Tiranë, Konstatohen me armë zjarri pa leje, Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Tiranë, Konstatohen me armë zjarri pa leje, Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. arme

Njëri prej tyre, punonjës policie burgjesh

Më datë 18.03.2017, Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda daj Jetës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- G. M., 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi.

- M. M., 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë

Shtetasit e sipër përmendur janë konstatuar në aksin rrugorë Vorë -Rinas, në automjetin tip "Audi", ku nga kontrolli i ushtruar në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri pistolet TT, me 7 fishekë

- Një armë zjarri pistolet Grand Power, me 15 fishekë

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...