Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08.07.2017

I. INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
1. Më datë 07.07.2017, rreth orës 13:45, në fshatin Malas Breg, Kutalli, Ura Vajgurore, ka rënë zjarr, ku po digjen ferra e shkurre. U njoftua Shërbimi  Emergjencave pranë Prefekturës Berat. Në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja. Punohet për fikjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
1. Më datë 07.07.2017, rreth orës 10:20, në fshatin Zvërnec, në pyllin e Sodës afër Petrolifera-s, ka rënë zjarr ku digjen shkurre. Në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja. Punohet për fikjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

2. Më datë 07.07.2017, rreth orës 12:00, në Orikum, mbi Pashaliman, ka rënë zjarr. Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

II. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, banues në Tiranë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A., vjeç 52, banues në Tiranë, administrator i kompanie, pasi me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar pagën e sigurimet shoqërore dhe nuk ka nënshkruar kontratën e punës, shtetases B.D.. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.I., vjeç 29, banuese në Tiranë, administratore e nje kompanie pasi për një periudhë 2 mujore, nuk ka paguar pagat dhe sigurimet shoqërore të shtetases F.N,. Nenet 143/2, 170/a e 186 të Kodit Penal
3. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.Xh., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi për një periudhë 3-vjeçare, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekesh shtetasit H.L, vjeç 55, banues në Tiranë,. Neni 143/2 i Kodit Penal.
4. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin me iniciale A. U, banues në Tiranë, punonjës në administratën shtetërore, pasi bazuar në emisionin e transmetuar në një emison investigativ ka shpërdoruar detyrën, duke prodhuar e tregtuar produkte ushqimore jashtë standardeve. Neni 248 i Kodit Penal.
5. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.T, vjeç 33, banuese në Tiranë, përmbaruese gjyqësore private, pasi shtetasit P.D, banues në Tiranë, , me anë të mashtrimit, i ka marrë 300.000 lekë. Neni 248 i Kodit Penal
6. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian G.A, S.I dhe E.I, vjeç 52, 17 e 27, banues në Tiranë, administrator i një kompanie private, pasi nuk i kanë paguar pagën e sigurimet shoqërore dhe nuk i kanë nënshkruar kontratën e punës, punonjëses F.B vjeç 22, banuese në Tiranë,. Nenet 143, 180, 170/a e 25 të Kodit Penal.
7. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë në formë borxhi 1.141.500 lekë, shtetasit N.K, vjeç 80, banues në Tiranë, të cilat nuk i ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Më datë 07.07.2017, rreth orës 02:00, në rrugën "Medar Shtylla", pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali, në pronësi të shtetasit I. D., ka patur një shpërthim. Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet aty pranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z, vjeç 44, banues në Yzberisht, pasi  pranë “Astir” në rrugën ”Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat Punto”.Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 19, banues në Tiranë, pa leje drejtimi dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 56, banues në fshatin Kull, Durrës, me leje drejtimi, pasi  në rrugën “Dritan Hoxha”, Besimi duke drejtuar mjetin tip “Benz Vito”, është përplasur me ciklomotorin tip “Dayang”, drejtuar nga A.B, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B. I, vjeç 36, banues në fshatin Shën Vlash, pasi  në lagjen nr. 15 afër Universitetit të Ri, në  mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe iu bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar kapën shtetasin në kërkim dhe u procedua në gjëndje të lirë, shtetasi: B. U.44 vjeç, banues në Rahovec, Kosovë.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg dhe në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të këtij dënimi për një periudhë prove 2 vjet, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave” parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal. Ky shtetas u la i lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z, vjeç 23, banues në Durrës, , pasi rreth orës 19:45, në lagjen nr. 13,  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetet tip “Volkswagen”, të shtetasve B. J e B. J, vjeç 21 e 51, banues në Durrës e Tetovë, Maqedoni. Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E. Gj, vjeç 27, banues në Durrës, pasi , në aksin rrugor Plepa-Tiranë, afër fshatit Romanat, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Seat”, është përplasur me çiklomotorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin D. E, vjeç  44, banues në fshatin Likesh, Shijak, i cili është aksidentuar ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Neni 290/1 i Kodit Penal .
3. Më datë 08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për G. A, vjeç 41, banues në fshatin Xhafzotaj, Shijak, pasi më datë 07.07.2017, në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, për shtetasin S. K, vjeç 59, banues në Elbasan, pasi në vitin 2013, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi eurosh shtetasit S. M, vjeç 51, banues në fshatin Bujqës. Neni 143/2 i Kodit Penal
2. Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B. M, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi gjatë periudhës 2014-2017, ka mashtruar duke mos i paguar sigurimet shoqërore shtetasit E.M, vjeç 25, banues në Elbasan, i punësuar në biznesin e tij. Nenet 143, 180 e 181 të Kodit Penal.
3. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N. P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan, ish arkëtar i postës, pasi shtetasi H. M, vjeç 46, banues në fshatin Tregan, kallëzon se i ka përvetësuar përkrahjen sociale dhe kompensimin e energjisë elektrike. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 27.03.2017, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E.M. 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Berat - Urë Vajgurore, në vendin e quajtur duke drejtuar mjetin motoçikletë  është konstatuar nga shërbimet e policisë, i pa pajisur dhe me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 07.07.2017, Sektori i Qarkullimit Rrugor, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin: G.R 28 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin tip BMV, ka aksidentuar shtetasin D.Xh. 20 vjeç, banues në Berat, i cili si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

