Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Më datë 06.07.2017, në fshatin Pirogosht, Skrapar, në një siperfaqe me shkurre, ka rënë zjarr. Në vendin e ngjarjes, janë forcat e PMNZSH dhe dy specialistët e policisë të zonës. Punohet për shuarjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Më datë 05.07.2017, në afërsi të fshatit Radostin Vadhiz, ka rënë zjarr ku janë djegur 6 ha me shkurre e 170 rrënjë ullinj, të shtetasve S.M, A.R e A.L, vjeç 53, 67 e 54, banues në Radostin Vadhiz. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Më  datë 06.07.2017, në kurorën e qytetit Sarandë, ka rënë zjarr ku digjen shkurre dhe mes tyre 30 pisha. Në vend janë shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit. Punohet për fikjen e zjarrit dhe kapjen e autorit. 

Më datë 06.07.2017, në fshatin Armen, Selenicë, ka rënë zjarr me përmasa të konsiderueshme dhe rrezikohet një stan me bagëti të imta. Në vendin e ngjarjes u dërguan shërbimet e policisë, shërbimi zjarrfikës, banorët dhe përfaqësuesit e njësisë vendore. Zjarri u fik në orën 18:00, ku janë djegur shkurre e pjesërisht 4-5 rrënjë ullinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Më datë 06.07.2017, në fshatin  Mali i Jushit, Vau Dejës, në vendin e quajtur Hoten, vazhdon  zjarri ku po digjet pylli me shkurre. Zjarri është afruar rreth 100 m larg banesave. U njoftua emergjenca, janë dërguar zjarrfikëset dhe shërbimet e policisë. Në vendin e zjarrit kanë arritur e forcat e ushtrisë. Zjarri u fik pa probleme.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tirane

Seksioni për pastrimin e parave

Më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.A, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar 4 vjet burg, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Neni 287 i Kodit Penal. 

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 06.06.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec , për shtetasen M.E, vjeç 27, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen 2 Pogradec, në nje farmaci ka ushtruar aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe ka punësuar një punonjëse  të pa siguruar. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.G, vjeç 35, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.T, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova“,pranë një lokali shtetasi B.G u konstatua duke tregtuar cigare pa pullë fiskale, ku me cilësinë e provës ju bllokuan 309 paketa e 13 qese me duhan ndërsa shtetasi L.T kamerier i nje lokali dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme të B.G. Nenet 149/a, 178, 180 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi ne rrugën “Grigor Heba”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G, vjeç 21, pasi në rrugën ‘‘Aleksandër Mojsiu“, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang“. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 28, banues në Fier, pasi në Yrshek, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar biçikletistin B.M, vjeç 45, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.J, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, duke drejtuar motorin tip “Piaggio” është përplasur me mjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin E.D, vjeç 29, banues në Tiranë, si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“, më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 23 banues në Kodër, Kamzë. Neni 109/b i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.G, vjeç 56, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në lagjen ‘’4 Shtatori’’ Ura Vajgurore, u konstatua duke punuar në lokalin Bar Kafe, i cili rezulton subjekt i pezulluar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.B, vjeç 53 banues në Fier, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë nje sasi lekesh, shtetasit S.V, vjeç 67. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, shtetasja A.B, vjeç 51, banuese në Fier, kallëzon se në lagjen “Konferenca e Pezës”, në dyqan, një shtetas i ka dhenë një kartëmonedhë të prerjes 100 Euro të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Tepelenë.

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 23 Kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva në një tunel në afërsi të fshatit Turan, Tepelenë.

Në bazë të informacioneve të marra rrugë policore se në një tunel në afërsi të fshatit Turan kishte lëndë narkotike, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin Tepelenë është ushtruar kontroll në këtë tunel.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë ambjent u gjetën tre fuçi plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike ishte 23 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autor/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Gjirokastër.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale "Kontraband me mallra të tjera".

Nga specialistët e sektorit për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar u arrestua në flagrancë shtetasi:

