Policia e Shtetit:Vijon puna e Policisë për të ndëshkuar rastet e "Mitëdhënies", nga ana e qytetarëve në drejtim të punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit:

Vijon puna e Policisë për të ndëshkuar rastet e "Mitëdhënies", nga ana e qytetarëve në drejtim të punonjësve të Policisë. (për video kliko mbi link).mitedhenie 1 total

Në kuadër të parandalimit dhe  ndëshkimit të rasteve kur qytetarët tentojnë të korruptojnë punonjësin e Policisë me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e kryer, Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë periudhës tre mujore  kanë  goditur në të gjithë vendin 87 raste të "Mitëdhënies".

Këto raste janë evidentuar dhe ndëshkuar kryesisht nga ana e Policisë Rrugore, Policisë Kufitare por edhe nga Patrulla e Përgjithshme dhe konkretisht:

70 raste nga Policia Rrugore,
16 raste nga Policia Kufitare,
Si dhe 1 rast nga Patrulla e Përgjithshme.

Për këto raste janë  arrestuar 87 shtetas pasi kanë tentuar t'i ofrojnë ryshfet punonjësit të Policisë, nga këta:
- 69 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore për t'i shpëtuar masës administrative për shkeljen e konstatuar, kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektet e alkoolit  e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

1 pasagjer pasi i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë Rrugore për të shmangur masën adminstrative ndaj drejtuesit të mjetit.

Si dhe 1 drejtues mjeti është arrestuar nga Patrulla e Përgjithshme

- 16 shtetas janë arrestuar nga Policia Kufitare,  ku dy prej tyre janë kapur në kufirin e gjelbër, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim që këta të fundit t'i lejonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe 14  shtetasit  e tjerë pasi kishin  probleme me afatet e qëndrimit në hapsirën Shengen.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos tju afrojnë lekë punonjësve të policisë për të shmangur detyrimin ligjor, pasi Policia e Shtetit është e vendour për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të korruptojë Punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit fton qytetarët  dhe mediat që të denoncojnë çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë me detyrën , duke  garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj punonjësve të Policisë.

mitedhenie 1 total

mitedhenie  2 total

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...