjen Nr. 11, i ka vjedhur telefonin celular, shtetasit B.R, vjeç 31, banues në Shijak. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshim e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.J, vjeç 24,  banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi A.J vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 13.03.2017, në lagjen Nr.17, 2 persona i kanë vjedhur telefonin  celular, shtetases J. T, vjeç 16, banuese në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 13.03.2017, rreth orës 09:00, në fshatin Thumanë, në banesën e shtetasit F.M, vjeç 63, banues në Thumanë, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit, ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 151/1 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.Q, vjeç 40, pasi dyshohet se kunata, shtetësia Z.L, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.P, vjeç 33, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, në banesën e shtetases B.P, vjeç  29, i ka vjedhur disa sende personale. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.M, vjeç 37, banues në Lushnjë, pasi, në ambientet e I.E.V.P, Kosovë, nga kontrolli fizik, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular. Neni 324/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.T, vjeç 52, banues në fshatin Urakë, pasi dyshohet se, në Urakë, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 13.02.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.N, vjeç 29, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në  ambientet e një qendre, për shkak të detyrës, ka  goditur me grusht, shtetasin N.K, vjeç 27, banues në Korçë. Neni 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Në vijim të komunikatës datë 09.03.2017, që bën fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasit D.Xh, më  datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.Xh, vjeç 42, banues në Podgorie. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.M, vjeç 48, banues në Velçan, pasi dyshohet se në Velçan, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.Sh, vjeç 27, banues në Bilisht, pasi dyshohet se, në Bilisht, ka kanosur me fjalë shtetasin K.A, vjeç 25. Neni 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 13.03.2017, u referua materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.K, vjeç 47, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin F.M, vjeç 29, banues në Berat. Neni 84 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.K, vjeç 53, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti shtetasi N.K, vjeç 47, banues në Berat, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.  Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të  mbrojtjes për shtetasen J.M, vjeç 39, pasi dyshohet se ish bashkëshorti shtetasi M.R, vjeç 40, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasin A.C, vjeç 47, pasi dyshohet se kushëriri shtetasi Sh.F, vjeç 49, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 13.03.2017, në fshatin Kallm i Vogël, në banesë ka vdekur shtetësia R.B, vjeç 77. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja  ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 23, banues në fshatin Cakran, pasi dyshohet se, në Cakran, ka goditur me një mjet prerës, shtetasin A.M, vjeç 45, banues në fshatin Rromës. Neni 89 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin P.O, vjeç 53, banues në Fier, pasi dyshohet se pranë banesë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, rreth orës 02:45, në aksin rrugor Fier Seman, në vendin e quajtur S.M.T-ja është djegur mjeti tip “Volksvagen” i shtetasit A.T, vjeç 45, banues në fshatin Darëzezë. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë nga shkaqe aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.Gj, vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti G.Gj, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.B, vjeç 29, banues në fshatin Mërtisht, Divjakë, pasi më datë 12.03.2017, në fshatin Gur, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin P.B, vjeç 54, banues në fshatin Zhamë, pasi dyshohet se në Zhamë, prej 3 vjetësh ka zaptuar 6165 m2 tokë, të ish bashkëshortes shtetases H.D, vjeç 59. Neni 200 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit L.Gj, K.Gj, vjeç 20 e 36, banues në Divjakë, pasi dyshohet se, në fshatin Krutje e Poshtme, kanë thyer reklamën e ambjentit të shtetasit E.E vjeç 33, banues në Kavajë. Nenet 150 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, është vetëhelmuar me fostoksinë në banesë, shtetasi R.H, vjeç 25, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Sh.M, vjeç 80,  banues në fshatin Gur, Divjakë, pasi dyshohet se më datë 13.03.2017, duke djegur disa ferra në tokën e tij, zjarri i pakontrolluar ka djegur 2 dynym sipërfaqe pyll me shkurre të fshatit Gur. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit B.A dhe I.A, vjeç 26 e 41, banues në Borsh, pasi dyshohet se më datë 11.03.2017, në Borsh,  kanë dëmtuar disa tenda dielli dhe kanë prerë tubat e ujit në objektin e shtetasit S.A, vjeç 56. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.D e Q.M, vjeç 43 dhe 64, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Kushtrimi”, kanë goditur me mjete të forta shtetasin K.H, vjeç 22, banues në Vlorë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 45, pasi dyshohet se ndaj saj ka ushtruar dhunë  psikologjike bashkëshorti shtetasi H.K, vjeç 52. Materialet ju kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.Sh,  vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në datën 12.03.2017, në Himarë, për motive pronësie, ka goditur me grusht, shtetasin O.A,  vjeç 66, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.M, vjeç 37, banues në Himarë, pasi dyshohet se në datën 12.03.2017, në Himarë, për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, shtetasin K.Xh, vjeç 27. Neni 89 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.H, vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen ‘’Lef Sallata‘’, për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, shtetasin A.T,  vjeç 30, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Në vijim të informacionit datë 12.03.2017, që bënë fjalë për shkatërrim prone, më datë 13.03.2017, u arrestua shtetasi O.Z, vjeç 26, banues në Delvinë. Neni 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin R.R, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kërcënuar dhe shtrënguar për bashkëjetesë shtetasen F.T, vjeç 26, banuese në Sarandë. Neni 130 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për  shtetasin E.M, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.3,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar  një shtetase  të mitur vjeç 10, banuese në Sarandë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.Ç, vjeç 29, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se në lagjen “Punëtore”, me vetëgjyqësi, i ka ndërruar bravën e derës së banesës shtetasit L.J, vjeç 44, banues në Gjirokastër. Neni 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin T.D, vjeç 58, banues  në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “Varosh”, ka ndërtuar një tendë dielli pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, në fshatin Balldre, shtetases Gj.D, vjeç 77, i kanë dëmtuar murin rrethues të banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për vlerësim.

