Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 17 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, vjeç 45, banues në Fier, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka shitur, mjetin e dalë nga qarkullimi, tip “BMV”, shtetasit A.C, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.C, vjeç 47, pasi dyshohet se ka tentuar të mashtrojë nëpërmjet internetit për një sasi eurosh, shtetasen E.Sh, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 143/b e 22 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se, në rrugën ”Asim Vokshi”, shtetasi I.U, vjeç 36, banues në Tiranë, duke drejtuar me leje drejtimi ciklomotorin tip “Lifan”, ka përplasur një fëmijë, vjeç 5, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.B, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Hamdi Pepa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.P, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Sh, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.L, vjeç 44, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.I, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 10:45, te mbikalimi i Gërdecit, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, ka goditur mjetin tip “Daevoo”, me drejtues shtetasin I.R, vjeç 34, banues në Shkozet, për pasojë është aksidentuar pasagjeri shtetasi M.R, vjeç 68, banues në Shkozet, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për aksidentin rrugor në fshatin Baldushk, ku është aksidentuar një fëmijë, më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për drejtuesin e motorit tip “Papaq”, shtetasin Y.B, vjeç 45, banues në Peqin. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit R.K, vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17/1, në garazhin e banesës, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 232 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.H, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se nuk ka ndjekur procedurat standarde dhe afatet ligjore të përcaktuara, në lidhje me ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës, për një objekt në pronësi të shtetasit K.A, vjeç 66, banues në Durrës. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Ç, vjeç 53, banues në Sukth, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/3 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.H, vjeç 21, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 7, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault Megane”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin G.S, vjeç 35 e 28, banues në fshatin Fushë-Mamurras, Kurbin dhe në Manzë, Durrës, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras, shtetasi K.M duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën tip “Lifan”, pa targë, me drejtues shtetasin G.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin K.T, vjeç 27, banues në fshatin Luz, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, te kryqëzimi i rrugës në fshatin Shullaz, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin, ka aksidentuar një fëmijë vjeç 10, banuese në Fushë Krujë, e cila pas mjekimit është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagracë të shtetasit B.M, 39 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin në lagjen “Shënkoll” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet të parkuar.
Si pasojë janë aksidentuar këmbësorët shtetasit F.R, 53 vjeç dhe E.K, 28 vjeçe, të dy banues në Elbasan. Të dy shtetasit, u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Patos, pasi më datë 15.03.2017, shtetasit F.M e A.S, vjeç 33 e 53, banues në Ballsh, kallëzojnë se nga muaji Maj 2015-Qershor 2016 e Shtator 2015-Prill 2016, nuk janë paguar. Nenet 181 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.R, vjeç 31, banues në Vlorë. Neni 287 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.M, vjeç 55, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka punësuar punëtor të pasiguruar. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 16.03.2017, nga efektivët e Sektorit kundër krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.D 22 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit N.N 24 vjeç, banues në Lezhë i cili po lëvizte me mjetin e tij. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar. Në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vrasja me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/5 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit F.P e N.Sh, vjeç 34 e 55, banues në Rrilë e Shënkollë, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, janë përplasur duke drejtuar mjetin tip “Opel”, dhe një motomjet, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Ahmet Haxhia” te “Kryqëzimi Ndocajve”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin A.Gj, vjeç 79, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 16.03.2017, shtetasi M.Xh, vjeç 51, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 15.03.2017, është larguar nga banesa vajza shtetasja M.Xh, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Gj, vjeç 27, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2017, te nënkalimi i “Kodrës së Diellit”, e ka goditur me grusht dhe i ka thyer xhamin e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasit E.T, vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.I, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës shtetases M.I, vjeç 80. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.K e M.N, vjeç 41 e 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, kanë kanosur shtetasen E.K, vjeç 25, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.G, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te fusha e Aviacionit, ka thyer xhamin e mjetit tip “Jaguar”, të shtetasit E.M, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Z, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, në bulevardin “Zogu i Zi”, shtetasit J.R, vjeç 38, banues në Tiranë, i kanë vjedhur karrocën tip biçikletë, në pronësi të një firme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 16.03.2017, është dërguar nga familjarët i vdekur në urgjencën e QSUT, shtetasi B.L, vjeç 56, banues në Tiranë. U kryen veprimet dhe pritet akti i mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 16.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.T e R.Xh, vjeç 33 e 61, banues në Lushnjë e Fier, të dënuar më parë, pasi, në ambientet e një spitali i kanë vjedhur telefonin shtetases L.T, vjeç 42, banuese në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës shtetases S.Zh, më datë 16.