E.GJ 55 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në afërsi të fshatit Jorgucat, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësin e provës materiale një sasi e konsiderueshme mish derri, sallam dhe disa goma të përdorura pa dokumentacion përkatës, të cilat i kishte futur nëpërmjet Degës Doganore Kakavije.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.J, vjeç 35 e 58, banues në Laç dhe Mamurras, Kurbin, pasi dyshohet se në Mamurras, A.S duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip  “Lifan”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga P.J, për pasojë, është dëmtuar pasagjerja e motorit shtetasja E.D, vjeç 21, banuese në Burizanë, Krujë,e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Në vijim të komunikatës datë 01.07.2017, që bën fjalë përaksidentin në gjendje të rëndë të shtetasit  J.Z, më datë 06.07.2017, ka gjetur vdekjen në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.E, vjeç 49, banues në Shkodër, pasi në rrugën Fundi Xhabiej, Shkodër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin autobus, tip Daimler”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.XH, vjeç 86, banues në Farkë, pasi dyshohet se u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.S, vjeç 51, banues në Vlorë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në autobusin e Unazës ka tentuar t’i vjedh portofolin me lekë, shtetasit M.G, vjeç 61, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.ZH, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Ali Visha”, ka vjedhur 3 telefona celularë në banesën e shtetasit B.L, vjeç 27. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06.07.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e arrestuar GJ.S, vjeç 51, banues në fshatin Babicë, Vlorë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në autobusin e linjës së Unazës, ka vjedhur portofolin, me disa dokumente dhe lek, shtetases K.R, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.T, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Stermas, për shkak të detyrës si gazetar investigativ, ka goditur me sende të forta shtetasin G.A, vjeç 33 banues në Tiranë. Nenet 237 dhe 285/b të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në rrugën “Sali Nivica”, mbi tarracën e banesës së saj shtetësia L.O, vjeç 77 banuese në Tiranë, ka gjetur një çantë dhe brenda në të gjendeshin, 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 43, banuese në Tiranë, dhe 2 fëmijëve të tyre D.M dhe M.M, vjeç 21 dhe 18, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Tiranë

Paraprake

Më datë 07.07.2017, rreth orës 02:00, në rrugën "Medar Shtylla", pranë gjeneratorit të energjisë elektrike të një lokali, në pronësi të shtetasit I. D., ka patur një shpërthim.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Shkodrës”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje, në objektin në pronësi të shtetasit G.D, vjeç 33 banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases XH.A vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit e mirëbesimit, i ka marrë nje sasi Euro, shtetasit E.P, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit T.A vjeç 84, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me vetëgjyqësi i ka ndërruar bravën e derës dhe nuk e ka lejuar të hyje në banesë, vajzën e ish bashkëjetueses E.G, vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale  “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 29 banues në Tiranë. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 24, banues në  Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Zogu i parë”,  tek nje maternitet ka thyer xhamat e korridorit të spitalit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasitG.D, F.D N.K dhe Z.K, vjeç 47, 66, 78 dhe 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”,   janë konfliktuar fizikisht me njëri–tjetrin, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.N, vjeç 24, banues në Laç, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, ka kanosur me fjalë për jetën shtetasin A.S, vjeç 66, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.T, vjeç 29, banuese në Tiranë, inxhiniere e firme private, pasi dyshohet se në rrugën  “Siri Kodra”, gjatë prishjes së një objekti ekzistues nga kjo firme është dëmtuar muri rrethues i banesës së shtetasit I.Q, vjeç 55 banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale  “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.H, vjeç 42 banues në Tiranë.  Nenet 110, 102 dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 06.07.2017, gjatë natës, në Kamzë, në rrugën “Pekin”, në oborrin e banesës, shtetasit A.Q vjeç 30, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Babru, ka tentuar të vjedh banesën e shtetases P.H, vjeç 61. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.G e S.B, vjeç 35 e 22, banues në fshatin Bërxull e në Tiranë, pasi dyshohet se në Fushë-Mëzez, në ambientet e nje lokali janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M.K, vjeç 24 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Loni Ligori”, ka goditur me grusht dhe sende të forta, shtetasin D.P, vjeç 30 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.M, vjeç 19, banues në Fushë Mëzes Kashar, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Loni Ligori”, ka vjedhur banesën e shtetasit A.K vjeç 51, banues në Tiranë, ku ka marrë disa varëse floriri dhe 2 ora dore. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në rrugën “Ismail Qemali”, shtetasja A.B vjeç 48, është konfliktuar, me administratorin e pallatit, shtetasin F.M, vjeç 56 banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin L.K, vjeç 23 banues në fshatin Zhabjak,  pasi dyshohet se i ka dëmtuar me bagëtitë fidanë plepi, në parcelën e bashkëfshatarit R.B, vjeç 58. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi D.K, vjeç 29, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim RR.H, vjeç 77, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, në lagjen Nr 13, kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “BMV”, në pronësi të shtetasit F.K, vjeç 41, banues në Kosovë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.P, vjeç 36, banuese në Durrës, administratore e një rrobaqepësie në Manëz, pasi dyshohet se nuk i ka paguar rrogën e muajit Maj, shtetases A.M vjeç 34. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.D vjeç 37, pasi dyshohet se kunata V.D, vjeç 49 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se gjatë gatimit me bombol gazi, është djegur shtetasja A.X, vjeç 42, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K vjeç 43, banues në fshatin Hamalle, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në Sukth, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasja R.C, vjeç 15, e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën .Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99/22 Kodit Penal.

