Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 19 Mars 2017

DORËZIMII ARMËVE1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.03.2017, shtetësja J.K., vjeç 27, banuese në Tiranë, kallëzon se në vitin 2011, duke falsifikuar dokumentet, kanë marrë një numër me kontratë në emër të saj, e cila rezulton debitore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.P, vjeç 75, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit, kërkon të marrë pronën e shtetasit P.GJ. vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.V., vjeç 33 banues në Itali, administrator i një kompanie private, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, shtetasve F.K. dhe E.B. vjeç 25 e 27, banues në Tiranë, nuk u ka shlyer detyrimet e pagës dhe siguracionet. Nenet 143, 180 e 170/a  Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.SH vjeç 46 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L.Z., vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Tiranë
Zbardhet ngjarja në Bathore, 4 shtetas në pranga
Më datë 18.03.2017, Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, kanë dokumentuar ngjarjen e ndodhur në datë 17.03.2017, ku kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
R.C., 49 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25  dhe 89 të Kodit Penal)
L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76 dhe 89 të Kodit Penal)
A.B., 38 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 76-22-25 dhe 278/1 të Kodit Penal)
K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë. (Nenet 300 dhe 89 të Kodit Penal)
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:
Shtetasit K. P. dhe L. C., janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit A.B, A.B. (dajat e shtetasit K. P.) dhe R.C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin. Konflikt i cili më pas është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit A.B. (Bajrami) dhe A.B. (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe R.C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin A.B. i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi A.B..
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë
Nje armë gjahu e tipit çifte.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale "Vrasja me dashje", "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim", "Plagosja e lehtë me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga Nenet 76, 76-22-25, 89, 278-1 dhe 300  të Kodit Penal.

Tiranë  
Konstatohen me armë zjarri pa leje
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Njëri prej  tyre,  punonjës policie burgjesh
Më datë 18.03.2017, Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda daj Jetës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
G.M, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi.
M.M., 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë
Shtetasit e sipër përmendur janë konstatuar në aksin rrugorë Vorë -Rinas, në automjetin tip "Audi", ku nga kontrolli i ushtruar në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri  pistolet TT, me 7 fishekë
Një armë zjarri  pistolet Grand Power, me 15 fishekë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Zogu i Zi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Nipponia”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.U., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet rreth orës 05:40, në bulevardin “Zhan Dark”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip ”Opel” është përplasur me autobusin tip “Zonda” me drejtues P.H., vjeç 52, banues në Tiranë, ku është dëmtuar pasagjerja D.P, vjeç 44 banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K., vjeç 21 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Qytet Studenti, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, rreth orës 20:10, në rrugën “Xhanfize Keko”, një shtetas duke drejtuar një motor, ka aksidentuar shtetasin S.M. vjeç 51, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273  Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.M., vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” ka aksidentuar shtetasin A.S., vjeç 32 banues në Tiranë,i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273  Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.T, vjeç 17 banues në Tiranë, pasi dyshohet se u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.03.2017, në ambientet e I E V P Durrës, në sheshin e ajrimit u gjet një qese me një sasi lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.D., vjeç 61 banues në Gramsh, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në lagjen “Holta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen B.B, vjeç 78 banuese në Gramsh, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Policia ka realizuar Operacionin antidrogë të koduar "MEGA" .
Sekuestrohen 1 Ton e 283 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion të përbashkët nga toka dhe deti ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike në vendin e quajtur "Gjiri i Bristanit" Karaburun, në tentativë për t'u trafikuar me mjete të shpejta drejt Italisë.
Në bazë të këtij operacioni të përbashkët, Policia ka konstatuar në afërsi të bregut të detit, 47 çanta të mbushura me lëndë narkotike, të fshehura në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit.
Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.
Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.03.2017, u arrestua ne flagrancë shtetasi A.C., vjeç 26, banues në fshatin Babicë e Vogël, pasi në rrugën “Ismail Qemali, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.03.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi A.E. vjeç 44  banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Subash, tek “Kthesa e Picarit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Opel” për pasojë janë dëmtuar shtetasit S.T. e L.M, vjeç 57 e 26, banues në Memaliaj, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafiqet e pa ligjshme dhe narkotikët
Shkodër
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë  për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen 25 kg  lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për  trafikimit të lëndëve narkotike,  shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan,  kanë gotitur një tjetër  tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestuan  në flagrancë shtetasit:
A.K., 29 vjeç, banues në Bardhaj,Shkoder.
