Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 16 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                       
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 15.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Z, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Sh, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, shtetasit Z.M, vjeç 62, banues në Kavajë, i ka marrë një sasi eurosh. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Në vijim të operacionit "Patriot"
Më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim:
- A.M, 41 vjeç, banues në Tiranë.
- D.S, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Finalizohet operacioni "Last Night".
I vunë gjobë një shtetasi, në pranga dy shtetas.
Më datë 15.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Last Night", në kuadër të të cilit kanë arrestuar shtetasit:
• A.V, 21 vjeç, banues në Tiranë
• D.D, 19 vjeç, banues në Tiranë
Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P.Z, 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- 1 armë automatike, tip AK-47.
- 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme.
- 5 Karta SIM.
Materialet Proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 109/b/1-25 dhe 278 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.A, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua shtetasi J.A, 20 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motorr tip "Lifan", ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.A, gjithashtu për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motorrit dhe pasagjerja shtetasja E. A, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal

Më datë 15.03.2017, rreth orës 10:30, në rrugën “Konferenca Pezës”, një motor i larguar nga vendi i aksidentit, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N.B, vjeç 63, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, rreth orës 10:55, në fshatin Baldushk, një motor tip “Papaq”, i larguar nga vendngjarja, ka aksidentuar një fëmijë, vjeç 4, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “ Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “28 Nëntori”, pranë një hoteli, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Liberty”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “ George Bush”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.A, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “28 Nëntori”, pranë një hoteli, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.L vjeç 40, banues në fshatin Sukth, pasi dyshohet se ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë biometrike, me të dhëna personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.T, vjeç 47, banues në Durrës, pasi, në rrugën “Aleksandër Goga”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.B, vjeç 31, banues në fshatin Gegë, Kuçovë, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 03:00, në rrugën Kozare-Havaleas, Kuçovë, duke drejtuar motorin tip “Honda”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Patos, pasi dyshohet se nga muaji Shkurt 2015-Prill 2016 e Janar-Maj 2016, shtetasve L.K e A.M, vjeç 44 e 44, banues në Ballsh, nuk i ka paguar pagat mujore e sigurimet shoqërore. Nenet 181 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen A.K, vjeç 44, banues në Fier, pasi dyshohet se ka aplikuar për tu pajisur me pasaportë biometrike, me të dhëna personale të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.R, vjeç 52, banues në Kavajë, pasi, në qytetin e Ballshit, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Rr, vjeç 35, banues në Vlorë, pasi, në lagjen “28 Nëntori”, në rrugën “Transballkanike”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Jeep”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi: P.V, 44 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Më datë 15.03.2017, në Gjirokastër është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi Grek me gjeneralitetet të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij.
Shtetasi P.V është person i shpallur në kërkim nga D.V.P.Kukës, pasi Prokuroria Kukës ka dërguar Urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi "Arrest me burg”, për veprën penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave". Gjithashtu ky shtetas nga ZQK Interpol Tiranë është shpallur në kërkim pasi Interpol Roma në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni" dhe " Pjesëmarrje në organizatë kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për përplasjen në lagjen “18 Shtatori”, të mjetit tip “Benz” me një motoçikletë, më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.S, vjeç 16, banues në Gjirokastër. Nenet 273, 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 15.03.2017, nga Seksioni kunder trafiqeve të paligjshme u bë ndalimi i shtetasit A.M, 35 vjeç, banues në Lezhë. Ka bërë kallëzim shtetasia H.N banuese në Lezhë se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit si dhe dyshohet se për qëllime përfitimi për prostitucion ka shfrytëzuar në Shqipëri dhe Itali të bijën e saj.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Kanosja” “ Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” , “ Shfrytëzimi i prostitucionit” parashikuar nga nenet 84, 275 dhe 114 të Kodit Penal.


Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen D.P, banuese në Mirditë, pasi dyshohet se ka përdorur certifikatë të falsifikuar, duke përfituar pension pleqërie, në mënyrë të paligjshme. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.I, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka përdorur certifikatë të falsifikuar duke përfituar pension pleqërie, në mënyrë të paligjshme. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.P, vjeç 33, banues në Kolsh, Lezhë, pasi dyshohet se në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Treshit, ushtron aktivitet tregtar dhe nuk lëshonte kupon tatimor. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni i koduar FOREST.
Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike.
Sekuestrohet 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë dhe një sasi fishekësh në Malësinë e Madhe. Shpallet në kërkim 1 shtetas:
Më datë 15.03.2017 rreth orës 17:00, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve të mirëorganizuar nga ana e forcave të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin Narkotikëve në D.V.P Shkodër, u bë finalizimi me sukses i operacionit “Forest ”.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është ngritur pikë kontrolli për të ndaluar automjetin tip Benz Mercedez ML, i cili po lëvizte në aksin rrugor me drejtim nga fshati Brigjë për në Rapsh në afërsi të kufirit jeshil.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre.
Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjenden:
* 7 thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.
Në këto kushte është ushtruar kontroll banese dhe gjatë kontrollit janë gjendur 130 fishekë kalibër 7.62 mm dhe dy krehëra, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e drejtuesit të mjetit, konkretisht e shtetasit:
* F. H 25 vjeç, banues në fshatin Selcë, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike", "Mbajtje pa leje e municionit luftarak" parashikuar nga nenet 283a/1 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç, vjeç 49, banues në Shkodër, pasi, në Unazën Lindore, te rrethrrotullimi në lagjen Mark Lula, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Land Rover“, që drejtohej nga shtetasi A.Gj, vjeç 24, banues në Shkodër, si dhe është përplasur edhe me motorin tip “Yinxiang”, me drejtues shtetasin N.P vjeç 50, banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi R.P, vjeç 22, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G.Ç, është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.H dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit M.B dhe V.B, vjeç 35, 22 e 24, banues në fshatin Canaj, Kukës, pasi, në fshatin Bicaj, shtetasi Xh.H, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një traktor, duke rimorkiuar mjetin e aksidentuar tip “Benz”, te drejtuar nga shtetasi M.B, i cili kishte dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar këmbësorët shtetasit A.O, F.O dhe Q.G, vjeç 16, banues në fshatin Nangë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekut, shtetasi V.B, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Punohet për kapjen e shtetasve M.B e V.B. Nenet 273, 290, 291 e 301 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 15.03.2017, u ndalua shtetasi J.P, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Idriz Dollaku”, në një lokal, shtetasit M.B, vjeç 20, banues në Tiranë, i ka vjedhur telefonin celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Z, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, te lokali i shtetasit A.H, vjeç 39, banues në Tiranë, ka prishur qetësinë publike, si dhe gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 274 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para disa ditësh, me anë të mashtrimit, shtetasit E.H, vjeç 39, banues në Tiranë, i ka marrë mjetin tip “Volkswagen”. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, rreth orës 10:40, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të Bibliotekës Kombëtare, ku janë djegur e dëmtuar një numër i konsiderueshëm libra dhe revista. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ishte aksidental, si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin, H.A, vjeç 74, banues në Krujë, pasi dyshohet se, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, ka hedhur gurë tek shkallët e Kryeministrisë, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Shyqyri Brari”, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.K, vjeç 60, banues në Farkë, pasi dyshohet se në Farkë, pranë një fushe, po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te sheshi “Nënë Tereza”, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej muajit Janar, ka përndjekur e fyer shtetasin E.J, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 121/a të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.V, vjeç 65, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorti shtetasi V.V, vjeç 70, i dënuar më parë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.03.2017, u arrestua shtetasi M.V, 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 14.03.2017, në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur një sasi lekësh, një palë dylbi dhe një thikë, në banesën e shtetasit P.M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një thikë metalike, një palë dylbi dhe dy çelësa për hapjen e dyerve. Nenet 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.C, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti shtetasi J.C, vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.P, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases L.P, vjeç 49, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua 1 thikë, pa leje. Nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin, F.T, vjeç 67, banues në Shkozë, pasi dyshohet se, përballë një banke, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin M.Xh, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 15.03.2017, në rrugën e “Dibrës”, një person i paidentifikuar, ka tentuar të vjedh ambjentin në pronësi të shtetasit A.M, vjeç 30, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, në spitalin “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasja V.K, vjeç 78, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.V, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti P.V, vjeç 35, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.O, vjeç 14, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Halil Bega”, në banesën e shtetasit L.S, vjeç 40, ka vjedhur disa veshje e një lap-top. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A.L, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L. B.

