Konferenca Rajonale për Marrjen e Masave për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike.

Konferenca Rajonale për Marrjen e Masave për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike. (për video kliko mbi link).db 1

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Peshkopisë u zhvillua Konferenca Rajonale për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë konfrencë morën pjesë :

Prefekti i Qarkut Dibër

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe strukturat në vartësi të kësaj Drejtorie.

Kryetarët e Bashkive të Qarkut Dibër

Administratorët e Njësive Administrative, Kryetarët e fshatrave nga të tre rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat.

Gjithashtu në konferencë, morën pjesë, Përfaqësues të Institucioneve, Agjensive ligj-zbatuese, si dhe të Shkollave.

Nga Drejtoria e Policisë së Shtetit mori pjesë Drejtori i Drejtorisë për Krimet në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Skënder Kalemi.

Në fjalën e hapjes Prefekti i Qarkut Z.Halit Palamani falënderoi të gjithë të pranishmit dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë konferencë, ku të gjithë faktorët dhe aktorët duhet të marrin përgjegjësi ligjore e morale dhe së bashku të kontribuojnë në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke bërë të mundur që këtë vit në qarkun Dibër kultivimi i bimëve narkotike të shkojë drejt 0 (zero) bimë të kultivuara.

Më pas, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Edmond TARKAJ, në fjalën e tij bëri një ekspoze të punës parandaluese dhe goditëse gjatë vitit 2016, të bërë nga strukturat e Policisë Vendore Dibër, qoftë në drejtim të parandalimit dhe goditjes së kultivimit, ashtu edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Zoti Tarkaj në fjalën e tij u ndal edhe në detyrimin ligjor që kanë të zgjedhurit vendor, si dhe të gjitha institucionet e tjera që i ngarkon ligji me përgjegjësi, pasi :

Si për personin që kryen një vepër penale ashtu edhe për atë që është në dijeni të veprës penale dhe nuk e denoncon, apo ndihmon në kryerjen e veprës penale, ligji parashkikon sanksione ligjore në të gjitha rastet.

Gjithashtu zoti Tarkaj ka bërë prezent një sërë masash parandaluese, duke filluar nga firmosja e një deklarate nga çdo punonjës policie dhe çdo punonjës që paguhet nga buxheti i shtetit, të cilët do të deklarojnë se asnjë prej familjarëve apo rrethit familjar nuk do të kultivojnë bimë narkotike.

Çdo blektor apo fermer që do të marrë me qera apo në përdorim toka bujqësore, sipërfaqe kullosore dhe pyjore, do të jetë personi përgjegjës, që në territorin që ka në administrim në rast se do te evidentohet kultivim i bimëve narkotike apo zjarrvënie e qëllimshme, këta blektor apo fermer do të procedohen penalisht sipas ligjit, pavarësisht se janë apo jo autor të veprës penale.

Gjatë javëve të fundit në të gjithë territorin e qarkut janë zhvilluar 171 kontrolle nga ajëri e nga toka , nga këto :

89 magazina, ish rezerva shtetërore, bunker dhe tunele.
36 shtëpi të pabanuara, ku në njërën prej tyre u sekuestrua lëndë narkotike e prodhuar më parë.
Si dhe 46 sera, ku në të gjitha kontrollet deri tani nuk është konstatuar asnjë farishte apo fidanë në kubikë të kultivuar.

Kontrollet do vijojnë të përjavëshme në të gjithë territorin me grup kontrolli, të përbërë me punonjës policië , përfaqësues të pushtetit vendor, të pleqësisë së fshatrave dhe të policisë pyjore, ku në kontroll do të përfshihen sera, ish magazina shtetërore, bunkiere, tunele, ish depo grumbullimi, ish reparte ushtarake, tenele të braktisura e banesa të pa banuara, si dhe të gjitha zonat të cilësuara me rrisk nga ana jonë.

Gjithashtu me ndihmën e helikopterit të Policisë do të kontrollohen edhe zonat më të thella malore.

Do të bashkëpunohet ngushtë dhe do të vlerësohet çdo informacion nga agjensitë ligj-zbatuese, si dhe do të ruhet anonimatit i çdo qytetari që do të denoncojë kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë fjalës së tij Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka theksuar se krahas parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, janë dhe disa çështje të tjera që janë prioritare, ku duhet të kontribuojmë të gjithë që jemi në këtë sallë, si :

Dorëzimi vullnetar i armëve, parandalimi i prerjes së pa ligjshme të pyjeve si dhe parandalimi i zjarrvënies në pyje e kullota.
Gjatë konferencës fjalën e ka marrë dhe Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Drejtues i Parë Skënder Kalemi, i cili ka theksuar vendosmërinë e Policisë se Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë Shqiptare, për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike.

Zoti Kalemi theksoi se Policia e Shtetit nuk do të tolerojë askënd që do të tentojë të kultivojë bimë narkotike në të gjithë territorin e vendit.

Policia e Shtetit e ka nisur shumë herët punën për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike krahasuar me vitet e tjera, duke angazhuar dhe vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe burimet e saj, njerëzore dhe logjistike.

Me këto masa Policia e Shtetit synon që kultivimi i cannabisit, këtë vit të shkojë drejt 0 (zero) bimë të kultivuara në të gjithë vendin.

Gjatë konferencës e kanë marrë fjalën edhe disa prej kryetarëve të fshatrave, të cilët kanë përshëndetur këto masa të policisë dhe këtë frymë bashkëpunimi, duke shprehur gadishmërinë e tyre se do të jenë përkrah Policisë së Shtetit për të bërë të mundur parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

db 1

db 2

db 3

db 4

db 5

db 6

db 7

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...