Z.P. ,56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër.
A.A, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.
Arrestimi i tyre  u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), autobuzit të linjës Shkodër – Pistoja Itali  me  drejtues  A.K. dhe shofer i dytë shtetasi Z.P. dhe në pronësi të shtetasit A.A ,  në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
25 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE.
Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim" i  parashikuar nga neni 283/a/2  e 22 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 18.03.2017, u arrestua në flagrancë i paraburgosuri, Sh.Z, vjeç 25, banues në Lushnjë, pasi në I E V P Rrogozhinë, gjatë kontrollit ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 18.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.H. vjeç 29 banues në Kukës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 25, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Më datë 18.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.SH. vjeç 22, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka përndjekur, shtetasen D.N, vjeç 22 banuese në Tiranë.Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, ish-bashkëshorten, M.V., vjeç 21 banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e G.D. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D. vjeç 30, banues në Krujë, pasi dyshohet se më datë 18.03.2017, ka goditur me grusht shtetasen J.V, vjeç 35, banuese në Tiranë, të cilën e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit për shoqërim. Nenet 121/a, 90 dhe 242  Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.R., vjeç 20 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në tarracën e një pallati u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia A.M. vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 18.03.2017, te “Zogu i Zi”, për shkak të detyrës, ka goditur dhe dëmtuar fizikisht, punonjësen e policisë, R.K. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H., vjeç 21 banues në Pogradec, pasi dyshohet se në rrugën ’’Albanopol’’, ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin RR.H., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se vajza, V.H vjeç 47, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.M., vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Zogu i Parë”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, në rrugën “Mine Peza”, te pallati nr. 89, në kabinën elektrike u gjet i vdekur shtetasi R.P, vjeç 37 banues në Tiranë, endacak. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes, është aksidental, pasi nga pakujdesia ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 18.03.2017, në rrugën “Jordan Misja”, tek pallati nr. 147, në banesën e shtetasit K.T., vjeç 55, ka rënë zjarr, ku janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë bombola e gazit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.S., vjeç 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se para 9 vitesh, ka abuzuar seksualisht me mbesën K.M, vjeç 15, banuese në Tiranë. Neni 100 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin A.GJ., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek një qendër tregtare, i ka vjedhur një sasi lekësh shtetases GJ.D., vjeç 39 banuese në Tiranë.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Allias, ka thyer xhamin e derës minieskavatorit, të një firme private, me drejtues shtetasin P.J., vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D. vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sitki Cico”, në banesën e shtetases L.T vjeç 33, dyshohet se ka vjedhur një byzylyk floriri. Punohet për kapjen e A.D. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.A. e D.A, vjeç 25 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qemal Stafa”, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për shoqërim. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.C. vjeç 18, pasi dyshohet se në Paskuqan, në objektin e një firme private, ka vjedhur 25 fije hekuri. Punohet për kapjen e J.C. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin B.T. vjeç 27 pasi dyshohet se vëllai A.T. vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 18.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H., vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve dhe bashkëshortes, A.H, vjeç 50, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.SH. vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Petraq Leka”, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit P.P. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.K vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës F.K. vjeç 58. Punohet për kapjen e O.K. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.K. vjeç 58, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali O.K, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Ç vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, E.H., vjeç 37 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 18.03.2017, në fshatin Prezë, në banesë ka vdekur shtetasi H.V. vjeç 58.Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 18.03.2017 shtetasi Z.H., vjeç 41, banues në Rrogozhinë, kallëzon se më datë 17.03.2017, i është larguar nga banesa vajza R.H., vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Xh, vjeç 14 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 28.02.2017, në lagjen Nr. 5, i ka vjedhur biçikletën shtetasit R.Z., vjeç 61, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, shtetasi I.F. vjeç 58 banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 13 e 14.03.2017, është kanosur nga shtetasi F.H. pasi nipi i tij, nuk i ka kthyer një sasi lekësh të marra borxh. Punohet për gjetjen dhe kapjen e autorit. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.I., vjeç 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 18.03.2017, në Shkozet, nga kontrolli në  mjetin tip “Volvo” ju gjetën e bllokuan pistoleta tip “TT” me 7 fishekë dhe një  targë e Kosovës. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K. vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 18.03.2017, në lagjen Nr.17/1, në banesën e shtetasit N.R., vjeç 48 ka vjedhur një sasi lekësh, tre unaza dhe një varëse floriri. Punohet për kapjen e A.K.Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit L.T, V.T e K.T., vjeç 23, 18 e 16, pasi dyshohet se në bashkëpunim  kanë goditur me grusht e kanosur me një çakmak (pistoletë), shtetasin S.G., vjeç 38. Nenet 84, 89 e 25  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.T., vjeç 29 pasi dyshohet se bashkëshorti G.T. vjeç 30 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.B., vjeç 39 banues në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 17.03.2017, në fshatin Bardhaj, ka hyrë për kontroll në magazinën e shtetasit E.B. vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 18.03.2017, në lagjen nr. 6, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit N.H., vjeç 66, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Informacion paraprak.
