Malësi e Madhe, Finalizohet me sukses operacioni i koduar FOREST.

Malësi e Madhe, Finalizohet me sukses operacioni i koduar FOREST. forest 1

Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike.

Sekuestrohet 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuane dhe një sasi fishekësh në Malësinë e Madhe.

Shpallet në kërkim 1 shtetas:

Me date 15.03.2017 rreth orës 17:00, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve të mirëorganizuar nga ana e forcave të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim Seksionin

për Hetimin Narkotikëve në D.V.P.Shkodër, u bë finalizimi me sukses i operacionit “Forest ”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është ngritur pikë kontrolli për të ndaluar automjetin tip Benz Mercedez i cili po lëviste në aksin

rrugor me drejtim nga fshati Brigjë për në Rapsh në afërsi të kufirit jeshil.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre.

Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjenden:

* 7 thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuane.

Në këto kushte është ushtruar kontroll banese dhe gjatë kontrollit janë gjendur 130 fishekë kaliber 7.62 mm dhe dy krehëra, të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e drejtuesit mjetit, konkretisht e shtetasit:

* F. H 25 vjeç, banues në fshatin Selcë, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje municionit luftarak" parashikuar nga

nenet 283a/1 e 278/2 të Kodit Penal.

forest 2

forest 3

forest 4

forest 5

forest 6

forest 7

forest 8

forest 9

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...