Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 15 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, E.S, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 14.03.2017, rreth orës 08:45, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E.K, vjeç 30, banues në Babrru, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka goditur nga pas mjetin tip “Toyota”, të drejtuar nga shtetasi K.Z, vjeç 41, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar fëmijët shtetasit S.Z dhe J.Z, vjeç 19 e 13, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga vendi i aksidentit, më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.L, vjeç 55, banues në Tiranë. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Durrësit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Man”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.R, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Cadillac” është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.Gj, vjeç 35, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar shtetasi P.Gj dhe pasagjerja shtetasja A.K, vjeç 34, banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Gj, vjeç 69, banues në Vorë, pasi dyshohet se, në Vorë, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Piaggio”, ka humbur kontrollin, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 58, banues në Durrës, pasi, te “Sheshi Pranvera”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin autobus tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.N, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetin tip “Shavarlet” ka aksidentuar shtetasin e mitur Sh.S, vjeç 14, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 36, banues në Durrës, pasi,  në lagjen Nr. 4,  duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motorin tip “Piaggio”, i drejtuar nga shtetasi A.T, vjeç 21, banues në Durrës, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorit dhe pasagjeri A.K, vjeç 21, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasen A.M, vjeç 22, banuese në Fushë Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar shtetasin A.Q, vjeç 84, banues në fshatin Borizan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.U, vjeç 44, banues në Belsh, pasi, në Belsh u kap duke drejtuar në gjendje të dehur kamionçinën tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 26, banues në Kuçovë, pasi, në rrugën Gostimë-Mollas, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar shtetasit M.H dhe I.G, vjeç 22 e 20, banues në Kuçovë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.03.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin H.Gj, vjeç 48, banues në Librazhd, pasi dyshohet se, në fshatin Memlisht, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, vjeç 6, banues në Memlisht, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 14.03.2017, u arrestua shtetasi L.A, vjeç 24, banues në fshatin Picar, pasi në fshatin Picar, në stallën e bagëtive, iu gjetën e sekuestruan 12 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen K.S, vjeç 22, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se, në rrugën Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Shata”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar shtetësia L.S, vjeç 43, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 29, banues në fshatin Kardhiq, pasi, më datë 14.03.2017,  në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Moto sport RS”, është përplasur me një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pësuar dëmtime në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 291, 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit D.P e B.Z, banues në Rrëshen e Fishtë Lezhë, pasi dyshohet se shetasja D.P, duke falsifikuar dokumentet ka përfituar pension në mënyrë të paligjshëm, kurse shtetasi B.Z, ka shpërdoruar detyrën, duke pranuar dokumente të falsifikuara. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit L.I e F.N, banues në Shengjin e Lezhë, pasi dyshohet se shtetasi L.I, duke falsifikuar dokumentet ka përfituar pension në mënyrë të paligjshëm, kurse shtetasja F.N, ka shpërdoruar detyrën, duke pranuar dokumente të falsifikuara. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.Sh, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Fan, Mirditë, në rrugën e Kombit, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin E.B, vjeç 21, banues në Laç, pasi dyshohet se rreth orës 06:00, në Laç, tek stadiumi, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin, duke rënë në kanal, për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi E.B, vjeç 24, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh.S 49 vjeç, banues në Zgërdhesh, Krujë. Më datë 14.03.2017, në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.S 38 vjeçe.
Xhaxhai i të arrestuarit, shtetasi K.S 63 vjeç është përfshirë me qëllim për të shuar konfliktin midis bashkëshortëve, por i arrestuari e ka goditur me mjet prerës (thikë).
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dhunë në familje”dhe"Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë parashikuar në nenet 130/a dhe 76, 22 të Kodit Penal.
Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin Sh.S, vjeç 54, banues në Bajram Curri, pasi dyshohet se, në lagjen “Besëlidhja e Malësisë”, u kap duke tregtuar produkte mishi, pa licensë. Nenet 170/ç e 149/a të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.S e E.H, vjeç 57 e 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qemal Stafa”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases Sh.K, vjeç 37, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 14.03.2017, gjatë natës, te “Kodra e Diellit”, para banesës, shtetasit E.K, vjeç 31, i kanë vjedhur targën e mjetit tip “BMV”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, në kroskotin e mjetit të shtetasit F.F, vjeç 20, banues në Tiranë, ka vjedhur një sasi lekësh. Punohet për kapjen e shtetasit M.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 14.03.2017, në Spitalin e Fëmijëve, ka ardhur i vdekur, një fëmijë 3 muajsh, i cili nga data 08.03.2017 deri më datë 10.03.2017,ka qënë i shtruar në këtë spital, për shkak të temperaturës së lartë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e targës, të mjetit tip “Peugeot”, të shtetases P.Th, më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 25, banues në Fushë Mëzes, i cili, dyshohet se tek një universitet, në bashkëpunim, ka hapur mjetin tip “BMV”, por ka ikur pasi ka parë patrullën e policisë. Nga kontrolli në këtë mjet u gjetën dy targat, e vjedhura në Elbasan dhe në Tiranë, më datë 14.03.2017. Punohet për kapjen e shtetasit A.K dhe identifikimin e autorit tjetër. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 49, banues në fshatin Zall Bastar, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për shqetësim me anë të telefonit, më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Sabri Preveza”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit B.A, vjeç 61, banues në Tiranë, ku ka marrë një sasi lekësh dhe disa steka me cigare. Punohet për kapjen e shtetasit E.S. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.B, vjeç 56, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Besim Alla”, në lokalin e shtetasit K.L, vjeç 22, banues në Tiranë, ka grisur e dëmtuar dy çadra dielli. Punohet për kapjen e shtetasit F.H. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në rrugën “Konferenca e Pezës”, janë vjedhur me thyerje zyrat e një fabrike, me administrator shtetasin A.Y, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 14.03.2017, shtetasi S.D, vjeç 24, banues në Rrogozhinë, kallëzon se, i është larguar nga banesa babai, shtetasi S.D, vjeç 47. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Z.T, vjeç 64, pasi dyshohet se ish bashkëshortja shtetaja N.H, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasit I.D, vjeç 32, banues në Sukth, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 3, para banesës shtetasit A.T, vjeç 35, në mjetin tip “Benz”, kanë tentuar ti vjedhin karburantin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.03.2017, në lagjen “Beqir Dardha”, është djegur pjesërisht mjeti tip “Golf”, i shtetasit G.Sh, vjeç 34. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit Q.C e G.Sh, vjeç 24 e 29, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Çlirimi”, kanë goditur me grusht shtetasin E.Ll, vjeç 35, banues në fshatin Kaçivel. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në lagjen “5 Maj”, pranë banesës shtetasit A.K, vjeç 38, i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.Gj, vjeç 38, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në Katundi i Ri, ka goditur me grusht shtetasin  I.B, vjeç 50, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K, vjeç 25, banues në Dibër, pasi, para Kalasë, iu gjet e sekuestrua 1 thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.K, vjeç 39, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi E.K, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.I, vjeç 26, banues në Korçë, pasi më datë 13.03.2017, në lagjen Nr. 5, u kap në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.D, vjeç 54. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 14.03.2017, në fshatin Drenovicë, në banesë ka vdekur shtetasi A.Gj, vjeç 45. Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, mendohet se vdekja është shkaktuar nga infarkti. Materialet u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.Ç, vjeç 44, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, në lagjen “Llukan Prifti”, në një lokal, ka kanosur me mjete prerëse, shtetasin E.H, vjeç 42, banues në Kuçovë. Nenet 84 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.H, vjeç 46, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.H, vjeç 38, duke shkelur vendimin e gjykatës, e cila ka lëshuar urdhërin e mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.U, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.03.2017, në fshatin Shënpjetër, në kasollen e bagëtive të shtetases M.P, vjeç 53, ka vjedhur 3 bagëti të imëta. Punohet për kapjen e shtetasit K.U. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2017, në banesë shtetësia B.T, vjeç 82, ka pirë medikamente mjekësore mbidozë, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Gj, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi, në lagjen “Apolonia”, nga kontrolli fizik ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike boksi. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 14.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.B, V.N dhe F.Sh, vjeç 27, 23 e 37, banues në fshatin Zhelizhan. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Zhelizhan, janë kapur në flagrancë duke vjedhur në bashkëpunim peshk në vaskat e rezervatit në pronësi të shtetasit V.P, 57 vjeç, banues në fshatin Toshkëz Lushnje. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Sh.Ç, vjeç 65, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në afërsi të banesës, ka kanosur bashkëshorten e djalit shtetasen T.Ç, vjeç 28. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Z.D, vjeç 31, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në lokal u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa makina elektronike. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 35, banues në Ballsh, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait shtetasit E.M, vjeç 71. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, shtetasia T.Sh, vjeç 65, banuese në Tiranë, kallëzon se në fshatin Fratar, në banesë i kanë vjedhur dy pajisje dhe pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, pranë banesës, shtetasit B.Z, vjeç 66, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, i cili në fshatin Panaja në rrugën dytësore u gjet i djegur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’Osman Haxhiu’’, është vjedhur banesa e shtetasit K.Ç, vjeç 65, ku kanë marrë një sasi lekësh e disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’11 Janari’’, në fabrikën e, shtetasit Ç.P, vjeç 65, banues në fshatin Resulaj, kanë vjedhur 10 elektromotorë dhe 4 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.P, vjeç 42, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 1, ka shkatërruar matësin e ujësjellësit, të shtetasit A.Ç, vjeç 64, banues në Sarandë. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.D, vjeç 44, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në qytet, për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësit e policisë Rrugore. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 14.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Xh, vjeç 51, pasi dyshohet se vjehrri shtetasi Y.Xh, vjeç 84, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen L.M, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në qytet, ka kanosur ish bashkëshortin shtetasin M.I, vjeç 42, banues në Tepelenë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.I, vjeç 42, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ish bashkëshortja L.M, vjeç 34, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në Shullaz, është vjedhur me thyerje magazinë e shtetasit N.L, vjeç 82, banues në Laç, ku kanë marrë 1 vegël pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në Reps është vjedhur lokali i shtetasit A.Ç, vjeç 19, ku kanë marrë një laptop dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.H, vjeç 50, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi dyshohet se, në banesë, kishte rilidhur energjinë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, rreth orës 11:00, në lagjen “Perash”, në një servis, shtetasi I.U, vjeç 59, banues në fshatin Shtoi i Ri, duke çmontuar një makinë të prishur, është aksidentuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 14.03.2017, në banesë aksidentalisht është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia S.G, vjeç 20, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës datë 09.03.2017, që bën fjalë për ndërtim të paligjshëm, më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.P, vjeç 52, banues në fshatin Pulaj. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Rr, vjeç 21, banues në Stërbeq Malësi e Madhe,  pasi, në afërsi të teatrit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 14.03.2017, rreth orës 16:00, në fshatin Sapaq, në vendin e quajtur “Prroi i Stanit të Lleshit” në përrua u gjetën eshtra të dekompozuar të një njeriu, kafka, brezi i legenit, gjymtyrët e poshtme, një këmishë, një triko leshi, një palë çorape, një çakmak dhe disa kartëmonedha me prerje 500 lekëshe. Dyshohet se eshtrat i përkasin shtetasit N.K, vjeç 88, banues në fshatin Kryezi, i shpallur në kërkim, më datë 16.08.2014. Punohet për identifikimin e plotë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Sh, vjeç 40, banues në fshatin Bardhoc, pasi, në këtë fshat, në banesë, iu gjet e sekuestrua 1 pushkë, 5 krehëra dhe 70 fishekë. Neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.M, vjeç 20, banues në fshatin Pobreg, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta shtetasin M.M, vjeç 48. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 16, banues në fshatin Bardhoc, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në banesë ka tentuar të vrasë me armë zjarri baban shtetasin K.Sh. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 pushkë model 56. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 14.03.2017, gjatë natës, në fshatin Fushë Bulqizë, është vjedhur dyqani i shtetasit A.A, vjeç 54, ku kanë marrë mallra të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 14.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin Z.K,  vjeç 53, banues në fshatin Baz, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasin Xh.Gj,  vjeç 46. Neni 90 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 20 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë është arrestuar 1 person për narkotikët.
6 persona për dhunë në familje dhe vjedhje.
Janë kapur 3 persona për armëmbajtje pa leje dhe 1 person në kërkim.
2 persona për krime ndaj personit.
Janë sekuestruar rreth 13 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 5 krehëra dhe 70 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 57 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...