Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 prill 2017

DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Sekuestrohen 57 gramë Kokainë
Në pranga 46 vjeçari
Më datë 31.03.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
G.I, 46 vjeç, banues në Tiranë
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, se ky shtetas shpërndan lëndë të dyshuar narkotike, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në rrugën e "Elbasanit", ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
12 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Kokainë me peshë 7.6 gramë
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
49.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Kokainë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike", parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  për shtetasin A.B, vjeç 24 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Komuna e Parisit”, në mjetin tip “Volkswagen”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.Ç e E.A vjeç 28 e 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pjetër Budi”, në mjetin tip “Renault”, me drejtues E.Ç, iu gjet 51.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 3.2 gr. lëndë narkotike në formë çokollate. Në Bërzhitë në banesën e E.A, u gjet 391.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e 16.4 gr. lëndë narkotike në formë çokollate. Me cilësinë e provës materiale u bllokua lënda narkotike, mjeti dhe 4 telefona celularë të markave të ndryshme. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi në rrugën “Dervish Hima”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për aksidentin në rrugën “Jordan Misja”, nga një mjet i larguar nga vendi i aksidentit, më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.P, vjeç 37 banuese në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14:50, në rrugën Tiranë-Ndroq, në lagjen “Çelje”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, ka goditur një mur betoni e për pasojë ka mbetur i aksidentuar dhe ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.A vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, iu gjet një sasi  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 64, banues në fshatin Likesh, Shijak, pasi dyshohet se më datë 01.04.2017, në Likesh, ka plagosur rëndë me sopatë shtetasin A.Ç, vjeç 51 banues në Likesh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e provës materiale u bllokua sëpata. Neni 88 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.T vjeç 42, banues në Rromanat, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, për shtetasen O.SH vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:50, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, Mallakastër, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, për shtetasin R.SH, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën Fier-Levan, në Qafës së Koshovicës, duke drejtuar mjetin tip “Seat Ibiza” është përplasur me mjetin tip “Audi”, të drejtuar nga shtetasi A.F, vjeç 26, banues në fshatin Peshtan i Vogël, Fier, për pasojë është aksidentuar R.SH, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Më datë 01.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.H, vjeç 40, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Neni 89 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.Z, vjeç 22, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017, në aksin rrugor Sarandë-Vlorë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen N.B. vjeç 28, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 11:40, në hyrje të fshatit Ksamil, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin N.L vjeç 57 banues në Ksamil, për pasojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit N.B e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.M, vjeç 28, banues në Laç, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Loncin”, është rrëzuar e si pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., vjeç 34, pasi ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, shtetasi G.D, vjeç 24, banues në Muriqan, punonjës i një agjencie turistike private, ka njoftuar se rreth orës 14:15, te mbikalimi i Patokut në Kurbin, një shtetas i ka dhënë një valixhe, për ta dërguar në Milano, Itali. Pasi ka dyshuar ka bërë kontrollin e valixhes dhe ka konstatuar se në valixhe gjenden të rreshtuara 9 pako, me material bimor ne gjendje te thare, ne forme boce.
Pas verifikimeve të bëra konstatohet se ështe lende narkotike e llojit Marijuane e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
*9 pako me peshë 4 Kg.
U referuan materialet hetimore në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, "Trafikimi i narkotikëve" parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 01.04.2017 rreth ores 19:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta ku jane perfshire, tre shtetas të panjohur, njëri nga këto shtetas ka qëlluar me armë zjarri pistolet, duke e plagosur, në pjesën e legenit, shtetasin S.Sh. 21 vjec, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë penale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim" e "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" vepra këto të parashikuara nga nenet 76, 22, 25 e 278 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.O, vjeç 24, banues në Drinas, pasi në lagjen nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Pogradec
Seksioni për krimet e rënda
Pogradec
Informacion paraprak
Më datë 01.04.2017, rreth orës 03:45, jemi njoftuar se në lagjen nr 2 në Pogradec, është djegur automjeti veturë tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit P.N, rreth 32 vjeç, banues në këtë lagje.
Nga të dhënat e para rezulton se mjeti ka qënë i parkuar dhe dyshohet se është djegur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasese (eksploziv).
