Policia e Shtetit. Tjetër operacion i përbashkët në det. Bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy policive një tjetër gomone me lëndë narkotike.

Policia e Shtetit. Tjetër operacion i përbashkët në det. Bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy policive një tjetër gomone me lëndë narkotike. 14op.det2

Në orët e pasdites së djeshme pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare dhe Roja bregdetare për një gomone që lëviste me shpejtësi në drejtim të Italisë, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardua di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuajfuqi në afërsi të Viestes, Foxhia.

Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex e intercepton në det dhe Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orë ndjekie i kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme.

Sekuestrohet lënda narkotike e tipit marjuanë rreth 800 kg e ndarë në 42 pako si dhe gomonia.

Arrestohen në flagrancë dy skafistët shqiptarë me iniciale V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për kapjen e bashkëpunëtorëve.

14op.det1

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...