Më datë 15.03.2017, u arrestuan shtetasit D.K, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe T.K, 27 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar më parë, pasi në banesën e tyre, i'u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe një sasi lekësh. Nenet 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.D, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nuk ka paguar detyrimet për fëmijën, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 321 e 125 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.G, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten S.G, vjeç 36, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masën ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, mbi vjedhjen e një sasie duroalumini. Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në kërkim A.B, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.Ç, vjeç 45, banues në fshatin Pezë e Madhe, pasi dyshohet se më datë 13.03.2017, në Pezë e Madhe, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasit S.D, G.Ç dhe Xh.S, vjeç 15, 15 dhe 15. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.Xh, Sh.Xh, K.Gj, A.Gj dhe D.Gj, vjeç 61, 28, 34, 27 e 31, banues në Sharrë, Selitë e në fshatin Mlik Kavajë, shtetasit I.Xh e Sh.Xh të dënuar më parë, pasi dyshohet se, në rrugën “Niko Laço” Sharrë, për motive të dobëta, janë goditur me grushte e sende të forta, me njëri tjetrin, si dhe kanë dëmtuar mjeti tip “Opel Zafira”, në pronësi të shtetasit D.Gj. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 36, banues në Kodër Vorë, pasi dyshohet se në Kodër Vorë, për motive pronësie, ka kanosur dhe ka penguar të kalojë për në banesën e vet, shtetasin O.Gj, vjeç 29, banues në Vorë. Nenet 84 dhe 277 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.C, vjeç 56, banues në fshatin Ndërmjetas, pasi dyshohet se në fshatin Ndermjetas, për motive pronësie, ka kërcënuar vëllain shtetasin R.C, vjeç 54. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.H, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Rrikaj, ka vjedhur motorin tip “Lonxia”, në pronësi të shtetasit H.H, vjeç 68. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për ndërtim të paligjshëm, më datë 09.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin në kërkim E.H, vjeç 27, banues në Shijak, i dënuar më parë, ndërsa më datë 15.03.2017, u konstatuan punëtor te ky objekt, por nuk kishte ndërtime shtesë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit S.D, më datë 15.03.2017, u gjet dhe deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e vet. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 15.03.2017, rreth orës 07:30, në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit në det, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P.F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se, kufoma nuk ka shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 15.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit L.K vjeç 64, ku kanë marrë një pajisje e pije të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 39, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetin tip “Bjellorus”, pa targë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H.B, vjeç 62, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme për shtetasen Xh.B, vjeç 77, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali shtetasi G.B, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen I.S,  vjeç 57, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 12, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grushte shtetasen L.B, vjeç 60, banuese në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, në lagjen nr 9, është tentuar të vidhet  banesa e shtetasit M.S, vjeç 74. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 15.03.2017, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasi A.B, vjeç 25, i cili pasi ka marrë mjekim spital është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi S.M, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi, në fshatin Dërven, në lokalin ”Kioske”, në pronësi të  shtetases R.M, vjeç 62, ka vjedhur çantën e saj  me një sasi lekësh. 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme, për shtetasin N.K, vjeç 58, , pasi dyshohet se ish dhëndri shtetasi A.M, vjeç 38, banues në Vorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen Z.B, vjeç 32, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi N.B, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasin I.D, vjeç 54, pasi dyshohet se vëllai shtetasi R.D, vjeç 62, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.I, vjeç 51, banues në fshatin Kusarth, pasi dyshohet se, në rrugën e fshatit Kusarth, për shkak të detyrës, ka  goditur me grushte  punonjësin e një drejtorie.  Neni 237 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.Gj, vjeç 22, banues në fshatin Muriqan, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 15.03.2017, gjatë natës, në fshatin Paulesh, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit Xh.S, vjeç 55, ku kanë marrë një sasi lekësh, steka me cigare dhe produkte ushqimore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 15.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 9, kanë vjedhur 1 televizor, në lokalin e shtetasit S.H, vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, është dërguar në spital e vdekur shtetasja S.M, vjeç 81, banuese në Peqin, e cila po kthehej nga Greqia. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim.

