Tiranë, Finalizohet operacioni "Last Night".

Tiranë, Finalizohet operacioni "Last Night". (per video kliko mbi link) tirane

I vunë gjobë një shtetasi, në pranga dy shtetas.

Më datë 15.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Last Night", në kuadër të të cilit kanë

arrestuar shtetasit:

• A.V., 21 vjeç, banues në Tiranë

• D.D., 19 vjeç, banues në Tiranë

Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit

i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 1 armë automatike, tip AK-47
- 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme
- 5 Karta SIM

Materialet Proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve

luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...