Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 3 Prill 2017

DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.
Dorëzohen dhjetëra armë e municione.
Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë me derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.04.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit P.H, L.P dhe R.S., vjeç 18, 20 e 18, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Hasi”, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 552 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 02.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.L, vjeç 49, banues në Domje, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Neni 245/1/2  i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Sh, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2017, në fshatin Ibë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel“. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se rreth orës 13:50, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasi G.L, vjeç 59, banues në Tiranë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Toyota”, është aksidentuar dhe pas mjekimit në spital, u largua pa probleme për jetën.

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj, vjeç 26, banues në Elbasan, pasi më datë 01.04.2017, në bulevardin e “Kasharit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen“. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dedë Gjon Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 22, banues në Krujë, pasi, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A.C 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
Më datë 02.04.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga Shërbimet e Stacionit Policisë Manëz, në tunelet e Ish -Repartit Ushtarak në fshatin Likmetaj Ishëm, në një objekt ku shtetasi A.C mbante bazën ushqimore për bagëtitë, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• rreth 3.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1  të Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.O, vjeç 58, banues në fshatin Karreç, pasi, në lagjen nr. 17, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.H, vjeç 52, banues në Fier, pasi shtetasi P.A, vjeç 50, banues në Fier, kallëzon se i ka blerë mjetin tip “BMV-X5”, i cili dyshohet se rezulton i vjedhur në Greqi, i trafikuar në Shqipëri. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin T.P, vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se, në Levan, është kapur duke transportuar me mjet, disa kg kafe pa faturë tatimore. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Policia ka sekuestruar 26 kg lëndë narkotike në një automjet.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
- M.Sh, 21 vjeç, banues në Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po qarkullonte një automjet i cili dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë filloi ndjekja e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë - Babicë e Madhe.
Nga kontrollin i ushtruar në automjetin tip Volkswagen Passat, shërbimet kanë konstatuar të fshehur në bagazh një sasi me lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e ndarë nëpër 4 thasë sintetikë të futura nëpër qese të zeza plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve". Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS.
Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 46, banues në Vlorë, pasi, në rrugën “Zaho Koka”, duke drejtuar moto mjetin tip “Piaggio”, ka aksidentuar shtetasen T.D, vjeç 64, banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi, në rrugën “Shtraus”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S, vjeç 19, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 20:37, në lagjen nr. 3, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, i larguar nga vendi i aksidentit, ka aksidentuar një shtetas të mitur vjeç 12, banues në Kukës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Finalizohet operacioni policor i koduar "Kontenieri".
Sekuestrohen 2 ton e 53 kilogramë, lëndë narkotike e pa përpunuar, (degë, kërcell e gjethe).
Gjithashtu sekuestrohet edhe një armë zjarri Kallashnikov.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Shpallet në kërkim pronari i tokës që i ka lëshuar tokën me qera shtetasit të arrestuar në flagrancë.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, "Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera, tunele, dhe ambjente të tjera",  kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.
Në kuadër të këtyre kontrolleve më datë 02.04.2017, në  vendin e quajtur “Shullani i Vilës”,  në fshatin Rrethë Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një kontenier  në tokën e marrë me qera nga  shtetasit A.Gj,  janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e pa përpunaur, dega, kërcell e gjethe të bimës narkotike, e futur nëpër thasë.
Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë, ndërsa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të pa përpunuar.
Gjithashtu po gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në brendësi të kontenierit  edhe një armë zjarri Kallashinkov.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit  Mat,  është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.Gj, 33 vjeç, banues në fshatin Rrethë  Baz, Mat, për  veprën  penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve".
Si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, pronari i ligjshëm i tokës  shtetasi E.D, 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qera tokën e tij shtetasit të  arrestuar.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Mat, për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër të paligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", " Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit" neni 283 e 25 si dhe 278 /1 të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Ura e Shkozës, ka goditur me grusht shtetasin A.B, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, në Shkozë rruga “Anastas Martineli”, kanë vjedhur 2 bizhuteri, në banesën e shtetases L.N, vjeç 32. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.04.2017, gjatë natës, në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë vjedhur një sasi lekësh në marketin, në pronësi të shtetasit N.R, vjeç 29, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te ish-Fusha e Aviacionit, në banesë, ka ndërtuar pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.D, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 02.04.2017, në rrugën “Osman Myderizi”, ka prerë kabullin telefonik dhe internetin e një kompanie. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te hyrja e stadiumit “Dinamo”, iu gjet 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.C, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 27.03.2017, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasit L.A e U.A, vjeç 48 e 56, banues në Tiranë. Neni 275  i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.M e A.L, vjeç 45 e 40, banues në Tiranë, pasi, te UB Tiranë, kanë tentuar të vjedhin kabullin elektrik të një kabine. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, te një drejtori pranë Medresesë, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë telefonin “Samsung”, shtetasit E.D, vjeç 15, banues në Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, shtetasi F.K, vjeç 50, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 01.04.2017, është larguar nga banesa motra shtetasja D.K, vjeç 55, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.04.2017, në QSUT “Nënë Tereza”, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja V.D, vjeç 15, banuese në Tiranë, e cila ka konsumuar medikamente mjekësore dhe pas mjekimit u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.04.2017, në rrugën ”Mustafa Kruja”, kanë vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit D.S, vjeç 53. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.U, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases  F.U, vjeç 52. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Finalizohet operacioni "Gracka".
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.
Dokumentohen 7 vepra penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim.
Më datë 02.04.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
 - F.B, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim"
- A.B, 17 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes"
 - N.B, 24 vjeç, banues në Tiranë.
- E.L, 19 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja, R. L.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kanë kryer vjedhje me dhunë në dëm të disa shtetasve, duke vepruar të koordinuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ishte shtetasja R.L. (e shpallur në kërkim) e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të berë një telefonatë më pas bashkëpunëtorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit "Fiat", të marrë me qira
Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proceduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:
• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R.M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës "Alfa 5".