Më datë 07.07.2017, në fshatin Xhafzotaj, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetasja S.Ç, vjeç 24 dhe më pas ka vdekur në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 06.07.2017, në territorin e Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Malësi e Krujës, në fshatin Cudhi Zall, në vendin e quajtur “Rreze Malit Kavajë”, ambient i hapur i pyllëzuar, pronë publike, territor i Komisariatit Policisë Krujë, në 2 parcela  gjatë kontrollit u gjetën të mbjella dhe asgjësuan 78 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.S vjeç 33 banues në Krujë, pasi dyshohet se  në Krastë, ka ndotur ambientin, duke djegur sende në një furrë gëlqereje. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 61, banues në Krujë, pasi dyshohet se në Krastë,  duke djegur goma e sende të tjera në një furrë gëlqereje, ka ndotur ambientin dhe si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa pemë. Nenet 151 e 201 të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q, vjeç 35, banues në Durrës, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor e Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D, banues në Krujë, administrator i nje firme private pasi dyshohet se në, Fushë Krujë shtetasi A.Q duke drejtuar një vinç tek pallati në ndërtim i firmës i ka rënë një kovë me elemente hekuri në kokë punëtorit të firmës shtetasit A.Ç, banues në Krujë, i cili ka gjetur vdekjen. Neni 289 Kodit Penal.

Krujë,  më 07.07.2017.

Informacion paraprak.

Më datë 06.07.2017, rreth  orës 22:45, në rrugën automobilistike Ahmetaq- Rinas, dy persona të maskuar ku dyshohet  nën kërcënimin e  armës, tek një Resort,  kanë marrë nje sasi lekesh tek recepsioni dhe janë larguar.

Në momentin e vjedhjes në recepsion ka qenë recepsionistja.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen V.D, vjeç 49 pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës L.D, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 06.07.2017, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka rënë zjarr dhe është djegur dera e jashtme e banesës  së shtetasit B.G vjeç 51. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen D.B, vjeç 30, banuese në fshatin Dragostujë, Librazhd, pasi dyshohet se, në ambientet e paraburgimit Metalurgji, gjatë takimit me bashkëshortin i paraburgosur, ju gjet një celular marka “Samsung”, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 324/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.LL, vjeç 68, banues në lagjen Shënkoll, pasi dyshohet se te banesa, u konstatua duke kryer një ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.B, vjeç 56, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ka kundërshtuar punonjësit e Inspektoratit të mbrojtjes territorit, të cilët po zbatonin një leje ndërtimi dhënë shtetasit G.P, vjeç 47 banues në Elbasan. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në fshatin Seferan, shtetasit  A.K, F.K dhe M.D, vjeç 61, 56 dhe 6, banues në Seferan duke lëvizur në rrugë  me karrocë e tërhequr me kafshë, kanë rënë në një kanal, janë dëmtuar e ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për prerje të paligjshme të pyjeve dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.B, vjeç 23, banues në fshatin Bardhaj. Nenet 205 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017,  u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit M.K dhe  D.L, vjeç 55 dhe 67, banues në  fshatin  Zabzun, pasi dyshohet se  në Zabzun, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit B.T dheV.T, banues në  Cërrik, pasi dyshohen si autor të djegies nga pakujdesia të 2-3 dynym  shkurre ndodhur më datë 05.07.2017, në fshatin Kukuçov. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.K vjeç 54, banues në Miras, pasi dyshohet se më datë 01.07.2017, tek Ura e Vidohovës, ka  goditur me sende të forta, shtetasin  G.M, vjeç 37, banues në Miras. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Kolonjë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe

arestimin e shtetasit :

GJ.H, 41 vjeç, banues në fshatin Drenovë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas më datë 30.06.2017, në fshatin Milec-

Ersekë, i ka vjedhur shtetasit A.T, 64 vjeç, 3 bagëti të trasha, të cilat 41-vjeçarit, iu gjetën

e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në fshatin Drenovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja”

parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 29 banues në Mbreshtan, pasi dyshohet se për një periudhë prej 5 muajsh, ka përndjekur duke i krijuar gjendje frike dhe ankthi shtetases N.Q, vjeç 26, banues në Shegas, Kuçovë. Neni   121/a  i Kodit Penal.

