Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 1 prill 2017

DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.                                         
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

 DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.03.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Q.L, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të rrugës "Don Bosko", ku në bagazhin e automjetit tip "Renault", janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
20 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 477 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.K, F.G, A.I, G.H dhe K.M. Nenet 248 e 186/2 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.H, A.H, J.H dhe G.H, vjeç 59, 57, 18 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për t’u pajisur me pasaportë, kanë aplikuar me gjeneralitete të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, shtetasi D.H, vjeç 37, banues në Vorë, kallëzon se, në një kompani nëpërmjet falsifikimit të emrit dhe firmës, i është lidhur një kontratë abonimi, për disa numra me kontratë, duke e bërë debitor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në një kompani në administrim, ka punësuar disa operatorë pa kontrata pune, pa siguracione dhe për një periudhë dy mujore, nuk u ka paguar rrogat, duke i mashtruar. Nenet 170/a, 180 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka aplikuar për dokument identifikimi, me fotografi të ndryshuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 76, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumentave, i ka marrë pronën, shtetasit Xh.M, vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej 2 muajsh, nuk i ka paguar sigurimet shoqërore dhe rrogën shtetases D.D, vjeç 25, banuese në Tiranë. Nenet 143, 170/a e 180 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej 2 muajsh nuk i ka paguar sigurimet shoqërore dhe rrogën shtetases E.S, vjeç 22, banuese në Tiranë. Nenet 143, 170/a e 180 të Kodit Penal.
 
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.R e K.G, vjeç 38 e 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i kanë marrë një sasi eurosh, shtetasit A.H, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.B, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit A.Xh, vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.M, vjeç 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë  një sasi lekësh, shtetasit A.Gj, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, shtetasi R.K, vjeç 52, kallëzon se me anë të falsifikimit të dokumentave, i kanë vjedhur identitetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë  një sasi lekësh, shtetases Xh.P, vjeç 60, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2010, me anë të mashtrimit, i ka marrë lekët për dy apartamente, shtetases S.T, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilat nuk ja ka dhënë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, me anë të mashtrimit, për shitjen e një apartamenti, i ka marrë një sasi eurosh, dorazi duke shmangur veprimet bankare, shtetases V.K, vjeç 32, banuese në Tiranë, të cilën i’a ka shitur personave të tjerë. Nenet 180, 143 e 186 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasit O.V, B.R dhe L.K, vjeç 32, 35 e 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se,  tek “Brryli”, shtetasi O.V, duke dejtuar motorin tip “Piaggio”, është përplasur me mjetet tip “Alfa Romeo” e “BMW” të drejtuar nga shtetasit B.R e L.K, për pasojë është dëmtuar shtetasi O.V, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.
 
Më datë 31.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi, tek rrethrrotullimi i Mulletit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasen F.S, 47 vjeçe. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, , u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Kastriotët”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.H, vjeç 32, banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, i ka shitur një traktor me dokumente të falsifikuara, shtetasit A.Sh, vjeç 39, banues në Devoll. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më date 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.H, vjeç 29, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në rrugën Vlorë -Drashovicë, tek një karburant, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “BMV”, i parkuar, i cili nga spostimi, ka dëmtuar shtetasit D.E e T.M, vjeç 87 e 31, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.Z, vjeç 22, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017, në fshatin Dhërmi, u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D, vjeç 44, banues në Kuçovë, pasi më datë 31.03.2017, në P.K.K Kakavije, nga kontrolli në bagazhin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin V.D, vjeç 55, banues në Kuçovë, u gjet e bllokua një pistoletë tip “Stilolaps”. Nga deklarimi i shtetasit V.D, rezultoi se pistoleta i përkiste shtetasit S.D. Neni 278/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “ STOP"  
Sekuestrohen 50  kg lëndë  narkotike e dyshuar Cannabis  Sattiva
Kapen në flagrancë 4 shtetas
Më datë 31.03.2017 , nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një pune të mirëfilltë hetimore 1 mujore të  ndjekur me metoda speciale të hetimit si dhe falë veprimeve policore  të mirorganizuara, është  finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar  "STOP" .
Si rezultat i tij janë sekuestruar 50  kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sattiva dhe janë arrestuar 4 shtetas.
Konkretisht: E.L, 34 vjeç, banues në Krujë , N.V, 23 vjeç, banues në Tiranë , Q.K , 23 vjeç, banues në Tiranë, D. G. 17 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në Institut Tiranë me mjetin e tyre ku kishin 3 thasë të mbushur me lëndë narkotike Cannabis - Sattiva me peshë totale 50 kg të paketuar gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 3 automjete me të cilat lëviznin të arrestuarit.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.                        