-------- Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për aksidentin rrugor te “Qafa e Koshovicës”, më datën 07.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.S, 48 vjeç, banues në fshatin Petovë, Fier, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290, 273 të Kodit Penal.

2. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër korrupsionit
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen A.Th, vjeç 40, banuese në Vlorë, mjeke specialiste pranë spitalit Rajonal, pasi më datë 04.07.2017, shtetasja A.T, vjeç 27, banuese në Panaja, ka bërë kallëzim se nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore vëllait, i cili është i sëmur prej një viti. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M. M, vjeç 30,  banues në Ukrainë, pasi në Sarandë duke drejtuar ‘’Piaggio’’, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi dhe bashkëshortja e tij K. Z. vjeç 31, banuese në Ukrainë, të cilët  pas ndihmës mjekësore u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin polak B.C, vjeç 38, banues në Poloni, pasi  në rrugën Syri i Kaltër-Sarandë, duke drejtuar motorrin, është aksidentuar bashkë me vajzën  M.C, vjeç 17, banuese në Poloni, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër korrupsionit
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N.T. dhe N.A, 56 e 50 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në Shëngjin, në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar disa persona të ushtrojnë aktivitet të paligjshme kundrejt ryshfetit. Nenet 259 e 248 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 08.07.2017, rreth orës 01:10, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në superstradë afër kryqëzimit të Treshit, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. L, është përplasur me fugonin, me drejtues shtetasin A. H, si pasojë janë aksidentuar pasagjeri A. P dhe një pasagjer e drejtuesi i fugonit, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.I, vjeç 59, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Salo Halili”, në kioskë iu gjetën e bllokuan 156 paketa me cigare, pa pullë fiskale. Nenet 180 e 178/2 Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër,  për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor",  parashikuar nga neni 290 i Kodit  Penal në ngarkim të shtetasit: G.M, 32 vjeç, banues në Dibër, pasi rreth  orës  17:00,  datë 07.07.2017  në vendin e quajtur "Malorja e fshatit Melan"  duke udhëtuar nga Peshkopia në drejtim të Maqellarës me automjetin tip "Lancia", ka humbur kontrollin dhe është përplasur lehtë me mjetin e Policisë tip "Land Rover" ku si pasojë e përplasjes u dëmtuan lehtë dy punonjësit  e policisë që ndodheshin në mjet shtetasi K.Sh,  dhe H.B, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, u larguan për në banesat e tyre, ndërsa  shtetasi G.M,  ndodhet i shtruar jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal Peshkopi.

II. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 06.07.2017, rreth orës 22:45, në rrugën automobilistike Ahmetaq- Rinas, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e disa sendeve të dyshuara si armë, tek një Resort, kanë marrë nje sasi lekesh tek recepsioni dhe janë larguar. Në momentin e vjedhjes në recepsion ka qenë recepsionistja. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Neni 139,25 KP.