Në vijim të ngjarjes, që bënë fjalë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.R, vjeç 26, banuese në fshatin Poshnje Ura Vajgurore. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 05.07.2017, në afërsi të fshatit Radostin Vadhiz, ka rënë zjarr ku janë djegur 6 ha me shkurre e 170 rrënjë ullinj, të shtetasve S.M, A.R e A.L, vjeç 53, 67 e 54, banues në Radostin Vadhiz. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.B, vjeç 51, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti F.B vjeç 55 ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit K.S, vjeç 48 banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se tek “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin M.H, vjeç 87 banues në fshatin Zhupan,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.

Më datë 07.07.2017,  në lagjen “Apolonia”, është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja S.B, 19 vjeçe, banuese në fshatin Perondi Kuçovë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në

flagrancë shtetasin:

V. T., 43 vjeç

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta në prezencë të fëmijëve të

mitur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases

D.K, 23 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për

veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin B.S, vjeç 61, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, pasi dyshohet se është konstatuar duke ndërtuar një banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin B.M, 55, banues në fshatin Ngraçan, pasi dyshohet se në Ngraçan, në banesë, nga punonjësit e OSSHE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.XH, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia 2”, me vetëgjyqësi, nuk i ka dhënë çelësat e dyqanit që ka shitur me kontratë, shtetasit M.Q, vjeç 64, banues në Novoselë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, gjatë natës, në fshatin Mavrovë, është vjedhur banesa e shtetasit F.O, vjeç 69, banues në Vlorë, ku kanë marrë sende të ndryshme me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.Z, vjeç 39, banues në Vlorë, i cili ndodhet në burg për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se më datë 05.07.2017, në banesë, nëna E.Z, vjeç 61 ka gjetur një granatë dore mbrojtëse me ndezës, e cila u bllokua me cilësinë e provës. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.D, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.07.2017, në Qafën e Llogorasë, u konstatua se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur sende me vlerë  në banesën e shtetasit F.O, vjeç 62.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, shtetasja SH.M vjeç 32, banuese në Vlorë, kallëzon se nga data 16.06.2017, bashkëshorti M.M, vjeç 39, ështe larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin XH.D, vjeç 62 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.07.2017, ka kanosur shtetasin A.S, vjeç 56, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Vlorë

Vijojnë kontrollet e territoreve për goditjen dhe parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ka asgjësuar 41 bimë Cannabis Sattiva, në fshatin Lepenicë.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Më datë 06.07.2017, Policia e Vlorës gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën veri-perëndimore në  fshatin Lepenicë, Bashkia Selenicë, në një zonë të pyllëzuar, ka konstatuar 5 parcela të vogla të  mbjella 41 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e kryera, autori i dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre dyshohet se është shtetasi:

A.S, 52 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Vlorë

Policia ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit të mëposhtëm për vjedhje:

E.D 35 vjeç, banues në Fier.

Policia ka bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas, nga hetimet e kryera ka rezultuar se

është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 06.07.2017 në zonën e Orikumit, ku

bëhet fjalë për vjedhjen e një rimorkio, në pronësi të shtetasit L.B., 68 vjeç, banues

në Orikum.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni

134 i Kodit Penal.

