Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 20 Mars 2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehëra, 101 granata, 68 ndezesa, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi, konkretisht:

Qarku Dibër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 15 armë zjarri, 5887 fishekë, 12 krehëra, 38 granata, 28 ndezësa, pjesë armatimi dhe kaseta mitralozi.

Qarku Tiranë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në Komisariatet e Policië Tiranë janë dorëzuar nga banorët 14 armë zjarri, 2300 fishekë dhe 10 granata.

Qarku Kukës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit, janë dorëzuar 11 armë, 1000 fishekë, 11 krehëra.

Qarku Korçë:
Vijon masivisht dorizimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar : 8 armë zjarri, 9388 fishekë, 27 granata, 20 ndezësa, 5 kallëpë dinamiti, 2 kaseta mitrolozi dhe 1 kuti me lëndë tymuese.

Qarku Durrës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë zjarri, 7 krehëra dhe 450 fishekë.

Qarku Berat:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun Berat janë dorëzuar 6 armë zjarri dhe 26300 fishekë.

Qarku Fier:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëve të fundit janë dorëzuar 6 armë zjarri, 350 fishekë, 1 granatë dhe 8 krehëra.

Qarku Gjirokastër:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë

Qarku Elbasan:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 3070 fishekë dhe 13 krehëra.

Qarku Shkodër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 4 armë zjarri dhe 200 fishekë.

Qarku Lezhë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri, 25 granata, 20 ndezësa , 2400 fishekë dhe 1 krehër.

Qarku Vlorë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri si dhe 230 fishekë.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake.

Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, iu gjet e sekuestrua 251.5 gr boçe të thata lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 19.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.Gj, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”. Nenet 76, 22 e 278/4 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dervish Hima”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Jaguar”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ferit Xhajko”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 30, banues në Kavajë, i dënuar më parë, pasi, në rrugën e “Durrësit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q, vjeç 32, banues në Babrru, pasi, në rrugën “Sami Frashëri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Gj, vjeç 51, banues në Elbasan, pasi, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur e pa leje drejtimi mjetin tip “Alfa Romeo”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet se, te kryqëzimi i Laknasit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Z, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.G, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L.B, vjeç 18, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Ç, vjeç 24, banues në Gramsh, pasi dyshohet se, në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Ibës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka dalë jashtë rruge dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasit A.Sh, E.M dhe Sh.K, vjeç 22, 20 e 20, banues në Gramsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 19.03.2017, rreth orës 07:30, në ambientet e IEVP Durrës, në brezin e butë, është hedhur një qese me 34 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.E, vjeç 20, banues në fshatin Jagodinë, pasi dyshohet se, në lagjen “Shënkoll”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Skuter“, që drejtohej nga shtetasi Xh.D, vjeç 72, banues në Elbasan, për pasojë është aksidentuar ky i fundit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në fshatin Braçanj, më datë 18.03.2016 ku pas një konflikti me sende të forta gjeti vdekjen një person dhe u plagos një tjetër.
Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes, si edhe njëri prej të dëmtuarve, për veprën penale: "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore".
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, falë punës të mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta bënë të mundur arrestimin e shtetasit:
D.M, 25 vjeç, banues në fshatin Braçanj-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.03.2017, në afërsi të fshatit Braçanj, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasit:
• Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë Pogradec,
• D.T, 39 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq dhe shtetasin
• M.B, 42 vjeç, banues në Nizhavec Pogradec.
Si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Korçës, shtetasi Z.A, si edhe mori mjekimin e nevojshëm shtetasi M.B.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, u bë arrestimi edhe i këtij të fundit shtetasit M.B, pasi dyshohet të ketë deklaruar të dhëna të rreme përpara organeve policore, për mënyrën e ndodhjes së ngjarjes.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Vrasja me paramendim" dhe "Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim" si edhe "Deklaratat e rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore" parashikuar nga nenet 78, 88, 25 e 305/b të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.03.2017,  u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.M, vjeç 27, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se rreth orës 15:45, në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar shtetasen L.Ç, vjeç 51, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen B.N, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Fier-Levan, te “Liqeni”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjerja shtetasja A.N, 82 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Sh.H, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:07, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, pranë një karburanti, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M.H, vjeç 58, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.R dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin D.K, vjeç 59, banues në fshatin Morinë e Kosovë, pasi dyshohet se, në fshatin Morinë, në rrugën e Kombit, shtetasi D.K, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur traktorin bujqësor me goma, pa targë, me drejtues shtetasin B.R, i cili ishte në gjendje të dehur, për pasojë është dëmtuar ky i fundit dhe pasagjerja shtetasja B.K, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.Z dhe R.P, vjeç 17 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sali Butka”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në pronësi të shtetasit R.P, në tavolinën e shtetasit F.Z, u gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 285/a e 283/1 të Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.L, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë e punohet për kapjen e shtetasve B.Sh e A.H, vjeç 17, 17 e 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Abedin Rexha”, në bashkëpunim, kanë vjedhur, në kioskën e shtetasit A.R, vjeç 29, si dhe për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Nga veprimet e kryera dyshohet, se janë dhe autor të vjedhjes së një laboratori mjekësor. Nenet 134/2 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.A, vjeç 70, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur te një qendër tregtare. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset E.Y e L.Y, vjeç 54 e 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, kanë goditur me grushte njëra tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Myslym Keta”, një firmë ndërtimi, në administrim të tij, duke kryer punime, për ndërtimin e një pallati, ka dëmtuar një mur rrethues, të shtetasit D.P, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, rreth orës 05:30, në rrugën “Ali Zherka”, në Institut, pranë banesës, në rrugë, u gjet i vdekur shtetasi K.B, vjeç 58. Nga veprimet hetimore rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale, të ngecjes së ushqimit në fyt. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.P, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur banesën e shtetases M.L, vjeç 42, ku i ka marrë portofolin me një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u konstatua se ka kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 49, banues në Dajç, pasi dyshohet se, në Kamzë, ka goditur me grushte shtetasin Xh.H, vjeç 70, banues në Valias. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.P, më datë 19.03.2017, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.R, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Thoma Koxhaj”, gjatë kontrollit në mjetin tip “Golf”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit V.Xh, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.B, vjeç 51, ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy çelësat e mjetit tip “Ford”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.G, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Tanush Frashëri”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, në rrugën “Marie Kraja”, është vjedhur banesa e shtetases Xh.M, vjeç 68, ku kanë marrë disa dokumente, 1 televizor, 1 lap-top dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G, vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe është afruar te banesa e bashkëshortes shtetases B.G, vjeç 29. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.A, vjeç 61, banues në fshatin Bërxull, pasi dyshohet se, në fshatin Bërxull, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin L.B, vjeç 42, banues në Shkozë, dhe me vetëgjyqësi, e ka penguar të punojë tokën, me pretendimin se është e tij. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 19.03.2017, shtetasja Xh.R, vjeç 63, banuese në Kavajë, ka bërë kallëzim se, më datë 18.03.2017, i është larguar nga banesa djali shtetasi N.R, vjeç 31. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Më datë 19.03.