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Z.D, vjeç 56, banues në fshatin Balldre. Nenet 248 e 143/2 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen M.M, vjeç 42, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se në muajt Nëntor e Dhjetor 2016, i ka mbifaturuar energji elektrike shtetasit H.K, vjeç 44, banues në Lezhë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31..03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 20, banues në Laç, pasi, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.I, vjeç 45, banues në Kukës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit B.B, vjeç 53, banues në Kukës. Punohet për kapjen e shtetasit F.I. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.M, vjeç 48, banues në fshatin Bele, pasi dyshohet se nuk ka paguar për punën e bërë, shtetasin L.K, vjeç 47, banues në fshatin Orçikël. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës datë 25.03.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, më datë 31.03.2017, vdiq në spital, shtetasi A.T, vjeç 42, banues në Peshkopi. Neni 88/1 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 31.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.S, vjeç 28, banues në Vergo, Delvinë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar 7 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.L, vjeç 25, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, në rrugën “Konstandin Kristoforidhi”, në mjetin tip “Volkswagen” , të  shtetasit O.K, vjeç 27, ka vjedhur një sasi lekësh. Punohet për kapjen e shtetasit O.L. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Gj, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, në sheshin “Nënë Tereza”, nga kontrolli fizik ju gjet e sekuestrua një dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.R, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të drejtën e takimit të fëmijës. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Xh, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me një tabelë policie ka ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues A.H, vjeç 45, banues në Tiranë, duke e goditur me grusht. Punohet për kapjen e shtetasit O.Xh. Nenet 90 e 247 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Budi”, ka kanosur shtetasin R.B, vjeç 65, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit A.S. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Gj, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, në rrugën “Nikolla Jorga”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim te komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.T, vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u ndalua shtetasi B.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Emin Duraku”, në një lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 32, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se përndjek shtetasen D. B, vjeç 25, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit E.C. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit L.G e R.H, vjeç 32 e 28, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Sulejman Delvina”, u kapën duke thyer xhamat e autobusit tip “Benz” të një shoqërie, me drejtues shtetasin E.H. Nenet 150, 274 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.G, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me grusht, shtetasin, T.O, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, rreth orës 23:30, në rrugën “ Dilo Sheperi”, në banesën e shtetasit Xh.A, vjeç 54, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.
 
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 30.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Jordan Misja”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rendit publik, i ka kanosur dhe nuk i është bindur urdhrit për shoqërim. Nenet 236/2, 238 e 242 të Kodit Penal.  

Pezullohet punonjësi i Gardës së Republikës, dyshohet se kanosi një shtetas me armë
Garda e Republikës ka pezulluar një punonjës të saj për shkak se dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas, për motive të dobëta.
Më datë 31.03.2017, rreth orës 14.30 punonjësi i Gardës rreshter K.N, sipas kallëzimit, ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas pranë një lavazhi makinash.
Në lidhje me ngjarjen,  shtetasi ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë nr. 3.
Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet proceduriale për të tilla raste. Punonjësi i Gardës është pezulluar nga detyra në bazë të rregullores deri në përfundim të hetimit penal.

