Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 18 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE.  1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin, E.P, vjeç 68, banues në Greqi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, për një apartament, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit P.M, vjeç 72, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.S, vjeç 50, banuese në Babrru, Drejtoresh e Financës në Bashkinë Kamëz pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, për muajin Shkurt, nuk u ka dhënë pensionin e invaliditetit, shtetasve L.C, P.P, L.Sh, A.K, Sh.K, Sh.P dhe Xh.Gj, vjeç 9, 31, 43, 63, 54 e 63, banues në Kamëz, Paskuqan e Babrru, me pretendimin se kishin detyrime të papaguara ndaj Bashkisë, ndërkohë që invalidët janë të përjashtuar nga këto taksa. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, shtetasi E.E, vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 09.03.2017, në Unazë të Re, në një supermarket, kanë blerë sende të ndryshme me një kartëmonedhë 50 euro e dyshuar e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia E.F, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë një kompleksi, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin R.Gj, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen V.A, vjeç 33, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Gjergj Fishta”, te pallati me shigjeta, duke qenë në mjetin e parkuar tip “Reno”, ka hapur derën e mjetit, për pasojë është përplasur biçiklistja shtetasja E.G, vjeç 35, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te ura “Vasil Shanto”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, shtetasi E.H, vjeç 32, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Sami Frashëri”, një mjet i ka dëmtuar mjetin tip “Benz” (të parkuar). Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Gj, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Janar 2015 deri në muajin Maj 2016, shtetasin Y.D, vjeç 52, banues në Ballsh. Nenet 181 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Nëntor 2015 deri në muajin Qershor 2016, shtetasin I.R, vjeç 47, banues në Ballsh. Nenet 181 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Tetor 2015 deri në muajin Qershor 2016, shtetasin R.Ç, vjeç 43, banues në Ballsh. Nenet 181 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Maj 2015 deri në muajin Qershor 2016, shtetasin R.B, vjeç 29, banues në Ballsh. Nenet 181e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Qershor 2015 deri në muajin Qershor 2016, shtetasin H.A, vjeç 27, banues në Ballsh. Nenet 181e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Qershor 2015 deri në muajin Qershor 2016, shtetasin A.M, vjeç 55, banues në Ballsh. Nenet 181e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Maj 2015 deri në muajin Prill 2016, shtetasin B.M, vjeç 47, banues në Ballsh. Nenet 181e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Shtator 2015 deri në muajin Prill 2016, shtetasin P.Y, vjeç 45, banues në Ballsh. Nenet 181e 180 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.S, vjeç 47, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk ka paguar nga muaji Korrik 2015 deri në muajin Mars 2016, shtetasin Xh.A, vjeç 38, banues në Ballsh. Nenet 181 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.K, vjeç 28, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në rrugën “Hasan Kushta”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot ” ka aksidentuar shtetasin V.N, vjeç 76, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.L, vjeç 56, banues në Vlorë, pasi, në rrugën Vlorë-Nartë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u arrestua shtetasi R.M, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi, në rrugën “Shaban Sinani”, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip “Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar shtetasi R.M dhe  pasagjeri shtetasi E.A, vjeç 33, banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.P, vjeç 43, banues në Dhrovjan, Delvinë,  pasi dyshohet se nuk ka deklaruar punëtorët, pagat dhe nuk u ka paguar sigurimet shoqërore për periudhën Janar–Mars 2016. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.B, vjeç 32, banues në fshatin Tale, pasi dyshohet se, në fshatin Tale, në lumin Mat, u kap duke nxjerrë materiale inerte i pa pajisur me leje për shfrytëzim të inerteve. Nenet 150 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.M, vjeç 37, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në vitin 2013, me anë të mashtrimit, duke falsifikuar dokumentet, u ka marrë një sasi lekësh, shtetasve P.K dhe Ç.L. Nenet 143/2 e 186/1  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.03.2017, rreth orës 08:50, në unazën perëndimore, Shkodër, te ish “Poçeria”, një mjet, ka goditur motoçiklistin shtetasin Sh.C, vjeç 78, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.K,  vjeç 69, banues në fshatin Boks, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në Boks, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Loncin”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për narkotikët
Më datë 17.03.2017, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, është arrestuar në flagrancë shtetasi D.Ç, 25 vjeç, banues në Kavajë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, për gjetjen e farërave narkotike, farishteve apo fidanëve në kubik, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur:
- 6 gota plastike ku kishte kultivuar bimë të dyshar narkotike.