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, shtetasit L.V, vjeç 54, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.T, vjeç 21, banues në Kavajë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen R.D, vjeç 31. Nenet 102 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.K, vjeç 28, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 5, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E.K, vjeç 29, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.L, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në rrugën e “Tiransve”, iu gjet e sekuestrua 6.7 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 19.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes  së menjëhershme për shtetasen P.P, vjeç 47, pasi dyshohet se bashkëshorti i saj shtetasi K.P, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Pjezë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Volkswagen”, iu gjetën dhe sekuestruan 3.5 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 31, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 12, i ka vjedhur biçikletën shtetasit E.H, vjeç 22, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases P.P, vjeç 47. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.A vjeç 53, banues në Arapaj, pasi dyshohet se, në Arapaj, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.F, vjeç 23, banues në Borizanë, pasi, në fshatin Thumanë, në kasolle, i ka vjedhur dy bagëti të trasha shtetasit A.F, vjeç 46. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.B, vjeç 31, banues në fshatin Përrenjas, pasi dyshohet se, në fshatin Urakë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht kunatin shtetasin B.K, vjeç 29, banues në Përrenjas. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.K, vjeç 35, banues në fshatin Skroskë, pasi dyshohet se, në Përrenjas, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.O, vjeç 26, banues në fshatin Skroskë, pasi dyshohet se, në Përrenjas, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin V.Ç, vjeç 44, banues në Skroskë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen M.K, vjeç 27, pasi dyshohet se bashkëjetuesi shtetasi B.K, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ” Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.P, vjeç 23, banues në fshatin Semës, pasi në Librazhd, shtetasit S.U, vjeç 33, banues në Tiranë, dyshohet ti ketë vjedhur një aparat celular. Aparati celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, vjeç 22, banues në Berat, pasi, në fshatin Polovinë, ka shkuar në banesën e gjyshit shtetasit T.G, vjeç 78, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 19.03.2017, gjatë natës, në fshatin Fier-Seman, pranë banesës, shtetasit Gj.M, vjeç 48, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.S, vjeç 21, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në fshatin Kotë, për motive të dobëta, me disa persona të tjerë kanë kanosur me armë duke qëlluar në ajër shtetasin E.D, vjeç 33, banues në Kotë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e pasojave të një konflikti me armë zjarri.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas të cilët kanë kanosur njëri-tjetrin, për motive pronësie.
Arrestohen shtetasit:
1- K.D, 22 vjeç, banues në Vlorë.
2- G.D, 40 vjeç, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasit K.D, për arsye se mbrëmjen e kaluar, rreth orës 20:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" pas një konflikti për motive pronësie, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri Pistoletë tip "Lunger", shtetasin A.D., 52 vjeç (duke qëlluar vetëm një herë në ajër).
Gjithashtu, Policia ka bërë arrestimin e shtetasit G.D, pasi gjatë konfliktit të mësipërm, dyshohet se i ka marrë nga dora shtetasit K.D armën e zjarrit (pistoletën e mësipërme) duke kanosur kështu shtetasin J.D., 27 vjeç, banues në Vlorë, për të njëjtat motive (pronësie).
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- një armë zjarri Pistoletë tip "Lunger",
- një krehër me 5 fishekë të kalibrit 9 mm. Nenet 84, 274. 130/a, e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje në banesën e shtetasit Th.P, më datë 19.03.2017, u ndalua shtetasi K.H, vjeç 29, banues në Kalivaç, Tepelenë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin G.S, vjeç 31, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se, në stadiumin e qytetit, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik në detyrë. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin F.L, vjeç 24, banues në Përmet, pasi dyshohet se, në lagjen e “Re”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 19.03.2017, gjatë natës, në Fang, persona të paidentifikuar, me një ekskavator, te pika e grumbullimit të inerteve kanë tentuar të ngarkonin një trajner me inerte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, gjatë natës, në fshatin Simon, është vjedhur përcjelli i linjës elektrike në banesës e shtetases R.P, vjeç 80, ku kanë marrë 25 m kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 19.03.2017, në lagjen “Partizani”, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Gj.Sh, vjeç 52. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 e 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen në bashkëpunim e gomave të mjetit të shtetasit T.K, më datë 19.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.Gj, vjeç 19, banues në Kukës. Neni 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin L.K, vjeç 44, banues në fshatin Fshat, pasi dyshohet se, te “Stalla e fshatit”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen Sh.M, vjeç 42. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 19.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.R, vjeç 69, banues në fshatin Radovesh, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit shtetasit D.R, vjeç 27. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 19.03.2017, rreth orës 07.00, në fshatin Dushaj, shtetasi B.Sh, vjeç 49, duke drejtuar traktorin me goma, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 19.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për vlerësim, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Burrel-Klos, te “Shkëmbi i kuq”, shtetasi E.K, vjeç 22, banues në fshatin Mallunxe, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet për mjekim në spital.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 19.03.2017, në P.K.K Rinas në hyrje, u kap shtetasja në kërkim M.P, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi më datë 21.02.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 19.03.2017, në P.K.K Morinë, u kap shtetasi në kërkim L.M, vjeç 32,  banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.   

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 65 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 12 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.
17 persona në flagrancë për vjedhje, OSHEE, dhunë në familje, deklaratë e rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore dhe veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
7 persona për krime ndaj jetës dhe 3 persona për armëmbajtje pa leje.
5 persona për kanosje, përndjekje dhe goditje për shkak të detyrës.
Janë kapur 12 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 1 ton e 388 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 8 armë zjarri, 2 krehëra dhe 97 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 112 persona.
Gjatë 48-orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht :
Në të gjithë vendin ka vijuar operacioni "Blici Rrugor", i shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë angazhuar rreth 665 punonjës Policie në total.
Janë ngritur dhe funksionuan 125 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, janë prioritet i punës së Policisë Rugore dhe asaj të Rendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.


Policia ka realizuar Operacionin antidrogë të koduar "MEGA" .
Janë sekuestruar 1 Ton e 283 Kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, në Gjirin e Bristanit, Karaburun.
Nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza.
Operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit.
Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në ketë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...