Më datë 31.03.2017, në rrugën “Hajdar Hidri”, në banesë është gjetur i vdekur, shtetasi I.M, vjeç 63. Nga veprimet e kryera nuk  u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.C, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Durrësit”, nga kontrolli fizik ju gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.Gj, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës, shtetases I.Gj, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka thyer me grusht xhamin e mjetit tip “Benz”, të shtetasit F.Ç, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases F.H, më datë 31.03.2017, u kthye në banesë dhe deklaroi se është larguar me dëshirë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kamzë, ka vjedhur kabullin e energjisë elektrike të shtetasit D.D, vjeç 38. Punohet për kapjen e shtetasit M.B. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Mazrek, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.S dhe V.L, vjeç 48 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, kanë kanosur njëri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.Ll e A.K, vjeç 30 e 35, banues në fshatin Arapaj, Durrës dhe në fshatin Muçaj, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, në fshatin Kuç, në pyll, u kapën duke prerë dru pa leje. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 m² dru. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.C, vjeç 22, banues në fshatin Marqinet, pasi gjatë natës, në fshatin Marqinet, në banesën e shtetasit P.H, vjeç 26, ka vjedhur një sasi lekësh. Nga puna e bërë  dyshohet se është autor i dy ngjarjeve të tjera. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 30.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, K.Gj, vjeç 30, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 4 vjet, e 11 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit “. Neni 323/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 31.03.2017, gjatë natës, në qytet është vjedhur me thyerje zyra e fabrikës e shtetasit L.H, vjeç 50, ku kanë hapur kasafortën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal. Informacion paraprak.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Z.B e T.B, vjeç 28 e 32, banues në fshatin Kryevidh, pasi dyshohet se, në fshatin Spille, kanë goditur me sende të forta shtetasen S.M, vjeç 65. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.03.2017, në ambientet e I.E.V.P-së, Tiranë, u ekzekutua vendimi penal për shtetasin A.L, vjeç 28, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.  

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit G.C e K.C, vjeç 37 e 25, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se në Xhafzotaj, kanë goditur me grusht, shtetasin H.T, vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

 Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit: L. K 51 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 31.03.2017, rreth  orës 14:30, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Kundërshtimi I punonjësit të policisë së rendit publik: parashikuar në nenin  236/1 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen T.L, vjeç 47, banuese në  Durrës, pasi dyshohet se vëllai, shtetasi S.L, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.03.2017,  në lagjen Nr. 1, ka vdekur shtetasi F.K, vjeç 53, banues në Krujë, i cili u dërgua në morgun e Mjekësisë Ligjore Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Më datë 31.03.2017, në fshatin Rinas, në banesë ka vdekur shtetasi S.M, vjeç 55. Nga veprimet e kryera rezultoi vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Më datë  31.03.2017, shtetasi, S.Ç, vjeç 51, banues në Mitrovicë, Kosovë, kallëzon se më datë 30.03.2017, në fshatin Nikël, në oborrin e banesës të shtetasit A.T, vjeç 49, si pasojë e rënies së zjarrit është djegur në pjesën e përparme mjeti  tip “Volkswagen”, i marë me qira. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.03.2017, rreth orës 12:30, në lagjen “5 Maj”, në banesën e shtetases  N.L, vjeç 59, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 31.03.2017, gjatë natës, në fshatin Katundi i Ri, kanë vjedhur me thyerje zyrën e një firme të shtetases M.T, vjeç 33, banuese në Elbasan, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 31.03.2017, në banesë, shtetësia M.D, vjeç 27, në kushtet e depresionit, ka pirë mbidozë medikamentesh mjekësore, e cila ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.D, vjeç 52, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, në fshatin Kodër Zgjup, ka goditur me grusht, shtetasin R.M, vjeç 64. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, gjatë natës, në fshatin Kodovjat, në kabinën elektrike të një firme, kanë vjedhur vajin dhe pjesë të transformatorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.03.2017,  Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: R.L, 35 vjeç, banues në Korçë dhe R.M, 17 vjeç, banues në fshatin Moravë–Korçë (të dy të dënuar më parë për “Vjedhje”)
Pasi më datë 30.03.2017, rreth orës 16.47 shtetasi R.L, ka vjedhur një sasi lekësh tek një supermarket, në lagjen nr 1, bulevard “Republika” në Korçë, ku dhe është regjistuar nga kamerat e  sigurisë të këtij supermarketi.
Lidhur me këtë ngjarje ka pasur dijeni edhe shtetasi R.M, gjatë kontrollit të të cilit shërbimet policore i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3.200 lekë te reja.
R.M, deklaron se këtë sasi lekësh, ia kishte dhënë shtetasi R.L duke i sqaruar se këto të fundit, ishin një pjesë e lekëve nga shuma që ai kishte vjedhur në supermarket.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Moskallëzim i Krimit” parashikuar nga nenet 134 dhe 300 të Kodit penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.Ç, vjeç 67, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, në lagjen Nr. 8, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases B.C, vjeç 55, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, në lagjen Nr. 12, në mjetet tip “Volksvagen” e “Opel”, të shtetasve S.N e E.Xh, vjeç  29 e 31, banues në Korçë, kanë vjedhur përkatësisht një sasi lekësh dhe 1 tablet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 31.03.2017,u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z.I, vjeç 46, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.I, vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.K, vjeç 37, banues në Dishnicë, Korçë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të informacioneve që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin H.M, vjeç 23, banues në fshatin Trebinjë. Punohet për kapjen e shtetasit H.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin në kërkim, F.V, vjeç 30, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, në rrugën Hudënisht-Pogradec, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur patrullës së kufirit për dhënien e dokumentit, duke braktisur mjetin. Punohet për kapjen e shtetasit F.V. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec për shtetasin F.V, vjeç 30, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Memlisht, në një karburant, ka vjedhur një ngrohëse dhe një fikse zjarri. Punohet për kapjen e shtetasit F.V. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 31.03.2017, gjatë natës, në fshatin Radanj shtetasit B.M, vjeç 56, banues në Leskovik, i kanë vjedhur disa koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin D.M, vjeç 39, banues në fshatin Mbjeshovë, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin D.N, vjeç 61. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 31.03.2017, shtetasi V.Sh, vjeç 58, banues në Ura Vajgurore, punonjës i shërbimit ShPSF, kallëzon se më datë 26.03.2017, në fshatin Kutalli, në ambientet e një kompanie është kanosur që të largohej nga vendi i shërbimit, nga dy shtetas të maskuar, njeri i armatosur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.F, vjeç 38, banues në fshatin Pashalli, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, shtetasit F.F, vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.X, vjeç 59, banues në Patos, Fier, pasi dyshohet se në fshatin Allambrez, i ka pushtuar 2 dynym tokë, shtetasit Z.A, vjeç 62. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Xh.H, vjeç 55, banues në fshatin Slanicë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka pushtuar 2.1 dynym tokë dhe ka kanosur shtetasin S.G, vjeç 62, banues në  Slanicë. Nenet 200 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, vjeç 46, banues në fshatin Goriçan, pasi, në lokal nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 31.12.2016, në fshatin Lybesh, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetasi N.S, vjeç 53. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin P.O, vjeç 53, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, në lokal u kap duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një makinë elektronike. Nenet 197 e 197/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin V.D, vjeç 28, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së vëllait, shtetases A.R, vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.T, vjeç 44, banues në fshatin Gjazë, pasi dyshohet se, në fshatin Zhymë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen L.H, 73 vjeç, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.Rr, vjeç 53, banues në Divjakë, pasi dyshohet se, në Divjakë, ka goditur me grusht shtetasin Xh.S, vjeç 49, banues në fshatin Çermë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.L, vjeç 48, banues në fshatin Klos, pasi dyshohet se në Klos, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.M, vjeç 22, banues në Ballsh, pasi dyshohet se, në qytet, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.B, vjeç 20, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017,në lagjen “15 Tetori”, ka kanosur shtetasen N.B. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin G.H, vjeç 50, banues në fshatin Vllahat, Delvinë, pasi dyshohet se, në Vllahat, ka kanosur me fjalë shtetasen K.Zh, vjeç 64. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 31.03.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I.R, vjeç 59, banues në fshatin Libohovë, pasi dyshohet se në fshatin Labovë, ka pushtuar 3.4 ha tokë të shtetasit K.M, vjeç 73. Neni 200 i Kodit Penal.
 