Më datë 18.03.2017 jemi njoftuar se në fshatin Braçanj tre shtetas të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, ku iu janë marrë edhe sendet personale.
Konkretisht shtetasit M.V, rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe shtetasi Z.A, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z.A) ka ndërruar jetë.
Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh, rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 18.03.2017, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, shtetasit E.Q, vjeç 40 banues në Berat, në mjetin tip “Volksvagen” i kanë vjedhur një sasi lekësh, disa dokumente dhe celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit A.N, P.A, dhe K.P, vjeç 56, 63 e 42 banues në Berat, pasi dyshohet se në Ura Vajgurore, në guroren e kompanisë, në bashkëpunim, kanë vjedhur inerte. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes  së menjëhershme për shtetasen V.XH, vjeç 39, banuese në Fier, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi G.F. vjeç 46, banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.K., vjeç 35 pasi dyshohet se shtetasi I.TH., vjeç 32 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “ Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.S. vjeç 38, banues në fshatin Zgjanë, pasi dyshohet se në fshatin Zgjanë, ka dëmtuar 45 fidanë ulliri, të shtetasit H.S. vjeç 77, banues në këtë fshat. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 18.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G.S. vjeç 75, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se djali, A.S. vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.A. vjeç 46 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 16.03.2017, në lagjen ’’1 Maj’’, ka goditur me grusht, shtetasin A.H.,  vjeç 27, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan në materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, për shtetasin P.Ç, vjeç 30 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ’’Rilindja”, ka goditur me grusht shtetasin F.R., vjeç 30, banues në Vlorë.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.S., vjeç 57 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë ndaj nënës G.S, vjeç 75. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.B. vjeç 33, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pranë banesë u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/1 i  Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.D. vjeç 23 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen’’10 Korriku’’, ka goditur me mjete të forta shtetasin H.K. vjeç 22 banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit S.K, H.D. dhe M.M, vjeç 16, 29 e 16 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në varrezat e qytetit kanë vjedhur vazot me lule. Neni 118 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin H.K vjeç 52, pasi dyshohet se  në oborrin e banesës të shtetases, A.K., vjeç 45 e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kushte depresioni është vetëplagosur me biçak, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u bllokua biçaku. Nenet 321/2, 99 e 22  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 18.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.D. vjeç 23 banues në fshatin Gjashtë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga një hotel të shtetasit kosovar, S.H., më datë 18.03.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit P.A, A.K, R.H, B.H, dhe M.S, vjeç 21, 24, 40, 38, 24,  banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, në qytet, tek një lokal kanë goditur me mjete të forta, shtetasit J.Ç, A.P, E.P e E.P vjeç 33, 23, 41 e 38 banues në fshatin Vrinë.Punohet për kapjen e autorëve. Nenet 89, 25 e 150  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen M.Z., vjeç 56 pasi dyshohet se ka kanosur e fyer, shtetasen E.Ç, vjeç 38. Nenet  84 e 119   Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 18.03.2017, gjatë natës, në fshatin Balldre, pranë banesës, shtetasit T.R., vjeç 44 i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, në lagjen “Besëlidhja”, në banesën e shtetasit T.M. vjeç 39, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një cigare e ndezur e hedhur në kosh. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 18.03.2017, shtetases M.T., vjeç 51, në mjetin tip “Opel” i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetaset K.Ç e D.Ç, vjeç 49 e 66, banuese në Laç, pasi dyshohet se në qytet, kanë fyer e goditur me grusht shtetasen M.N, vjeç 23. Nenet 119 e 90  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.RR., vjeç 45, banues në fshatin Velipojë, pasi dyshohet se më datë 12.03.2017, në Velipojë ka vjedhur një Roletë familjare, të cilën e kishte në ruajtje, të shtetasit M.M, vjeç 53 banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, në fshatin Dobraç, në banesën e shtetases S.I., vjeç 61  ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e luhatjeve të energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.B. vjeç 58, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në këtë fshat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, në fshatin Shirgj, në banesë, shtetasi A.V., vjeç 80, aksidentalisht ka rënë nga shkallët, për pasojë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si ngjarje aksidentale.