Si pasojë e shpërthimit janë thyer/dëmtuar edhe xhamat e disa pallateve në afërsi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bilal Sina”, ka kanosur me fjalë shtetasin J.H, vjeç 34 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.TH, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases S.SH vjeç 37, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.P, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te banesa në rrugën “Zef Jubani”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.G e R.H, vjeç 32 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, kanë thyer xhamin e mjetit tip “Peugeot” të shtetases V.B, vjeç 31 banuese në Elbasan. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 01.04.2017, u ndalua shtetasi F.B, vjeç 31 banues në Tiranë. Nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.O, vjeç 62 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, i biri, D.O, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.K vjeç 24, banues në Babrru, pasi dyshohet se në Babrru, ka vjedhur banesën e pabanuar të shtetases I.S, vjeç 59, ku ka marrë dy dyer duralumini. Punohet për kapjen e Q.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Tiranë
Paraprake
Më datë 01.04.2017, rreth orës 03:25, në një pikë për grumbullimin e hekurit në Vaqarr, pronësi të shtetasit J. C., kanë hyrë tre shtetas, të cilët sapo janë diktuar nga roja e pikës janë janë larguar menjëherë pa arritur të marrin gjë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.B, P.H. dhe I.Gj., vjeç 17, 18 e 17, banues në Tiranë, pasi dyshohen se te parkimi i autoshkollave në një qender tregtare, i kanë marrë telefonin e markës “Dogee”, portofolin, kartën e identitetit e një sasi lekësh shtetasit O.H, vjeç 22, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tyre. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.Ç, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, I.Ç vjeç 54, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.T vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Kristi Maloku”, në dyqan, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit L.V vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.4.2017, gjatë natës, në lagjen nr.5, është vjedhur banesa e shtetasit  B.Ç vjeç 55, ku kanë marrë një sasi lekë dhe euro e 2 celular të markave “Samsung J5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.I, vjeç 19, banues në Kavajë, pasi në bulevard, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 01.4.2017, gjatë natës, në fshatin Gosë e Madhe, në kasollen e bagëtive të shtetasit T.S, vjeç 56, kanë vjedhur 2 viça. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen V.XH, vjeç 42, pasi dyshohet se në Gërmenj, ka goditur me send të fortë shtetasen F.B, vjeç 62.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.K, vjeç 18, pasi dyshohet se i vëllai, shtetasi Y.K, vjeç 22 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.03.2017, në fshatin Halil, Fushë Krujë, te “Zgërdhesh”, ka rënë zjarr e janë djegur 1800 m² sipërfaqe e pyllëzuar. Gjatë shuarjes së zjarrit aksidentalisht ka thyer këmbën shtetasi Y.G vjeç 43, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.SH vjeç 62, banues në Krujë, pasi dyshohet se në fshatin Krastë, u konstatua se po digjte një furrë gëlqereje, pa leje. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin J.C vjeç 50 banues në fshatin Gramëz, pasi dyshohet se bashkëfshatari GJ.C, vjeç 54, ka bërë kallëzim se, në Gramëz i ka zaptuar tokën, me pretendimin se e ka të trashëguar. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 01.04.2017, gjatë  natës, në fshatin Koxhas, parkuar para banesës, kanë vjedhur mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetases A.M, vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Sh.P, vjeç 48, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  më datë 31.03.2017,  në fshatin Lugaxhi, i ka dëmtuar 53 fidan gështenjë, të mbjella para 2 muajsh, shtetasit A.V, vjeç 38, banues në Lugaxhi. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.D, vjeç 36, banues në fshatin Shenavlash, pasi dyshohet se më datë 01.04.2017, në fshatin Shenavlash, i ka dëmtuar me automjet, të mbjellat shtetasit XH.D, vjeç 63 banues në këtë fshat. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.D, vjeç 32, banues në Gramsh, pasi dyshohet se  në fshatin Çekin, u konstatua se po ndërtonte një mur rrethues në pronën e tij, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit R.T e P.M vjeç 32 e 43, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, kanë plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin E.SH, vjeç 21, banues në Ersekë.Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.H, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Bilisht, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasen D.A, vjeç 22, banuese në Bilisht. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, gjatë natës, në Bilisht, në mjetin e shtetasit Z.K, vjeç 50, është vjedhur një sasi lekësh dhe një telefon i markës “Alkatel”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec si dhe punohet për kapjen e shtetasit R.SH, vjeç 19 bazuar ne nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 01.04.2017, u ndalua shtetasi O.P, vjeç 32 banues në Poliçan, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.D, vjeç 36, banues në fshatin Peshtan i Vogël, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017, në Peshtan, u konstatua se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasit H.Z dhe F.K, vjeç 17 e 14 pasi dyshohet se në lagjen “Konferenca e Pezës”, për motive të dobëta e në bashkëpunim, kanë plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin K.P, vjeç 17. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 01.04.2017, gjatë natës, në lagjen “Çlirimi” pranë banesës, shtetasit Sh.