Më datë 15.03.2017, në lagjen nr. 6, në banesë, ka vdekur shtetasja D.D, vjeç 67. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.O, vjeç 49, banues në Kuçovë, punonjës shërbimi i një ShPSF , pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “Tafil Skëndo”, kanë vjedhur lokalin e shtetasit A.L, vjeç 23, banues në Kuçovë, ku kanë marrë një televizor e një sasi lekësh, për të cilën nuk ka njoftuar Policinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 248 e 134 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale, pasi, në fshatin Çiflik, në banesën e shtetases E.Ç, vjeç 51, nga një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur orendi shtëpiake, miell gruri e hime.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 15.03.2017, në fshatin Feras, rrugës për në spital Fier, i shoqëruar nga familjarët, ka vdekur shtetasi Sh.R 68 vjeç, banues në Fier. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin e mitur N.M, vjeç 15, banues në fshatin Këmishtaj, pasi dyshohet se, në oborrin e një shkolle për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin e mitur H.T, vjeç 13, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 16.03.2017, rreth orës 02.15, në Divjakë, nga persona të pa identifikuar është tentuar të vidhet një filial banke i nivelit të dytë, personat kanë hapur derën por nuk kanë arritur të vjedhin vlera monetare. Pas rënies së sinjalit janë angazhuar shërbimet e policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 14.03.2017, në lagjen “Partizani”, parkuar pranë një institucioni, shtetasit E.F, banues në Vlorë, i kanë vjedhur mjeti tip “Lancia-Lybra”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasve V.N e O.L, vjeç 35 e 36, banues në fshatin Mesaplik e Tiranë, pasi shtetasi H.T, vjeç 34, banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se më datë 14.03.2017, në rrugën Transballkanike, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, në fshatin Nartë, kanë vjedhur banesën e shtetasit Dh.B, vjeç 52, ku kanë marrë një sasi lekësh, një televizor e pajisje kuzhine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, gjatë natës, në fshatin Llakatund, shtetasit A.M, vjeç 49, i është vjedhur një bagëti e trashë, si dhe i kanë helmuar dy qen. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, rreth orës 04:30, në Orikum, në oborrin e banesës, së shtetasit A.Ç, ka marrë flakë dhe është djegur tërësisht një mjet lundrues Gomone, me gjatësi 6 m, me motor 200 kf, pronë e shtetasit B.B. Nga hetimet e para hetimore dyshohet shkaqe aksidentale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të komunikatës datë 25.02.2017, që bën fjalë për vjedhjen e disa koshere bletë të shtetasit K.F, më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethi Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.D, vjeç 45, banues në Mirditë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.K, vjeç 50, banues në Lezhë, pasi shtetasi N.D, vjeç 61, ka bërë kallëzim se përpara një lokali në pronësi, i ka pushtuar 98 m ² tokë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 15.03.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin , u arrestua në flagrancë shtetasi M.S, 19 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se duke drejtuar mjetin Benz, është ndaluar tek një karburant në Kurbin dhe pasi e ka furnizuar me karburant, është larguar pa paguar.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “ Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 43, banues në Laç, pasi dyshohet se më datë 14.03.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses shtetases M.D, vjeç 49. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, shtetasit N.D, vjeç 58, banues në Laç , i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë 2 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.03.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Xh, vjeç 39, banues në Shkodër, me probleme mendore, pasi dyshohet se, në lagjen “Qemal Stafa”, ka dëmtuar me sende të forta xhamin e mjetit tip “Audi”, të shtetasit S.T, vjeç 29. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.P, vjeç 60, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes P.P, vjeç 58. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, gjatë natës, në fshatin Shakotë, është vjedhur kabina e energjisë elektrike të fshatit, ku kanë marrë bobinat e transformatorit që furnizon me energji elektrike fshatin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Gj, vjeç 39, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases N.Gj, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, vjeç 24, banues në fshatin Breg Lumit, pasi, në Bregu i Lumit, në afërsi të një shkolle, për motive të dobëta, ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri shtetasit S.K dhe F.H, vjeç 20 e 17. Me cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua 1 automatik, model 56, 3 gëzhoja dhe 1 krehër me 5 fishekë. Nenet 84 e 278/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 15.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 6, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e shtetasit A.G, vjeç 52, banues në Kukës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin E.H, vjeç 28, banues në fshatin Patin, pasi dyshohet se, në Patin, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe ka fyer shtetasin S.S, vjeç 61. Neni 90 dhe 119 i Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, rreth orës11:30, në qytet, ka rrënë zjarr në banesën e shtetasit Xh.S, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Franca A.B, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 25.02.2017, në afërsi të P.K.K, Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 15.03.2017, në S.P.K, Kakavije, te kufiri gjelbër, u kap shtetasja D.M,  vjeç 30, me kombësi Algjeriane, e cila po kalonte kufirin për në R.SH në mënyrë të paligjshme. Pas intervistimit  u procedua me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit R.B dhe D.A,  vjeç 52 e 27, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në liqenin e Shkodrës, u kapën duke peshkuar, pa leje. Neni 204 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.M, vjeç 17, banues në Kukës, kthyer deportiv nga Serbia, pasi dyshohet se më datë 28.02.2017, afër P.K.K Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 33 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 13 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë është arrestuar 4 persona për narkotikët dhe trafiqet e paligjshme.
9 persona për dhunë në familje dhe vjedhje.
Janë kapur 2 persona për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
4 persona në kërkim dhe 1 person për kanosje.
Janë sekuestruar rreth 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 3 krehëra dhe 135 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 57 persona.
Gjatë -24 Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni i koduar FOREST.
Janë sekuestruar 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë dhe një sasi fishekësh.
Është shpallur në kërkim 1 shtetas.
Nga ana e Forcave të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Finalizohet me sukses Operacioni "Last Night".
I vunë gjobë një shtetasi, janë vënë në pranga dy shtetas.
Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...