Në vijim të komunikatës datë 17.03.2017, që bënë fjalë për përplasjen e mjetit “Ford” me motorin “Lonçin”, më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin SH.M., vjeç 35 banues në Krujë. Nenet 290 e 273  Kodit Penal.

Më datë 18.03.20176, në fshatin Grud e Re, në banesë, shtetasi T.A. vjeç 48 duke prere një dërrasë me sqepar, aksidentalisht ka prerë gjurin, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 18.03.20176, në  lagjen “Manush Alimnai”, shtetësia R.Q. vjeç 49, duke  ngjitur shkallët e pallatit, aksidentalisht ka rënë nga lartësia, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.V vjeç 31, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.A., vjeç 28 banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.K. vjeç 28 banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.P, vjeç 75, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.


Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.Q., vjeç 67 banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin J.A. vjeç 45, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, në lagjen “Ahmet Haxhia”, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit G.RR, vjeç 39, emigrant. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.N, vjeç 48, banues në fshatin Pjetroshan, pasi dyshohet se në këtë fshat, për dëmtimin e bimëve medicinale, i ka marrë 1 dele shtetasit R.N, vjeç 42. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 19.03.2017 u arrestuan në flagrancë shtetasit L.H, A.M, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin M.GJ, vjeç 22, 21 e 20, banues në fshatin Breg-Lumë, Mehole e Kukës, pasi dyshohet se më datë 17.03.2017, në lagjen nr. 1, në bashkëpunim, kanë vjedhur gomat e mjetit tip “Benz”, të shtetasit T.K vjeç 33, banues në Kukës. Me cilësinë e provës materiale në mjetin tip “Benz” te M.GJ u sekuestruan 3 goma. Punohet për kapjen e M.GJ. Nenet 134 e 25  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 18.03.2017, në  Margegaj, shtetasi A.M, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga S.Ç, vjec 45 e 40, banues në Tropojë e Dibër, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 18.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.B vjeç 58 , banues në fshatin Gurrë e Vogël, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, e ka dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 18.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.B dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K., vjeç 29 e 22,  pasi dyshohet se në P K K Rinas, u kapën me dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe gjatë shoqërimit nuk ju bindën urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Nenet 189, 242 e 25  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.D. vjeç 24 banues në Shupenzë, Dibër, pasi dyshohet se në Gusht 2016, në P K K Port, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, në P K K Port, u kap shtetasi  në kërkim M.B., vjeç 58, banues në fshatin Gurrë e Vogël, Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, e ka dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.R. vjeç 33banues në fshatin Karkavec, Librazhd, pasi dyshohet se në P K K Qafë Thanë, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasit S.GJ, S.G e A.L, vjeç 60, 29 e 42, banues në Librazhd, pasi dyshohet se në S P K M Qafë Thanë, në bashkëpunim, kanë vënë në përdorim një dokument të falsifikuar. Punohet për kapjen e A.L.Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 18.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.D., vjeç 22 banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 17.03.2017, mbi Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.


Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Bllatë.
Policia Kufitare arreston një shtetas maqedonas, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.
Më datë 19.03.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi  të shtetasit Maqedonas dhe konkretisht:
-B.I. 56 vjeç, banues në Vejlie-Tetovë.
B.I u kap në dalje të SPKM Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’,  nga Interpol Viena.
Gjykata Lokale e Ahrensburg ka lëshuar ndaj tij, Urdhërin e Arrestit Nr. 50 Gs 16/16, datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me thyerje”,  parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman.
Maksimumi i dënimit 10 vjet burg.
Gjithashtu Zyra e Prokurit  të Gaz ka lëshuar ndaj tij Urdhërin e Arrestit Europian Nr.10 St 140/15h, datë 08.06.2015, për veprën penale “Trafik i paligjshëm droge”, parashikuar nga neni 28a i Ligjit Austriak për drogën.
Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...