Vijon "Blici Rrugor" 15 Mars 2017

"Blici Rrugor" (për video kliko mbi link).BR2

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacioni "Blici Rrugor", i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në orën 12:30.

Sot u angazhuan rreth 580 punonjës Policie në total.

Si dhe u ngriten e funksionuan 114 pika kontrolli në të gjithë vendin.

Prej orës 11:30 deri në orën 12:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:

81 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

123 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 148 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

 

 

BR2

EL3

DURRES 10

GJ3

LEZHE 2

 

 

 

 

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...