Prezantimi i mjeteve dhe pajisjeve të dhuruara përmes programit EXBS nga Qeveria e SHBA-së për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit

Ceremonia e dhurimit të disa pajisjeve e mjeteve nga EXBS për Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.IMG 0125

Gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit u zhvillua ceremonia me rastin e dhurimit të disa pajisjeve dhe mjeteve në ndihmë të punës së Policisë Kufitare.

Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë në Kufi (EXBS) është një nga mbështetësit kryesorë të Policisë Kufitare dhe Migracionit në fushën e trajnimeve, në

dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve për kontrollin e kufirit në PKK dhe mbikëqyrjes së kufirit të gjelbër dhe blu.

Pajisjet e dhuruara i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit ku mund të përmendim komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për kontrollin e automjeteve,

detektorë rrezatimi portative, etj ndërsa për kontrollin e vijës së dytë fiberscope, endoscope, baster, etj.

Për sa i përket pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër një mbështetje e konsiderueshme i është dhënë (Grupeve të Lëvizshme Operacionale) si 8 automjete 4x4

me kalueshmëri te lartë, 37 kamera termale, 32 dylbi nate e dite, jelekë antiplumb, pranga, 42 GPS me hartë, , foto pajisje personale detektorë imazherik ''SMARTDEC

elektrike dore, vegla pune etj. Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim në Njësinë Speciale DELTA-Vlorë dhe në kufirin blu si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje

speciale.

Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë në Kufi (EXBS), në bazë të marrëveshjes për transferimin e pajisjeve, midis Departamentit te Shteteve te Bashkuara

të Amerikës, Byrosë për Sigurinë Ndërkombëtare dhe Zyrës për Bashkëpunimin në Kontrollin e Eksporteve, dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit Shqiptar, Drejtoria e

Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, i dhuron pajisjet e radhës në vlerën e 155,106.58 $

Pajisjet dhe mjetet janë:

· Pajisje për inspektimin e hapësirave të mbyllura, si depozitat e karburantit të automjeteve apo të tjera që nuk shikohen me sy të lirë. Përdoren për kontrollin e automjeteve në vijën e dytë .

· Pajisje për marrjen e transmetimin e pamjeve në zonat e caktuara ku instalohen, dhe që mundëson transmetimin e pamjeve në kohë reale në sallën e drejtimit, së bashku me aksesorët.

· Kamera sigurie me video kompresion, me kasë elektrike rezistente ndaj ujit.

· Motorrë për të gjitha terrenet, 4x4 së bashku me veshjet: xhup, doreza, këpucë me qafa dhe skafandë.

· Pajisje për diagnostikimin e defekteve/problemeve në motorrët e mjeteve lundruese, bashkë me aksesorët.

· Pajisje për kontrollin e rrymës elektrike, kryesisht të voltazhit.

Vlera e mjeteve dhe pajisjeve

Këto pajisje forcojnë kapacitetet e Policisë Kufitare dhe Migracionit:

· për të parandaluar dhe zbuluar aktivietet e ndryshme kriminale ndërkufitare kryesisht trafiqet e paligjshme dhe migracionin e paligjshëm.

· në identifikimin e trafikantëve apo të imigrantëve të parregullt nga smartdec-ët e instaluar në kufirin e gjelbër kryesisht me Greqinë, duke rritur aftësinë goditëse të Policisë Kufitare.

· munësojnë gadishmërinë dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, në përdorim nga Policia Kufitare, qoftë të atyre të transportit rrugor, por edhe të mjeteve të lundrimit.

· motorrat përbëjnë një risi në flotën e mjeteve të Policisë së Shtetit. Duke qënë mjete me kalueshmëri të lartë dhe me sistem 4x4, do të rrisin kapacitetet e Policisë Kufitare për mbikqyrjen e kufirit në terrene të vështira dhe me

risk të lartë për ushtrim të aktiviteteve kriminale ndërkufitare. 

Këto pajisje do të ndikojnë ndjeshëm për Kufirin dhe Migracionin në përmirësimin strategjik të sistemit të kontrollit kufitar, me qëllim shndërrimin e territorit të Shqipërisë si të papërshtatshëm për trafiqe të paligjshme (eksport/ ri-

eksport/transit, etj).

 

IMG 0133

IMG 0139

IMG 0142

IMG 0144

IMG 0146

IMG 0159

IMG 0161

IMG 0175

IMG 0213

IMG 0265

IMG 0310

IMG 0344

IMG 0390

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...