Më datë 13.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim P.V, vjeç 50, banues në fshatin Kurte, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke vendosur që pjesën e pa vuajtur të dënimit prej 2 vjetësh dhe 2 muajsh ta kryej në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Shënkoll.  

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.P, banues në  fshatin Trush, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.P, vjeç 35, banues në fshatin Gomsiqe e Re Velipojë, pasi dyshohet se në Gomsiqe, është konstatuar duke ndërtuar një kat shtesë mbi banesën ekzistuese, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.B, vjeç 63, banues në Velipojë, pasi dyshohet se në Velipojë, është konstatuar duke ndërtuar një kat shtesë mbi banesën ekzistuese, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.P, vjeç 39, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi V.P, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 47,  banues në  Shkodër, pasi në lagjen “Guerile”, në prone publike, ka ndërtuar një shtese banese, pa leje. Neni 199/a/2 të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.B,  vjeç 59, banues në  Shkodër,  pasi dyshohet se, në fshatin Dobraç i Ri, është konstatuar duke ndërtuar një kioske, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.Sh, banues në  fshatin Grude e Re,  pasi dyshohet se, në fshatin Shtoj i Vjetër, është konstatuar duke ndërtuar objekt pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.P, vjeç 70, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë  psikologjike, ndaj bashkëshortes M.L,  vjeç 59. Neni 130/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin V.G, vjeç 45, banues në Pukë, pasi dyshohet se rreth orës 08:10, në aksin rrugor Fushë Arrës, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 13.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, P.V, vjeç 50, banues në fshatin Kokpalaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 18 vite burg, të cilit i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Vrasja” me dashje. Neni 84/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të komunikatës datë 12.03.2017, që bën fjalë për veprën penale dhunë në familje, më datë 13.03.2017, u arrestua shtetasi R.D, vjeç  34, banues në Burrel. Neni 130/a të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 13.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N, vjeç 50, banues në Kosovë, pasi më datë 13.03.2017, në P.K.K Port, iu gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 pasaportë maqedonase e dyshuar e falsifikuar. Neni  189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 13.03.2017, në P.K.K, Kapshticë, u kap shtetasi A.Xh, vjeç 43, banues në Podgorie, Korçë, i shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja” e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 13.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.V, vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 09.03.2017, në “Pyllin e Akernisë”, ju gjet e bllokua mjeti lundrues tip “Skaf”, i cili e përdorte pa certifikatë dhe leje. Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20 NT.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 13.03.2017, në S.P.K.M Hani Hotit, u kap shtetasi L.Z vjeç 35, banues në Guci e Re, Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.  Neni 137 i Kodit Penal.  


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23  personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 5 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 3 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
6 persona për dhunë në familje, OSHEE, vjedhje, ndërtim pa leje dhe futjes së sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Janë kapur 6 persona në kërkim.
1 person për krime ndaj personit dhe 2 persona për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar 1 armë zjarri, 1 krehër dhe 1 granatë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 57 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...