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, P.M, vjeç 44, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh.M, vjeç 58, ku kanë marrë një sasi lekësh, bizhuteri e një kasafortë metalike bosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 16.03.2017, gjatë natës, në Paskuqan, kanë vjedhur një sasi lekësh e dokumenta në banesën e shtetases A.I, vjeç 34. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u ekzekutua vendimi penal për shtetasin A.K, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi në sigurime”. Neni 145 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.Ç, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Fushë Kërcik, Babrru, në një firmë ndërtimi ka vjedhur disa vegla pune. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Kasallë, ka thyer xhamin e mjetit tip “Nissan”, të shtetasit E.S, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.S, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.S, vjeç 44. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Ametaq, Prezë, ka bërë vetëgjyqësi, duke mos lejuar të kalojë në banesë, shtetasin K.D, vjeç 55. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.K, vjeç 41, banues në Kavajë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka ofenduar shtetasen P.K, vjeç 55. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin P.K, vjeç 64, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 5, ka kanosur me fjalë vëllain shtetasin M.K, vjeç 68. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin B.O, vjeç 30, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në Kavajë, ka kanosur me fjalë shtetasin S.K, vjeç 45. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.M, vjeç 34, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.M, vjeç 41, banues në Kavajë, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.M, vjeç 28, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 5, ka tentuar të vjedh në ambientet e një supermarketi. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 14, është vjedhur dyqani i shtetasit B.L, vjeç 22, banues në Durrës, ku kanë marrë disa telefona celularë e 1 laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit H.D e F.Gj, vjeç 17 e 17, banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, afër një shkolle, kanë goditur me grusht shtetasin J.M, vjeç 16, banues në Fushë-Krujë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 16.03.2017, rrugës për në spital nga IEVP-Zahari, ka vdekur i dënuari për veprën penale “Vrasja me dashje”, shtetasi S.M, vjeç 80, banues në Sarandë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vuante nga disa sëmundje për të cilat merrte mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B, vjeç 16, banues në fshatin Karpen, pasi shtetasja B.K, vjeç 37, ka bërë kallëzim, se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën shtetasen F.K, vjeç 14. Neni 100 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasen Z.D, vjeç 56, banuese në fshatin Rrajcë-Fushë, Përrenjas, pasi dyshohet se më datë 15.02.2017, në Rrajcë-Fushë, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta shtetasin N.D, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditjen me grusht të punonjësit të një drejtorie, më datë 16.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.I, vjeç 51, banues në fshatin Kusarth. Neni 237 i  Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit B.H, vjeç 23, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirimi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë e pa identifikueshme, ka dëmtuar lehtë një mjet si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 150 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, në fshatin Trojas në banesë, nga familjarët është gjetur i vetëvarur me litarë shtetasi S.U, vjeç 66. Nga veprimet e kryera rezulton se vuante prej vitesh nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Ç, vjeç 34, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në fshatin Katundi Ri, aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, i larguar nga vend ngjarja, ka goditur kamionçinën tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.D, vjeç 29, banues në fshatin Mliz dhe më pas ka dëmtuar me sende të forta xhamin e kamionçinës, duke plagosur lehtë drejtuesin e mjetit. Nenet 273, 150 e 89 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Labinot Fushë, kanë dëmtuar një tub plastik, që shërben për shkarkimin e ujërave të një firme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit L.M, E.Z e E.Z, vjeç 41, 58 e 25, banues në fshatin Katundi Ri e Bradashesh, pasi dyshohet se më datë 16.03.2017, në Katundi Ri, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht e shkelma shtetasin F.T, vjeç 30. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen  S.T, vjeç 59, banuese në fshatin Lunik, pasi dyshohet se më datë 15.03.2017, në Lunik, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin P.T, vjeç 34. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen M.Gj, vjeç 53, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 15.03.2017, në lagjen nr. 1, ka prishur tubat plastike që shërbejnë për shkarkimin e ujërave të banesës së shtetasit R.B, vjeç 26, banues në Librazhd. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, gjatë natës, në fshatin Gizavesh, është vjedhur banesa e shtetases F.K, vjeç 70, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.Sh, vjeç 33, banues në fshatin Barç, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 16, i ka vjedhur biçikletën shtetasit H.B, vjeç 40, banues në Korçë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 16.03.2017, në ambientet e IEVP Korçë, ndaj shtetasit M.A, vjeç 34, banues në Maliq, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka  dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Neni 324/a i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, në ambientet e IEVP Korçë, ndaj shtetasit A.F, vjeç 43, banues në fshatin Pirg, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka  dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Neni 324/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 16.03.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.Sh, vjeç 32, banues në fshatin Lin, pasi dyshohet se, në Lin, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht e sende të forta, shtetasin A.B, vjeç 23. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.E, vjeç 32, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se, në Vërdovë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, si dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit Ç.K, A.K e A.K, vjeç 45, 23 e 20, banues në fshatin Rrëmenj, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, kanë  kanosur dhe goditur me grusht e sende të forta, shtetasin K.M, vjeç 37. Nenet 90, 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.I, vjeç 28, banues në fshatin Mbjeshovë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait shtetasit B.I, vjeç 72. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, gjatë natës, në fshatin Dushnik, është vjedhur fabrika e shtetasit N.Xh, vjeç 35, ku kanë marrë 2 pompa zhytëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.B, vjeç 45, banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “10 Korriku”, ka vjedhur në ambientet e një lokali të shtetasit J.S, vjeç 35, banues në Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 16.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 35, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë në vendin e quajtur "Vija e Ngjalës". Pas ndjekjes dhe kapjes nga shërbimet e policisë, rezultoi se shtetasi A.K, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 15.03.2017, në fshatin Ferras në banesë, ka vdekur shtetasi Sh.R, vjeç 68. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit A.I, vjeç 19, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait e gjyshes shtetasve A.I e Q.I, vjeç 45 e 76. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 16.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen I.Z, vjeç 40, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti shtetasi A.Z, vjeç 51, banues në Lushnjë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.S, vjeç 18, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në lagjen “Skënder Libohova”, në ambientet e një shkolle, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin Xh.M vjeç 18, banues në Lushnjë, dhe ka prishur qetësinë publike. Nenet 89 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen S.D, vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi O.D, vjeç 27, për motive të dobëta, e ka nxjerrë nga banesa. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Do.B, vjeç 24, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se, në lokalin në pronësi në Golem, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan 2 makina elektronike. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Në vijim të komunikatës datë 15.03.2017, që bën fjalë për vjedhjen e mjetit  tip “Benz”, më datë 16.03.2017, mjeti u gjet i braktisur në lagjen “Hajro Çakërri”. Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  16.03.2017, rreth orës 17:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.H, vjeç 75, ku janë djegur disa sende në një dhomë. Nuk ka të lënduar. Nga veprimet e para mendohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit K.Gj e E.V, vjeç 21 e 34, banues në Finiq e Shijan, pasi dyshohet se rreth orës 18:54, në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, në dalje të fshatit Stjar, janë përplasur duke drejtuar me leje drejtimi mjetet tip “Volkswagen”, për pasojë janë aksidentuar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja shtetasja F.D, vjeç 24, banuese në Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë  16.03.2017, gjatë natës, në fshatin Aliko, Finiq, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit K.J, vjeç 61. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.M, vjeç 31, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, më datë 15.03.2017, në dyqanin e saj në lagjen “18 Shtatori”, me vetëgjyqësi i ka marrë një sasi lekësh, shtetases M.K, vjeç 39, banuese në  Gjirokastër.  Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen E.H, vjeç 32, banues në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi F.H, vjeç 44, ka bërë kallëzim se për vajzën e tyre, kanë rënë dakord të udhëtojë me të jashtë vendit, por nuk janë kthyer. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.M, vjeç 24, banues në Kallmet, pasi, shtetasja M.T, vjeç 18, ka bërë kallëzim se, te dyqani ushqimor, e ka ngacmuar duke e prekur me dorë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin Gj.N, vjeç 55, banues në Laç, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit, vjeç 15, i cili jeton me nënën, pasi janë në proces divorci. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen me dhunë në një dyqan në lagjen “Vojo Kushi”, më datë 16.03.2017, u ndalua shtetasi F.L, vjeç 34, banues në Shkodër. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin I.Ç, vjeç 56, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në ambientet e një poliklinike, ka kanosur shtetasen N.Rr, vjeç 31, banuese në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.Sh, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.A vjeç 22, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se, në lagjen “Gjeologu”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasen D.H, vjeç 17. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 16.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin F.P, vjeç 32, banues në fshatin Gjalish, pasi dyshohet se, më datë 15.03.2017, afër banesës, për motive pronësie, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin Y.Sh vjeç 49. Neni 89 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.S, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në PKK Port, është kapur me mjetin tip “Benz”, rezulton i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 16.03.2017, në S.P.K Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim P.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 02.03.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës shtetases S.Zh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 16.03.2017, iu referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.I, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në zonën e ndaluar brenda gjirit të Vlorës, me një mjet lundrues së bashku me shtetasit, peshkatarin H.K e motoristin E.S, u kap duke gjuajtur peshk. Neni 204 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 18 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 3 persona në kërkim.
8 persona për dhunë në familje, vjedhje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 61 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...