• Më datë 23.03.2017, në rrugën "Kasem Shima", kanë vjedhur shtetasin E.A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "Samsung S3" dhe një xhup lëkure.
•Më datë 28.03.2017, në "Fushë Mëzes", kanë vjedhur shtetasin I.T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "iPhone 6 S plus".
• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi "Vorës", kanë vjedhur shtetasin Xh.L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës " iPhone 4S" dhe 4 mijë Lekë të reja.
• Më datë 31.03.2017, pranë ish "Casa Italia", kanë vjedhur shtetasin O.H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "Doogee" dhe 12 mijë Lekë të reja.
• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R.Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës " iPhone 6 S plus".
• Më datë 01.04.2017, në rrugën "Sokrat Mio", kanë vjedhur shtetasin S.M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës "iPhone 6", një varëse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia
- Dy xhupa Lekurë
- Një varëse floriri.
- Një automjet i tipit "Fiat", i marrë me qira
- Katër kuleta të llojeve të ndryshme
Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, gjatë natës, në rrugën “Mikel Maruli”, kanë vjedhur dyqani i shtetases Sh.H, vjeç 47, banuese në Tiranë, ku kanë marrë produkte të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.K e F.Gj, vjeç 50 e 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kanë kanosur një punonjës policie. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.D, vjeç 69, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vajza S.Ll, vjeç 24, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.04.2017, në rrugën “Besim Alla”, te një kompleks, në ashensorin e një godine ka rënë zjarr, ku ka patur dëme të vogla materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.P, vjeç 25, pasi dyshohet se bashkëshorti E.P, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.I, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 02.04.2017, te rrethrrotullimi i Vorës, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë tip “TT” dhe 1 krehër me 7 fishekë. Neni 278/7 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.S, vjeç 20, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me  3 vjet e 4 muaj burgim, për plagosje të rëndë me dashje. Neni 88/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u ndaluan shtetasit K.T, e L.R,  vjeç 29 e 28, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2017, gjatë natës, te një kompleks në Golem, i kanë vjedhur mjetin tip “Volkswagen”, e telefonin “Iphone 6”, shtetasit E.P, vjeç 21, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u sekueastrua automjeti. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e banesës të shtetasit A.Ç, më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasve N.K e Z.L, vjeç 25 e 39, banues në Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H.V, vjeç 57, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës E.P, vjeç 20, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.04.2017, gjatë natës, në fshatin Kameras, shtetasit B.Gj, vjeç 52, i kanë vjedhur 1 motoçikletë tip “Dukat”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, ora 12:45, në Xhavzotaj,  Durrës, në banesë është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia L.I.  49 vjeçe. Fatkeqësisht, shtetësia e mësipërme  ka ndërruar jetë në Spitalin”Nënë Tereza” Tiranë. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99  të Kodit Penal.
Më datë 02.04.2017, rreth orës 17:45, në lagjen nr. 17, shtetasi H.G, vjeç 31, me probleme mendore i ka vënë zjarrin banesës, ku janë djegur veshje e libra. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.
 
Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 37, banues në fshatin Katund i Ri, pasi, në banesën e saj, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetueses, shtetases M.D, vjeç 42. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin D.R 32 vjeç, banues në Krujë. Më datë 02.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Thumanë, Krujë, në ambientet përreth banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.S, vjeç 23, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se, në lagjen “Punëtori” Fushë Krujë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.K, vjeç 67. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin S.M, vjeç 28, banues në Derven, pasi dyshohet se, në një lokal në Derven, ka goditur me grusht shtetasin L.Gj, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 90 i  Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.Ç, vjeç 42, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi dyshohet se, te nënkalimi në Fushë Krujë, ka fyer dhe nuk i  është bindur urdhrit të patrullës policisë rrugore për shoqërim e verifikim dokumentacioni. Nenet 242 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, rreth orës 20:20, është dërguar i vdekur në qendrën shëndetësore Fushë Krujë, shtetasi N.P, 57 vjeç, banues në Larushkë, Fushë Krujë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet për vdekje natyrale. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.D, vjeç 31, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në fshatin Borake, te një bar- restorant ka konsumuar pije alkoolike e freskuese dhe nuk ka pranuar të paguajë. Neni 143 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.M, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 01.04.2017, në lagjen “Luigj Gurakuqi” te “Turizmi”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A.Th, vjeç 52, banues në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin e mitur F.L, vjeç 10, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  më datë 01.04.2017, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka tentuar të vjedh në banesën e shtetases Q.Sh, vjeç 52. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.Q, vjeç 55, banues në fshatin Funar, pasi dyshohet se u kap duke prerë dru në pyllin e fshatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokua fugoni me 4 m3 dru zjarri. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit M.R, vjeç 27, banues në Elbasan, pasi shtetasi S.D, vjeç 27, banues në fshatin Godolesh, ka bërë kallëzim, se i ka vjedhur motorin tip “Kawasaki”, i cili u gjet i çmontuar në afërsi të banesës së shtetasit M.R dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasve S.Sh, A.Sh e P.D, vjeç 44, 48 e 52, banues në fshatin Vidhkuq, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Shtyllë, kanë prerë e vjedhur 6 m³ dru, në parcelën e shtetasit M.P, vjeç 54, banues në Korçë. Nenet 134/2 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, në lagjen nr. 7, pranë banesës, shtetasit K.K, vjeç 25, i kanë thyer xhamin dhe i kanë vjedhur dokumente e një celular, në mjetin “Skoda”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit K.K e A.H, vjeç 67 e 34, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.Sh, vjeç 39, banues në fshatin Paftan, pasi dyshohet se në Paftan, për motive të dobëta, ka kanosur me jetën shtetasen F.K, vjeç 55. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.T, vjeç 26, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases R.T, vjeç 26. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datën 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, vjeç 22, banues në Berat, pasi, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e gjyshit shtetasit T.G, vjeç 78, i cili është me Urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.A, vjeç 41, pasi dyshohet se, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shqetësuar në banesë bashkëshorten D.A, vjeç 39, e cila është me Urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M, vjeç 28,  banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj, pasi, në fshatin Frakull, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.B, vjeç 59, banues në fshatin Lalar, Patos, pasi dyshohet se, në Lalar, i ka djegur 25 balla bar të thatë shtetasit L.B, vjeç 54. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 02.04.2017, në fshatin Karbunarë, është rrëzuar aksidentalisht nga karroca e ngarkuar me bar shtetasi J.Ç, vjeç 76, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 01.04.2017, rreth orës 21:50, në fshatin Damës, është djegur mjeti tip “Audi”, pa targë. Nga veprimet e kryera rezulton, se djegia e mjetit ka qenë aksidentale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.G, vjeç 26, banuese në  Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi L.G, vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i  kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.04.2017, në lagjen ‘’10 Korriku’’, shtetasi J.R, vjeç 46, banues në Vlorë, punonjës i OSHEE-së,  duke punuar në kabinën e elektrike, ka rënë në tensionin elektrik, ku ka pësuar djegie në trup, i cili ndodhet në QSUT “Nënë Tereza”, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.04.2017, rreth orës 13:00, në IEVP Shënkollë, është gjetur në gjendje të rëndë asfiksie dhe ka ndërruar jetë në spital, shtetasi A. L., vjeç 17, banues në Fushë-Krujë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur”. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga gazi i një bombole, e cila përdoret nga të paraburgosurit për gatim dhe dyshohet se është bërë me dashje nga ky shtetas. Nga këqyrja e kufomës nuk konstatohen shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Lezhë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e celularit të shtetasit F.C, më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit M.D, vjeç 19, banues në Laç. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.H, vjeç35, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Partizani”, u kap  duke ndërtuar një objekt banimi në tokën e tij, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Më datë 02.04.2017, shtetasi G.N, vjeç 42, banues në fshatin Rrenc, kallëzon se, në lagjen “Skënderbeg”, në oborrin e një spitali, i kanë vjedhur motoçikletën tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit E.C e Z.C, vjeç 30 e 28, banues në fshatin Shtiqen e Kukës, pasi dyshohet se, në “Shëtitore e Re” për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, në fshatin Orçikel, për motive të dobëta, janë konfliktuar shtetasit R.K, vjeç 34, dhe I.K, vjeç 42 banues në Orçikel. Nuk ka të dëmtuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

 DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 02.04.2017, në S.P.K.M Port, u kap shtetasi në kërkim E.S, vjeç 20, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 2 vjet e 9 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.L, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2013, në afërsi të PKK Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.K, vjeç 25, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se më datë 15.02.2017, te SPKM Kakavije në dalje, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.M, vjeç 35, banues në Patos Fier, pasi dyshohet se më datë 13.02.2017, te SPKM Kakavije në dalje, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 02.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin J.C, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 67 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 16 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 17 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.
15 persona në flagrancë për vjedhje, OSHEE, dhunë në familje, kundërshtim i punonjësit të policisë.
 4  persona për shkatërrim prone, veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe moskallëzim krimi.
1 person për krime ndaj jetës dhe 2 persona për armëmbajtje pa leje.
Janë kapur 12 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 2 ton e 153 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 3 armë zjarri, 1 krehër dhe 7 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 130 persona.

Gjatë 48-orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni "Gracka".
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, është shpallur në kërkim një tjetër.
Janë dokumentuar 7 vepra penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim.
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale.


Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar "Kontenieri".
Janë sekuestruar 2 ton e 53 kilogramë, lëndë narkotike e pa përpunuar, (degë, kërcell e gjethe).
Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri Kallashnikov.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.
Është Shpallur në kërkim 1 shtetas.
Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, "Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera, tunele, dhe ambjente të tjera".

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar “ STOP".  
Janë sekuestruar 50  kg lëndë  narkotike e dyshuar Cannabis  Sattiva.
Janë kapur në flagrancë 4 shtetas.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...