Fidanët e dyshuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva, varionin nga 2 deri ne 4 centimetra, dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin N.B, vjeç 57, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në fshatin Gjashtë, ka përfituar padrejtësisht një sipërfaqe toke, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Neni 186 i Kodit Penal..


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.P, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.03.2017, rreth orës 18:00 para Kryeministrisë, ka organizuar një protestë pa leje. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.I, vjeç 79, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, K.I, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 17.03.2017, u ndalua shtetasi M.M, vjeç 23, banues në Tiranë,. Nga veprimet e kryera, dyshohet dhe autor i dy ngjarjeve të tjera. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.M, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj nënës shtetases F.M, vjeç 58, të cilës iu plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë e cila bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 18.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 130/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.H, vjeç 36, banues në Fier, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasen Th.P, vjeç 28, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, më datë 17.03.2017, u ndalua shtetasi S.M, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Herraj, i ka vjedhur disa koshere bletësh shtetasit A.L, vjeç 43. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R.M, vjeç 24, pasi dyshohet se babai, shtetasi A.M, vjeç 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.D, vjeç 25, banues në fshatin Çekrezë, pasi dyshohet se, në Kamzë, në rrugën ”Berisha“, ka goditur me grusht, shtetasin E.V, vjeç 28, banues në Bathore. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.D, vjeç 24, banuese në Kamzë, pasi dyshohet se më datë 10.03.2017, është larguar nga banesa duke braktisur fëmijën e saj. Punohet për gjetjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A.B dhe A.B (vëllezër), të cilët ndodhen në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar shtetasi L.C, 16 vjeç.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 27, banues në fshatin Kashar, pasi dyshohet se, në Qafë Kashar, te një servis ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grusht, shtetasin J.R, vjeç 34, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, gjatë natës, në Fushë Mëzes, është vjedhur banesa e shtetasit R.L, vjeç 30, ku kanë marrë disa veshje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.F, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi S.F, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.03.2017, rreth orës 01:55, në qendër, Kombinat, te lulishtja, është konstatuar që lokalit, në pronësi të shtetasit T.K, i është hapur qepeni dhe dera prej vetrate, ku kanë marrë në sirtar 90000 lekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.J, L.B, G.J e E.K, vjeç 29, 30, 25 e 33, banues në Cërrik dhe Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.03.2017, në lagjen Nr. 1, janë konfliktuar me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme për shtetasen M.T, vjeç 49, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti shtetasi R.T, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669 datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Sh, vjeç 16, banues në Durrës, pasi gjatë natës, në Kuçak, në bashkëpunim, ka tentuar të vjedh banesën e shtetases Gj.Rr, vjeç 74. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, shtetasi G.Gj, vjeç 26, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme në Shkozet, në një shkollë i kanë  vjedhur makinetat ushqimore të instaluara nga një kompani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.V, vjeç 32, banues në Durrës, pasi, në lagjen Nr. 4, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.M vjeç 33, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.D, vjeç 15, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, në fshatin Shkallnur, është vjedhur banesa e shtetasit  S.D, vjeç 61, ku kanë marrë një sasi lekësh, bizhuteri dhe mjetin tip “Ford Fiesta”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 17.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.M, vjeç 49, banues në fshatin Kurcaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Neni  284/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.S, vjeç 53, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  e ka  dënuar me 2 muaj e 8 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, në lagjen nr 1, janë hapur dyert e dy kabinave të centralit të një kompanie dhe janë vjedhur 8 bateri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 17.03.2017 gjatë natës, në lagjen “Shënkoll”, në afërsi të karburantit  të shtetasit J.N, vjeç 62, banues në Elbasan, ka rënë zjarr, ku është djegur 3 m kabull elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 17.03.2017, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është vjedhur banesa e shtetasit Q.D, vjeç 67, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit K.D dhe I.D, vjeç 29 e 24, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Haxhias”, për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë, shtetasit P.T dhe T.T, vjeç 30 e 32, banues në Elbasan. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin N.S, vjeç 39, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se më datë 15.03.2017, në Shushicë, shtetasit F.D, vjeç 48, i ka dëmtuar disa fidanë ullinj. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017,, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit A.B e P.M, vjeç 28 e 40, banues në Cërrik, pasi dyshohet se në Cërrik, në Pazhok, kanë dëmtuar me bagëti 2 dynym tokë të mbjellë me bimë medicinale e më pas kanë kërcënuar me fjalë pronarin shtetasin F.T, vjeç 51, banues në Belsh. Nenet 150 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.B, vjeç 23, banues në fshatin Bardhaj, Rrajcë, pasi dyshohet se në Bardhaj, për shkak të detyrës, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.B, vjeç 39, banues në Librazhd. Neni 238 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 27, banues në fshatin Kukër, , pasi dyshohet se në Kukër, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.N, vjeç 76, banuese në Korçë, pasi dyshohet se djali L.N, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të komunikatës datë 16.03.2017, që bën fjalë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më  datë 17.03.2017, u kap shtetasi në kërkim  Xh.E, vjeç 32, banues në fshatin Vërdovë. Nenet 291 dhe 242 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin F.H, vjeç 41, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes shtetases M.Ç, vjeç 27, banuese në Korçë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi J.B, vjeç 44, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases F.B, vjeç 37. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 17.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D, vjeç 32, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi E.D, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
.
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.G, vjeç 36, banues në Uznovë, pasi dyshohet se, në Uznovë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin G.Z, vjeç 35. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Y.L, vjeç 44, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 13.03.2017, në lagjen “Apolonia” ka prishur murin e dyqanit të përbashkët, me shtetasin L.L, vjeç 57, banues në Fier, për të cilin është në proces gjyqësor. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen Gj.F, vjeç 66, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish nusja e djalit, shtetasja V.Xh, vjeç 38, banuese në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.H, vjeç 24, banues në Patos, pasi dyshohet se, në lagjen “29 Marsi” ka kanosur për jetën shtetasin R.G, vjeç 35, banues në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.M, banues në Fier, pasi dyshohet se në afërsi të banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.S, vjeç 33, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 14.03.2017, në lagjen “1 Maj”, i ka vjedhur çantën shtetases E.Ç, vjeç 30, banuese në Fier, ku kishte 2 celularë, një bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për kapjen e shtetasit M.S. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin e mitur Xh.F, vjeç 14, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 16.03.2017, në banesë, ka kanosur me thikë, gjyshen, shtetasen Gj.F, vjeç 66. Nenet 279 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.L, vjeç 45,  banues në Mallakastër, pasi, në lagjen “1 Maj”, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, vjeç 7, e cila pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.T, vjeç 38, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në lagjen “Kongresi”, ka kanosur për jetën, shtetasin A.K, vjeç 51, banues në Lushnjë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin I.J, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, në mjetin tip “Fiat Punto”, ju gjetën dhe u sekuestruan 55 fishekë gjuetie të kalibrit 12 mm. Neni 280  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin D.S, vjeç 45,  banues Fier, pasi dyshohet se në fshatin Granicë, i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetasit T.S, vjeç 44. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen V.M, vjeç 46,  banuese në Ballsh, pasi dyshohet se në Ballsh i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetasit T.A, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen V.K, vjeç 56, banuese në Ballsh, pasi dyshohet se në Ballsh, ka goditur për shkak të detyrës shtetasen A.P, vjeç 39. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 16.03.2017, në fshatin Qeparo është vjedhur banesa e shtetasit P.A, vjeç 47, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.L, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases, Xh.M, vjeç 26. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, rreth orës 22:30, në lagjen ‘’10 Korriku’’, në oborrin e banesës së shtetasit L.Z, vjeç 60, është hedhur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, ka vetëm dëme të lehta materiale, jashtë banesës. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse dhe sqarimin e plotë ligjor të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.Zh, vjeç 75, banues në fshatin Kostar, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh të grumbulluara në arkën e një manastiri. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, shtetasi Sh.B, vjeç 78, banues në Kosovë, i akomoduar në një hotel në Sarandë,  kallëzon se më datën 16.03.2017, është larguar nga hoteli, shtetasi S.H, vjeç 79, banues në Kosovë dhe nuk dihet adresa se ku ndodhet. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin Gj.Q, vjeç 55, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.1, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, shtetasin V.Q, vjeç 52, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K, vjeç 49, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se nëna, shtetësia K.K, vjeç 73, në mënyrë të përsëritur ka shkuar në banesën e saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 17.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 22, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi E.M, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.  