III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për armë luftarake dhe municion, mbi tarracën e banesës të shtetases L.O, më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për këtë shtetase. Neni 278 i Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, rreth orës 06:35, në rrugën “Fuat Toptani”, shtetasi Gj.D, vjeç 31, banues në Tiranë, ka prerë damarët dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.
3. Më datë 07.07.2017, rreth orës 09:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  i kanë vjedhur biçikletën shtetasit me iniciale S. J, vjeç 17, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal .
4. Më datë 07.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi B. H, vjeç 64, banues në Tiranë, avokat, i dënuar me parë, pasi rreth orës 14:30, në rrugën “Shahin Toci”, tek Terminali i autobusëve, ka prishur qetësinë publike duke u konfliktuar me fatorinon e autobusit M. P, vjeç 38, banues në Farkë e Vogël, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë të rendit publik. Nenet 274, 237 e 236/2 të Kodit Penal.
5. Më datë 07.07.2017, rreth orës 18:00, shtetasja K.K, vjeç 40, banues në Sauk, ka bërë kallëzim se më datë 03.07.2017, është larguar nga banesa për në Kosovë me një person të panjohur, vajza A.K, vjeç 19, banuese me qera në Sauk. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
6. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. N, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi rreth orës 22:20, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të detyrës, ka fyer e kanosur me fjalë punonjësin e Policisë Rrugore. Neni 238 i Kodit Penal .
7. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I.D, vjeç 47, banues në Mjull-Bathore, Farkë, pasi nga specialisti i OSHEE-së është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike në banesë. Neni 137/1 i Kodit Penal .
8. Më datë 07.07.2017, rreth orës 13:18, në Sauk të Vjetër, duke punuar, shtetasen R.B, 43 vjeçe, e ka kafshuar gjarpri në këmbë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Informacion paraprak.
9.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.P, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 06.07.2017, rreth orës 16:00, në rrugën ”Ismail Qemali”, ka kanosur e fyer me fjalë shtetasen K.R, vjeç 27, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi me datë 06.07.2017, në rrugën ”Kavajës” ka plagosur lehtë me grusht e sende të forta, shtetasin E.K, vjeç 19 banues në Tiranë, si dhe ka shkatërruar sendet e servisit. Me cilësinë e provës materiale iu bllokua një thikë. Nenet 150, 89 e 279 të Kodit Penal.
3. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.R, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Imami”, sipër tarracës së një pallati ka ndërtuar një objekt, pa leje përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.
4. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 09.06.2017, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, i ka marrë me qera mjetin tip “Opel”, shtetasit A.B, vjeç 50, banues në Tiranë, të cilin e ka dëmtuar në Pukë dhe e ka braktisur. Neni 150 i Kodit Penal.
5. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 17, banues në Tiranë, pasite sheshi “Nënë Tereza”, ju gjet e bllokua 1.3 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
6. Më datë 08.07.2017, u arrestua në flagrance shtetasi A.L, vjeç 40, banues në UB Tiranë, pasi më datë 07.07.2017, rreth orës 22:00, është kapur duke vjedhur sende e objekte, në banesën e shtetases V.B, banuese në UB Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se, dyshohet të jetë autor dhe i dy ngjarjeve të ndodhura më parë.
7. Më datë 08.07.2017, rreth orës 04:20, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur njoftim për shpërthim përballë inxhinierisë së ndërtimit. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar një dyqan "fast food" i cili ishte i dëmtuar. Nga hetimet paraprake rezulton se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një rrjedhje të një impianti gazi, në kuzhinën e këtij "Fast Food-i". Grupi hetimor po punon për saktësimin dhe dokumentumin e ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 07.07.2017, rreth orës 08:00, në SQU, ka vdekur shtetasja F.B, vjeç 40, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila më datë 27.06.2017, ka ardhur nga spitali i Prishtinës për ndihmë më të specializuar, pasi kishte pësuar aksident rrugor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
2. Më datë 07.07.2017, gjatë natës në rrugën “Gjok Doçi”, kanë vjedhur bizhuteri me vlerë , në banesën e shtetasit B.H, vjeç 52. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni  134 i Kodit Penal.
3. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 37, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 07.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Z.A, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi R.J, vjeç 32, banues në Tiranë, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Dajtit, duke qenë inxhinier zbatues i nje firme ndertuese  është kapur duke punuar pa leje ndërtimi në një pallat. Neni 199/a i Kodit Penal.
3. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit N.J, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:20, në rrugën “Mahmut Allushi”  nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
