MURIQAN, SHKODËR, Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

MURIQAN, SHKODËR, Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për "Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” 19shkoder

Sekuestrohen 25 KG lëndë e dyshuar si narkotike "Cannabis Sattiva".

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, kanë gotitur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

* Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj,Shkoder.
*Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër. 
*Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), autobuzit të linjës Shkodër – Pistoja Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë shtetasi Zef Perndoj dhe në pronësi të shtetasit Agostin Arra , në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

25 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim" i parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

 

19shkoder2

19shkoder3

19shkoder.jpg4

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...