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Z.J, vjeç 53, banues në fshatin Barbullojë, pasi dyshohet se, në Barbullojë, ka goditur me grusht shtetasin G.Gj, vjeç 32. Neni 90/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 54, banues në Laç, me, pasi, në lagjen nr.4, në banesë, i është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 16.03.2017, gjatë natës, në Shtrungaj, është vjedhur përcjellësi i linjës elektrike ku kanë marrë 150 ml. tel alumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, rreth orës 16:54, në fshatin në Arrëz, duke punuar në tokën e tij, është goditur nga një plumb qorr, shtetasi, D.P, vjeç 52, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u sekuestrua një predhë fisheku model 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Nenet 278 e 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, rreth orës 20:00, në fshatin në Rrasfik, duke shkuar për në banesë është goditur me gurë në kokë, shtetasi N.L, vjeç 59, banues në Rrasfik, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.M,  vjeç 40,  banues në fshatin Rec i Ri, Velipojë, pasi dyshohet se në Reç i Ri, për motive të dobëta ka  fyer dhe kanosur me fjalë shtetasin M.Sh,  vjeç 73. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.T, vjeç 18, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në një shkollë, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasen T.Ç, vjeç 48, banuese në Shkodër. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.L, vjeç 57, banues në fshatin Trush, pasi dyshohet se në Trush, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.P, vjeç 53, banues në fshatin Boriç, pasi dyshohet se, në Boriç, ka fyer e kanosur shtetasin P.M, vjeç 50, banues në fshatin Dedaj. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 17.03.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë,për shtetasin M.Ç, vjeç 58, banues në fshatin Llugaj, pasi dyshohet se ka përndjekur duke i krijuar gjendje ankthi, shtetasen Xh.V, vjeç 54. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 17.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.Ç, vjeç 29, banues në fshatin Topojan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 17.03.2017, gjatë natës, në Burrel është vjedhur me thyerje klasa e nje shoqate, qe sherbente për kurse profesionale, me administrator shtetasin Q.A, vjeç 52, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 17.03.2017, u ekstradua nga Greqia, shtetasi në kërkim ndërkombëtar R.M, vjeç 37, banues në Selenicë, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi në mënyrë të parregullt i automjeteve” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Nenet 283, 284, 273 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 43, banues në Gjilan, pasi, në P.K.K Rinas, u kap me dokumente udhëtimi të dyshuara të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 17.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 25, banues në Kosovë, pasi, në P.K.K, Port, u kap me dokumente udhëtimi të dyshuara të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Sekuestrohet 79 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë transportuesi i saj.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.S, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 17.03.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip kamion të markës “Scania” dhe rimorkio.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :79 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, kishte si destinacion Turqinë.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 17.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin E.S, vjeç 34,banues në Dibër e Madhe, Maqedoni, pasi dyshohet se në S.P.K.M, Bllatë, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...