4. Më datë 07.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Petro Cani”, në një garazh nëntokësor, janë vjedhur 4 goma të mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.H, vjeç 41, banues në Tiranë. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal .
5. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, E.K, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në ambientet familjare. Neni 130/a i Kodit Penal .
Komisariati i Policisë Nr. 5
6. Më datë 07.07.2017, rreth orës 12:00, shtetasi B.O, vjeç 56, banues në Kamëz, kallëzon se më datë 06.07.2017, rreth orës 17:00, në servisin e tij në Kamëz, i kanë vjedhur një pompë elektrike për serbatorët e automjeteve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal .
7. Më datë 07.07.2017, rreth orës 10:00, shtetasja L.J, vjeç 49, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 21.06.2017, në Kamëz, në butikun me kostume popullore, një shtetase, pasi ka lënë kartën e identitetit, i ka marrë me qera një kostum popullor, të cilin nuk e ka kthyer. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 143 i Kodit Penal .
8. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.K, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi më datë 05.07.2017, në Babrru në banesë, i ka vjedhur lekë babait S.K, vjeç 85. Neni 134 i Kodit Penal.
9. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.D, vjeç 34, banuese në Bathore, pasi rreth orës 13:00, në banesë, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal .
10. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.K, vjeç 40, banues në Bathore, drejtori i ndërmarrjes së ujësjellësit Kamëz, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka furnizuar me ujë disa banorë në Paskuqan. Neni 248 i Kodit Penal .
11. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.A, vjeç 81, banues në Paskuqan 2, pasi rreth orës 15:30, u konstatua se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
12. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.C, vjeç 65, banues në Paskuqan 2, pasi rreth orës 15:30, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal .
13. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.G, vjeç 51, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nuses së djalit, shtetases M.G, vjeç 27, banuese në këtë fshat, të cilës iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në ambientet familjare. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
14. Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.P, vjeç 33, banues në Bathore, pasi gjatë natës, në Mëzez, në oborrin e banesës, i ka vjedhur mjetin “Golf 3”, shtetasit A.Ç, vjeç 32. Neni 134 i Kodit Penal.
15. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.N, vjeç 53, banues në Kombinat, pasi rreth orës 20:00, në rrugën “Llambi Bonata”, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
16. Më datë 01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin  G. B, vjeç 15, banues në Kavajë, pasi më datë 30.06.2017, rreth orës 20:45, në Kavajë, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin me iniciale E. Z, vjeç 19, banues në Kavajë. Neni 89 i Kodit Penal.
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit H.F, i dënuar më parë dhe M.J, vjeç 52 e 29, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 2, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Nenet 89 e 90 të Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit, E.S e D.K, vjeç 39 e 43, banues në Durrës, pasi rreth orës 18:30, te rrethrrotullimi i plazhit në Golem, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
3. Më datë 08.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Th.K, vjeç 51, banues te shkëmbi “Kavajës”, i dënuar më parë, pasi më datë 07.07.2017, rreth orës 23:00,në plazhin e Golemit, ka plagosur lehtë me dru e grusht, shtetasit B.S, E.S dhe F.D, vjeç 27, 31 dhe 51, banues në Elbasan. Neni  89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 07.07.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D. R. 76 vjeçe, banuese në Durrës, pasi i biri, shtetasi D. K. 46 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669, dt.18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës në mardhënie familjare.
2. Më datë 07.07.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.D, vjeç 23, pasi i fejuari G.L, vjeç 31,Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.
3. Më datë  07.07.2017,u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për identifikimin e kapjen e tyre,sepse në orën 19:00,ka bërë kallzim, shtetasi F.G. 27 vjeç, banues në Sauk i Vjetër, i cili shpjegon se rreth orës 19:00, duke blerë disa sende në  market, në qëndër të fshatit Rrotull, Ishëm, janë afruar 4 persona të pa identifikuar, e kanë kanosur dhe goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas janë larguar. Neni 84, 90 Kodit Penal.
4. Më datë 07.07.2017, ora 01:00, në urgjencën e Spitali Rajonal Durrës ka ardhur i vetëgoditur lehtë me thikë, në bark, në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi P.C. 27 vjeç, banues në lagjen Nr.13. Shtetasi i mësipërm ka qenë në gjendje të dehur. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.07.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N.K. 45 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj, shtetasi J. K. 42 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji Nr 9669, datë18.12.2006. "Për masa ndaj dhunës në mardhënie familjare”.

