KAPSHTICË, Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike"17 mars 2017

KAPSHTICË, Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike" 17kapshtice

Sekuestrohet 79 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë transportuesi i saj.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.D, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 17.03.2017, ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip kamion të markës “Scania” 

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

79 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, kishte si destinacion Turqinë.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

17kapshtice.jpg1

17kapshtice.jpg2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...