Policia e Shtetit: Vijon masivisisht dorëzimi vullnetar i armëve 20.03.2017

Policia e Shtetit ,Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. (per video kliko mbi link)20cover

Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 86 armë zjarri, 69.245 fishekë, 52 krehëra, 101 granata, 68 ndezesa, 5 kallëpe dinamiti, 1 kuti lëndë tymuese si dhe 2 kaseta mitralozi, konkretisht:

Qarku Dibër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe i municioneve luftarake. Gjatë kësaj jave janë dorëzuar nga banorët: 15 armë zjarri, 5887 fishekë, 12 krehëra, 38 granata, 28 ndezësa, pjesë armatimi dhe kaseta mitralozi.

Qarku Tiranë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në Komisariatet e Policië Tiranë janë dorëzuar nga banorët 14 armë zjarri, 2300 fishekë dhe 10 granata.

Qarku Kukës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit, janë dorëzuar 11 armë, 1000 fishekë, 11 krehëra.

Qarku Korçë:
Vijon masivisht dorizimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar : 8 armë zjarri, 9388 fishekë, 27 granata, 20 ndezësa, 5 kallëpë dinamiti, 2 kaseta mitrolozi dhe 1 kuti me lëndë tymuese.

Qarku Durrës:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 7 armë zjarri, 7 krehëra dhe 450 fishekë.

Qarku Berat:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë ditëve të fundit në qarkun Berat janë dorëzuar 6 armë zjarri dhe 26300 fishekë.

Qarku Fier:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjate ditëve të fundit janë dorëzuar 6 armë zjarri, 350 fishekë, 1 granatë dhe 8 krehëra.

Qarku Gjirokastër:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 17 670 fishekë

Qarku Elbasan:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit në qarkun e Elbasanit janë dorëzuar 4 armë zjarri, 3070 fishekë dhe 13 krehëra.

Qarku Shkodër:
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit dorëzohen nga banorët 4 armë zjarri dhe 200 fishekë.

Qarku Lezhë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri, 25 granata, 20 ndezësa , 2400 fishekë dhe 1 krehër.

Qarku Vlorë:
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar 3 armë zjarri si dhe 230 fishekë.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake.

Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit.

20armet

20armet1

20armet2

20armet3

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...