Më  datë  07.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor,Krujë,per shtetasin G.Ç. 26 vjeç, banues në Fushë- Krujë,pasi ka ndërtuar një objekt pa leje,një kioskë me bazament betoni.Neni 199/a/1 Kodi Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G. L. 31 vjeç ,pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës së tij, shtetases E.D. 23 vjeçe. Neni 130/1 Kodi Penal.

Më datë 07.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.Ç. 44 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje, në fshatin Bilalas.Neni 199/a Kodi Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 07.07.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.Q., 20 vjeç banues në Elbasan, pasi në banesën e shtetasit K.T., 20 vjeç dyshohet të ketë vjedhur dy dyer alumini të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 I Kodit Penal.

2. Më datë 07.07.2017 në fshatin Hajdaran ka rënë zjarr dhe janë djegur 100 rrënjë ullinj 5 vjeçarë, në pronësi të shtetasve S.V., 50 vjeçe dhe B.P., 44 vjeç banues në fshatin Hajdaran. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin në kërkim M.B, vjeç 25, banues në fshatin Shalës Cërrik, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
1.Më datë 07.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan,për shtetasin P.D., 58 vjeç banues në fshatin Katjel, pasi në këtë fshat ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

2.Më datë 07.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan , për shtetasin K.H., 38 vjeç banues në fshatin Rrajc- Fushë, pasi në këtë fshat u konstatua duke ndërtuar një objekt banimi në tokën e tij,pa leje përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
1.Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.F, 38 vjeç, banues në Korçë (me detyrë roje në një Shoqëri Private të Sigurisë Fizike) si edhe D.N, 27 vjeç, banues në fshatin Voskop. Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 07.07.2017, në fshatin Polenë shtetasi A.F, në bashkëpunim me shtetasin D.N, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin një sasi karburanti, në mjetet e parkuara të gazsjellësit “TAP”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhja” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 e 25 dhe 134/2 të Kodit Penal.

2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për shtetasin E.H, 36 vjeç, banues në Korçë. Pasi në lagjen 13 , për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me grushta shtetasin A.G, 45 vjeç, banues në Korçë. Neni 90 i Kodit Penal.
3. Më datë 07.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H, 67 vjeçe, banuese në Korçë, pasi djali i saj shtetasi E.H, 47 vjet, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. 

4. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.F, 49 vjeç, banues në fshatin Barç-Korçë, pasi në Barç, për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin E.Ç, 21 vjeç, banues në Barç. Neni 89 e 277 i Kodit Penal.

5. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasin A.S, 56 vjeç, banues në Çiflig-Korçë. Pasi në Çiflig , për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen XH.XH, 30 vjeçe, banuese në Çiflig. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
1. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, 36 vjeç,pasi në banesë dyshohet se ka  ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes së tij  shtetases M.B, 27 vjeçe. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.07.2017, Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin: A.Z. 28 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit, me lidhje të paligjshme, në lavazhon në pronësi të tij. Gjithashtu kishte të punësuar dhe tre punonjës në mënyrë të paligjishme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i pa ligjshëm”, parashikuar nga nenet 159/b, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 07.07.2017, u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen V.B, 77 vjeçe, banuese në Fier, sepse nusja e djalit të saj, shtetasja F.B, 46 vjeçe, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.

2. Më datë 07.07.2017, ora 02:10, në lagjen Apollonia Fier, dyshohet se është hedhur nga dritarja e katit të nëntë të pallatit, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja S.B, 19 vjeçe, banuese në Kuçovë, (me banim të përkohshëm në Fier), e cila bashkëjetonte në këtë banesë me shtetasin E.Ç, 38 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim për ngjarje aksidentale.