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen E.K, vjeç 58, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “Cfakë”, ka kanosur, shtetasin Sh.K, vjeç 32, banuese në Gjirokastër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë  31.03.2017, shtetësia I.K, vjeç 45, banuese në Gjirokastër, kallëzon se më datë 21.03.2017, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi A.K, vjeç 59. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.03.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.K, vjeç 59, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.G, vjeç 58, banues në fshatin Shirokë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka fyer shtetasin B.A, vjeç 59, banues në Shkodër. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim, për shtetasin Sh.A, vjeç 36, banues në fshatin Barbullush, pasi dyshohet se në Urgjencën e Spitalit Shkodër, ka debatur me mjekun e rojes, shtetasin S.D, vjeç 47, banues në Shkodër, pasi kishte sjellë për mjekim vajzën, 2 vjeçe, e cila ishte rrëzuar në banesë.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 30.03.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Vig, në malin e Tanushit, ka rënë zjarr ku është djegur 170 ha me lisa e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.Gj, vjeç 57, banues në Bushat, pasi dyshohet se në fshatin Konaj, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për vlerësim, për shtetasit S.G, A.G, M.G dhe A.G, vjeç 24, 21, 22 e 25, banues në Fushë Arrës, pasi dyshohet se, në Fushë Arrës, kanë goditur me mjete të forta, shtetasin V.T, vjeç 35, i cili ka refuzuar për të bërë kallëzim.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 31.03.2017, në banesë është vetëhelmuar me insekticide shtetësia L.B, vjeç 45, me probleme mendore, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.A, vjeç 28, banues në fshatin Bardhoc, pasi dyshohet se gjatë natës, në këtë fshat, në banesën e shtetasit H.A, vjeç 38, ka vjedhur një bagëti të trashë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasit A.M e K.M, vjeç 17 e 18, banues në Fierzë, pasi dyshohet se, në Fierzë, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin E.P, vjeç 21, banues në fshatin Lekurtaj, pasi dyshohet se, në fshatin në Geghysen, u kap me kamionçinë  tip “Benz”, duke transportuar 2.5 m3. lëndë drusore pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin S.M, vjeç 20, banues në fshatin Ostren, pasi dyshohet se vazhdon të qëndroj në banesë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, gjatë natës, në Fushë Bulqizë, është vjedhur dyqani, i shtetasit B.B, vjeç 46, banues në Bulqizë, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 31.03.2016, është trasferuar nga Italia për të vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ju dorëzua Drejtorisë Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, E.M, vjeç 38, banues  në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me  24 vjet burg,  për veprën penale "Organizimi dhe drejtimi i Organizatave kriminale” dhe “Trafikimi i Narkotikëve” në bashkëpunim. Nenet 284/a/1 e 283/a/2 të Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.B, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në P.K.K Rinas, ju gjet e sekuestrua një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin F.V, vjeç 30, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në Hudenisht, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë kufitare për kontroll të mjetit të tij. Punohet për kapjen e shtetasit F.V. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit D.L e G.T, vjeç 60 e 50, banues në Tiranë e Korçë, pasi dyshohet se në P.K.K Kapshticë, shtetasit D.L ju gjet e sekuestrua një pasaportë e falsifikuar, kurse shtetasit G.T i ka dhënë ndihmë për të kaluar kufirin shtetëror. Nenet 190 e 298 të Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasit A.D e G.Xh, vjeç 53 e 49,  banues në Elbasan, pasi dyshohet se. në S.P.K.K Qafë Thanë, ju sekuestruan një sasi lekësh të padeklaruar. Neni 179 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për  shtetasit U.C, A.M e B.L, vjeç 21, 45 e 39, banues në Kasmil, pasi dyshohet se, tek “Gjiri Kasolles”, u kapën duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Neni 204 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 31.03.2017, në P.K.K Kakavije, nga kontrolli në bagazhin e mjetit tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi V.D, vjeç 55, banues në Kuçovë, ju gjet e sekuestrua një pistoletë tip “Stilolaps”. Neni 278/a i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...