Ç, vjeç 48 i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Z, vjeç 31, banues në Ballsh, pasi në Ballsh, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Seat”, është përplasur në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit N.H, vjeç 57, banues në Ballsh. Nenet 291 e 161 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.M, vjeç 62 banues në Himarë, pasi dyshohet se përndjek vazhdimisht shtetasen V.T vjeç 41. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, është vjedhur banesa e shtetasit D.Ç, vjeç 69, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, në lagjen “Isa Boletini”, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, vjeç 63, ku kanë vjedhur një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1 pranë një marketi duke ecur është rrëzuar shtetasi S.S, vjeç 64, banues në Sarandë, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Qendrën e Traumës.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasit R.J e XH.I,  vjeç 33 e 25, banues në fshatin  Katundisht, Këlcyrë, pasi dyshohet se në Katundisht, për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë njëri-tjetrin me sende të forta. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 15, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “SMT”, është kapur duke vjedhur vegla pune, te servisi në pronësi të shtetasit Z.Z vjeç 38 banues në Lezhë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, në fshatin Tresh, në banesë, shtetasi LL.P, vjeç 56, është rrëzuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.03.2017, shtetasi F.C, vjeç 20, banues në Laç, ka bërë kallëzim se, duke punuar në një sallë interneti, një person i pa identifikuar, i ka marrë celularin “Samsung S5” për të folur dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, në Fushë–Mamurras, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetasit F.M vjeç 30, ku  kanë vjedhur disa bizhuteri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, gjatë ditës, në Laç, është vjedhur banesa e shtetasit B.N, vjeç 59, ku kanë marrë një televizor “Fuego”, tre bidonë me 76 litra me raki, një varëse floriri e një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.H vjeç 28, banues në Laç, pasi dyshohet se, është kapur duke drejtuar mjetin “Iveco”, të ngarkuar me 11 m³ dru zjarri, pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, fshati Godull, në nje kënetë pronë publike, në vend të hapur, në 6 parcela, u gjetën të mbjella dhe asgjësuan 513 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me lartësi 10-15 cm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 31.03.2017, në fshatin Simon, në banesë, është vetëhelmuar me insekticid shtetasja M.GJ vjeç 29,  e cila ndodhet në spitalin Toksikologjik Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 01.04.2017, shtetasi P.LL, vjeç 50, banues në Rreshen, ka bërë kallëzim se, në tokën e tij në Merkurth, ka konstatuar 40 m³ dru lisi të stivosura për qymyr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.04.2017 në spitalin psikiatrik, i braktisur prej gjashtë vitesh, ka rënë zjarr në katin e katërt, ku është djegur një dhomë me materiale të ndryshme. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

Më datë 01.04.2017, shtetasi Gj.D, vjeç 52, banues në Shkodër, pronar i një hoteli, ka bërë kallëzim se, një shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit se i ka vënë bombë tek hoteli. Nga grupi hetimor dhe në prezencë të Njesisë Speciale Antieksploziv u bë kontrolli i ambienteve me qen, i të gjitha automjeteve të ndodhura në oborrin e parkingut te hotelit,si dhe ambienteve të bar kafe, dhomave të hotelit, ku nuk rezultoi asnjë lloj lëndë plasese.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe venien para pergjegjësisë penale.
Materialet u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, per veprat penale "Kanosja" e "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike" parashikuar nga nenet 84 dhe 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.D, vjeç 41, banues në fshatin Dobraç, pasi dyshohet se në rrugën “Studenti”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik në detyrë. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.D vjeç 56, banues në Bushat, pasi dyshohet se në Bushat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.GJ, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën e ish Fermentit, u kap me mjetin tip “Mitsubish”, duke transportuar 1.5 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 01.04.2017, gjatë natës, ka rënë zjarr në vendin e quajtur Qaf Çelë, ku janë djegur rreth 3 dylym pyll me shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 01.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim V.L, vjeç 54 banues në Vermosh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.I, vjeç 19 banues në fshatin Bukovë, pasi në rrugën dytësore Llugaj - Dizdar, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”. Neni 291 i Kodit Penal.

VI. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin & Migracionin Durrës
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.K, vjeç 34 banues në Vushtri, Kosovë, pasi dyshohet se ju gjetën e bllokuan një pasaportë e një leje drejtimi automjeti franceze, të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin & Migracionin Korçë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.D, vjeç 23, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 25.03.2017, në dalje te SPKM Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin DH.B, vjeç 48, banues në Bilisht, pasi dyshohet se më datë 28.12.2016, në dalje te SPKM Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit & Migracionit Sarandë
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasit grek S.P e N.P, vjeç 40 e 63, banues në Korfuz, pasi dyshohet se me mjetin skaf “Thallasa”, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare, në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit & Migracionit Dibër
Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin L.S, vjeç 27 banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në në afërsi të S.P.K. Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...