3. Më datë 07.07.2017, u plotësua kërkesë - padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasin M.B, 69 vjeç, banues në Fier, sepse djali tij, shtetasi F.B, 42 vjeç, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij.

4. Më datë 07.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, 40 vjeç,  banues në fshatin Drenie, Fier, pasi në vëndin e quajtur "Hoxhara e Vjetër", Fier, është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip Benz,  në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Më datë 07.07.2017, ka shkuar e vetëhelmuar me bar miu në spitalin Lushnjë, shtetesja I.S, 19 vjeçe, banues në Lushnjë, e cila pasi ka marrë mjekim është larguar për në banesë. Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi më datë 04.07.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur një televizor plazma, në banesën e shtetasit S.R vjeç 65,. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.A, vjeç 34, banues në fshatin Shushicë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar 6 muaj burg, për dhunë në familje. Neni 130/a i Kodit Penal
3. Më datë 07.07.2017,shtetasi D. T., vjeç 08.01.2002, banues në Llakatund, kallëzon se më datë 06.07.2017, rreth orës 18:00, në Llakatund, i kanë vjedhur telefonin “Iphone 5S”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal
4. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi më datë 07.07.2017, rreth orës 06:30, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit P. C., vjeç 61, banues në lagjen “10 Korriku”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
5. Më datë 07.07.2017, rreth orës 03.38, në lagjen “Rilindja”, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht dera e banesës së shtetases M.Q, vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.
6. Më datë 07.07.2017, rreth orës 15:30, shtetasit A.XH, vjeç 64, banues në lagjen “28 Nëntori” me arsim të mesëm, i kanë marrë pranë banesës celularin “Iphone 6”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal
7. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi në orën 11:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, është plagosur lehtë me grusht e shkelma, shtetasi K.K, vjeç 35, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal
10. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi rreth orës 18:30, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E.M, vjeç 33, banuese në Selenicë, e cila në gjendje depresive, ka konsumuar detergjent "Açe’’.
11. Më datë 07.07.2017, rreth orës 07:40, është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kome, shtetasja A. K., vjeç 82, banuese në Borsh, e cila është rrëzuar nga shkallët e banesës. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
12. Më datë 08.07.2017, rreth orës 03:25, është dërguar nga familjarët në spital, shtetasi Ç.F., 70 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka goditur veten me thikë në bark dhe ndodhet në sallën e operacionit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
1 Në datë 08.07.2017, nga Sektori Për Hetimin e Krimit Ekonimik dhe Financiar në D.V.P Gjirokastër, u bë ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:
J. Zh., 38 vjeç, banues në Memaliaj.
A. Zh., 33 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ka lëshuar urdhërat e ekzekutimit të datës 04.07.2017 për ekzekutimin e vendimeve penale nr. 179 dhe 180 të datës 02.07.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ku është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “ Mashtrim” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
Masa e sigurimit për këta shtetas është caktuar pasi dyshohen se të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me persona të tjerë nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë lekesh  shtetasit E.K, banues në Gjirokastër. Shtetasin E.K, në datë 19.05.2014, persona të paidentifikuar kanë tentuar ta marrin peng, ndërsa babai i shtetasit të mësipërm, shtetasi H. K, në datë 15.02.2012 është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

2. Nga Seksioni i Policimit në Komunitet në datë 07.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.K, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti i saj shtetasi L.K, banues në Gjirokastër, në datën 07.07.2017, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të një firme private në Lezhë, sepse ka bërë kallzim shtetasi F.B. vjeç 36 , banues në Tiranë, se në fshatin Pllane - Lezhë, ka nje truall me çertifikate pronesie dhe më date 10.06.2017 ka shkuar tek ky truall, dhe ka parë, që ishin hedhur inerte dhe shkatërruar ndertesa nga kjo firmë. Neni 200 i Kodit Penal.

2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, per vlerësim si ngjarje aksidentale, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, është dërguar shtetasja K.U. vjeç 17 ,  e vetëhelmuar pasi kishte konsumuar një sasi ilaçesh qetësuese, dhe pasi ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Lezhë,është dërguar në Spitalin e QSUT Tiranë për një mjekim më të specializuar.

