Policia e Durrësit, zbatim plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale 17 mars 2017

Policia e Durrësit, zbatim plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale. (per video kliko mbi link)50d35a66-6cf9-4c17-885c-06f749bf81b5

Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve nga të gjitha Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Intensifikohen kontrollet në terren dhe club-et e natës, tallava për persona me precedentë penalë, në kërkim apo për sende të kundraligjshme.

U kontrolluan 120 mjete.

U shoqëruan 25 shtetas për verifikim 16 prej tyre balerina.

U kontrolluan 7 tallava.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas, ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Sekuestrohet Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim një shtetas.


Efektivet  e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, kanë vijuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale,  kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e  sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

Janë kontrolluar  120 mjete.

Janë shoqëruar 25 shtetas për verifikim, 16 prej tyre balerina.

U kontrolluan 7 tallava.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor,  drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur  pa leje drejtimi dhe vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi shtetasit:

1.Z.H., 21 vjeç, banues në Durrës.

2. K.M.35 vjeç, banues në Kurbin.

Z.H., në orën 00:15, në lagjen Nr. 7, Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip "Renault Megane" pa leje drejtimi.


K.M., në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip Benz, pa leje drejtimi është përplasur me mjetin motorrçikletë tip “Lifan” pa targa me drejtues shtetasin G.S. 28 vjeç, banues në Manëz, Durrës.

Drejtuesi i motoçikletës ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në ngarkim të shtetasit K.M. u referuan materialet në Prokurori për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe për drejtuesin e motorçikletës, shtetasin G.S. filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
---------------
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

• V.M. 28 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.5 është kapur nga Punonjësit e Policisë duke tentuar të vjedhë në një supermarket.
------------------
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

• A.Ç. 53 vjeç,  banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale"Falsifikimi i dokumenteve" parashikuar në nenin 186/3 të Kodit Penal.
-----------------
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit:

• R.K. 27 vjeç, baues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan rreth 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku nuk do të   ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.

53b022fe-225f-47bf-9210-76b6b4259c3b

2360d91e-4864-4ba7-aee1-fb1996600a1e

a4c7a6db-cc33-4e50-a059-2cc96ad0400e

ada6a43b-2cc1-43af-8610-0f8a34afbb07

c6551b63-3bd4-4753-a562-ed4b16239055

eacc0e70-d6a6-4275-900c-f8cd9421e048

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...