Vlorë, Policia ka sekuestruar 26 kg lëndë narkotike në një automjet.

VlorëVLORE 1.3.04

Policia ka sekuestruar 26 kg lëndë narkotike në një automjet. (për video kliko mbi link).

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:

M.SH. 21 vjeç, banues në Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë - Babicë e Madhe.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Volkswagen Passat, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

 

VLORE 1.3.04

VLORE 2.3.04

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...