3. Më datë 07.07.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Lezhë, për vlerësim, pasi në urgjencën e spitalit Rajonal Lezhë, është dërguar në gjëndje të rëndë shtetasja K.V. 68 vjeçe, banuese në Pejë - Kosovë, pushuese në Shëngjin, e cila ka qenë në bregdet në plazh dhe në momentin që është futur në ujë është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. Është sjellë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë mjekim, ku më pas ka ndërruar jetë.

Komisariati i Policisë Kurbin
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për kultivimin e bimëve narkotike, më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin në kërkim H.D, vjeç 28, banues në fshat Laç,. Neni 284 i Kodit Penal.
2. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin Y.B.vjeç 36, banues Kurbin, sepse ka zaptuar një sipërfaqe toke prej 1500m2, e cila është fond pyjor në administrim të Bashkisë Kurbin, duke e rrethuar me tel, dhe pasi ka dëmtuar pylli , ka mbjelle 204 pemë. Neni 200 dhe 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lezhë, për shtetasin T.H.vjeç 48 , banues në Mirdite, sepse është kapur nga sherbimet e policise, duke drejtuar mjetin tip IFA, të ngarkuar me 7 m3 lëndë drusore, pa dokumente përkatëse. Neni 205 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
1. Më datë 06.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të planit të masava për kontrollin e territorit, në vendin e quajtur “Linzë”, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan në dy parcela me sipërfaqe 90 m2, me gjithsej 103 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: Gj. T. 31 vjeç, banues në fshatin Palaj Njësia Administrative Shosh, Shkodër, Gj. T. 44 vjeç, banues në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër dhe F. K. 20 vjeç, banues në fshatin Palaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, për të cilët u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
2. Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases N. K. 62 vjeçe, banuese në lagjen “Kongresi Permetit” Shkodër sepse në oren 23:00, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e saj. Neni 137 i Kodit Penal.
3. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin I. Sh, 52 vjeç, banues në fshatin Gradec bashkia Malësi Madhe, sepse ne ora 12.00 në fshatin Pulaj Njësia Velipoje Shkodër, po bente nje shtese ne banesen e tij ne katin e parë , pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.
4. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P. K, 42 vjeç, banues në fshatin Bardhaj njësia Rrethina Shkodër, sepse në fshatin Pulaj Njësia Velipoje Shkodër, po ndertonte një objekt, pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.
5. Më datë 07.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M. L, 27 vjeç, banues në fshatin Sektor Njësia Velipojë Shkodër, sepse në fshatin Pulaj Njësia Velipojë Shkodër, po ndertonte shtese kati dytë, pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.
6. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pa autor për “Ndërtimi i paligjshem” sepse  ne rrugen Nr. 3, në fshatin Pulaj Njësia Velipojë Shkodër, po ndertohej nje objekt nje katesh, pa lejet përkatëse. Në momentin e konstatimit në objekt nuk ka patur asnjë person. Neni 199/a i Kodit Penal.
7. Më datë 07.07.2017, në fshatin Reci Ri Njësia Velipoje Shkodër, ka rënë zjarr në oborrin e stallës të shtetasit P. F, 57 vjeç, ku është djegur baza ushqimore e bagtive dy kavaleta me bare të thatë. Dyshohet se shkaqet e renies së zjarrit janë aksidentale. Neni 151 i Kodit Penal.
8. Më datë 07.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit P. M, 40 vjeçe, banues në lagjen “Manush Alimani”, dhe B.M., 46 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, sepse në ora 16.00 në lagjen “Vojo Kushi” rruga Lekë Dukagjini, u konstatua se kanë bërë shtesë në pallatin e tyre, pa lejet përkatëse. Nuk u bë i mundur kontaktimi me personat dhe u shpallën në kërkim policor. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës
Më datë 07.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , për shtetasin M. K , 25 vjeç, banues në fshatin Koman bashkia Vau Dejës , sepse në orën 10.00 , në kalaten e liqenit te Komanit, për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me grushta shtetasin M. K, 22vjeç, banues në fshatin Berishë njësia Iballe bashkia Fushë Ares. Neni 84,90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1. Më datë 07.07.2017, u ndalua shtetasi B. C, 50 vjeç banues në Malësi Madhe, sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër me shkresë Nr.613/2 datë 06.07.2017, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të “Vepra të turpshme”. Neni 108/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
1. Me datë 07.07.2017, specialistët të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Kukës, filluan procedimin penal, në mungesë ndaj shtetasit, B.B., 46 vjeç, banues në fshatin Kolesjan. Procedimi penal ndaj tij filloi pasi, kanë bërë kallëzim specialistët të Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Kukës, shtetasit, P.S., 48 vjeç, banues në Kukës, K.K., 51 vjeç, banues në Shkinak, Kukës, dhe shtetasi V.R., 27 vjeç, banues në Qinamak, Kukës, se më datë 06.07.2017, shtetasi B.B., në vendin e quajtur “Laku i Dardhës”, Kolesjan, ka prerë 10 m³ dru zjarri pa leje. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan drutë. Po punohet për kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve", parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
1. Në fshatin Kovashicë njësia Administrative Maqellarë, Dibër, ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit  Y.V, 57 vjeç, ku është djegur baza ushqimore, dhe disa materiale të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Dibër si "Ngjarje aksidentale".

2. Në vijim të komunikatës datë 31.05.2017, që bënë fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasit  A.D, më datë 07.07.2017, nga Shërbimet e Policisë u kap shtetasi në kërkim dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, në gjendje të lirë për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje", për shtetasin D.N, 24 vjeç, banues në njësinë Administrative Fushe-Alie Dibër.

3. Në vijim të komunikatës Nr. 184, që bën fjalë për kultivimin e bimëve narkotike, më datë 07.07.2017, u referuan materialet për shtetasin A.M,. Neni 284 i K.P.

Komisariati i Policisë Mat
Në Komisariatin e Policisë Mat, me datë 07.07.2017, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja E.L, 27 vjeçe, banuese në qytetin e Burrelit, ku ka kallzuar se me datë 27.06.2017 rreth orës 20:00 duke u shkarkuar një kamion me ndihma  humanitare pranë magazinës, është vjedhur një lavatriçe. Policia po punon për identifikim dhe kapjen autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Vjedhje", neni 134 i Kodit Penal.
VI. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit  A. A dhe J.M, vjeç 18 e 29, banues në Gramsh, pasi rreth orës 17:00, në Rinas në dalje, ju gjetën një kartë identiteti e një kartë shëndeti, të falsifikuara. Nenet 186 e 189 të Kodit Penal
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
U bë bllokimi i një mjeti lundrues “Motorr deti pronë e shtetasit E. H. banues në Durrës. Mjeti u kostatua në orën 10:00, në det, në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit". Bllokimi i mjetit u bë, pasi u konstatua jashtë vendbazimit të motorrave të detit, dhe nga kontrolli rezultoi se pronari i mjetit nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë dhe çertifikimin e mjetit lundrues në SPK Durrës, përgjegjës për territorin. Bazuar në ligjin nr.8663.dt.18.09.2000, neni 13 pika1, neni 28 pika1, u bë bllokimi i mjetit në vendbazimin e mjeteve lundruese të SPK Durrës. Për veprime të mëtejshme i kaloi Sektorit të hetimit në DVKM Durrës.


Gjithashtu u bë bllokimi i një mjeti lundrues “Motorr deti pronë e shtetasit E. D. banues në Tiranë. Mjeti u konstatua në orën 17: 00., në Qerret, Kavajë. Mjeti u bllokua pasi i kishte mbaruar afati i çertifikatës së përdorimit, shkelje e parashikuar në ligjin nr.8663.dt.18.09.2000, neni 13 pika 4, neni 29 pika 1. U bë bllokimi i mjetit në vendbazimin e mjetve lundruese të SPK, Durrës.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 07.07.2017 nga shërbimet e policisë në PKK Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike M.B., 25 vjeç banues në fshatin Shalës Cerrik. Ky shtetas do të ndiqet në gjëndje të lirë. Neni 137 i K.Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 07.07.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, filluan procedimin penal ndaj shtetasit, V.N., 42 vjeç, banues në Pukë, pasi më datë 22.06.2017, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në afërsi të PKK Morinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror", parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.



Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...