Në datë 06.07.2017, shtetasja D.B, vjeç 53, banuese në Vlorë, kallëzon se, në lokalin e vajzës, në Zvërnec, ku edhe punon, më datë 05.07.2017, i kanë vjedhur celularin e markës “Microsoft”. Punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 06.07.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit S.V dhe S.I, vjeç 44 dhe 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 04.07.2017, në Ksamil, në  vendin e quajtur “Tre ishujt”, kanë ndërtuar 3 platforma me tubo metalike dhe dërrasa, dhe i kanë mbushur me krevate plazhi dhe çadra dielli. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në fshatin Janjar, Konispol, u konstatua se kanë vjedhur 1 televizor, në banesën e shtetases S.A, vjeç 63, e cila ndodhet në Greqi. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në lagjen nr. 3, në vendin e quajtur ”Kurora e qytetit”, ka rënë zjarr, ku është djegur 1 hektar kullotë dhe 30 pisha të djegura pjesërisht. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së  zjarrit, identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.F vjeç 57, banues në fshatin Dukaj, pasi dyshohet se në ish depon e rezervave shtetërore në përdorim, është gjetur 1 armë gjahu teke tip “Vajkan”, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin  I.SH, vjeç 79, banues në fshatin Podgoran, Këlcyrë,  pasi dyshohet se ka ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06.07.2017, në Zajmen, është gjetur nga familjarët e vetëvarur në një kasolle, shtetasja P.LL vjeç 80 nga depresioni për të cilin mjekohej. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 99 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin N.P, vjeç 39, banues në Zajmen, Lezhë, pasi dyshohet se në Milot, u kap, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, të ngarkuar me 5 m3 lëndë drusore, pa dokumente përkatëse. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dëmtimin ederësbanesës së shtetasit B.Z, më datë 06.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.XH, vjeç 30, banues në Gjormë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në një zonë pyjore përballë me lagjen “Kuqna”, në fshatin Lester, Milot, Kurbin, në një sipërfaqe toke janë konstatuar të mbjella 31 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasin V.N vjeç 42, banues në Selitë, Kurbin, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë të planëzuara, në fshatin Selitë, Milot, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar në 1 parcelë toke nga një rezervuar uji në pronësi të shtetasit V.N, u konstatuan 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin P.GJ, vjeç 67, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi dyshohet se në Reps, me vetëgjyqësi, ka vendosur një shirit në hyrje të nje karburanti në administrim të shtetasit GJ.N, vjeç 49 banues në Rrëshen. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim, pasi dyshohet se në bregdetin e plazhit Velipojë, ka vdekur shtetasi R.R vjeç 70, banues në fshatin Bërdicë e Mesme. Nga veprimet e kryera  rezulton se, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe familjarët kanë deklaruar se ishte me probleme shëndetësore.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se në fshatin Boriç i Vogël, ka rënë zjarr në oborrin e banesës së shtetasit A.K, vjeç 39, ku është djegur baraka në të cilën nuk banojnë persona.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.SH, vjeç 33, banues në fshatin Gjallicë, pasi dyshohet se në fshatin Shtiqen, në vendin e quajtur “Mali i Beqës”, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, shtetasi G.O vjeç 47, banues në Kukës, duke rregulluar tënden e kamionit te tij aksidentalisht ka rrëshqitur, është dëmtuar nen kujdesin e mjekeve. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor pasi dyshohet se në Lugje, Njësia Administrative Zalldardhë, në vendin e quajtur “Hurdha e Thiut”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Dibër, me informacion policor, u gjetën të kultivuara 104 dhe asgjësuan 93 bimë narkotike Cannabis  Sativa. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 bimë. Nenet 284/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.S, vjeç 53, banues në fshatin Brezhdan, pasi dyshohet se në Brezhdan, në token e tij, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 31.06.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin  A.A, vjeç 27 banues në fshatin Vakuf. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Në vijim të komunikatës datë 29.06.2017, që bënë fjalë për veprën penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 06.07.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin E.B, vjeç 23, banues në fshatin Karicë.Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.F, vjeç 57, pasi dyshohet se bashkëshorti R.F, vjeç 54, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Mat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A.Ç, vjeç 41, banues në fshatin Aramenas, Fushë Krujë, pasi dyshohet se në P K K Rinas, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës nje sasi eurosh të pa deklaruara. Neni 179 i Kodit Penal.

Më datë 06.07.2017, në PKK Rinas, u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar V.S vjeç 56, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Firences, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Bashkëpunim kriminal me qëllim trafik droge“. Neni 110 i Kodit Penal Italian.

Më datë 06.07.2017, u ekstradua shtetasi në kërkim ndërkombëtar kosovar SH.B, vjeç 45 banues në Kosovë, pasi Prokuroria e Vjenës, Austri, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake dhe eksplozivëve” dhe “Vrasja, mbetur në tentativë”. Shtetasi SH.B ju dorezua oficerëve të eskortës Interpol Vjena.          

Rinas

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë .

Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen 4 shtetas për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave", parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.

Konkretisht:

U arrestua në flagrancë shtetasi E.R vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në PKK Rinas, ju gjet një kartë identiteti italiane dhe një kartë sanitare italiane, që dyshohen të falsifikuara.

R.M, vjeç 37, banues në fshatin Cukalat, Berat, pasi në aeroport Rinas, ju gjet një kartë identiteti e falsifikuar.

U.M dhe A.M, vjeç 27  dhe 38, banues në Gruemirë, Shkodër pasi në PKK Rinas, A.M iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuara, me fotografinë e U.M.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 06.07.2017, në SPKM Port, u kap shtetasi në kërkim RR.H vjeç  77, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka denuar 1 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  M.P, vjeç 27, banues në fshatin Pajovë, Peqin, pasi dyshohet se në PKK Port, u kap me një pasaportë të vjedhur, të cilën ka tentuar ta përdorë me ngjashmëri për të udhëtuar në Itali. Nenet 189 dhe 134 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Qafë-Thanë

Më datë 06.07.2017, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në

dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

H.D 28 vjeç, banues në Laç.

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, lidhur me një ngjarje

të ndodhur më datë 30.06.2017 në fshatin Lester, të rrethit Kurbin.

Veprimet e mëtejshme të rastit, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kurbin.

Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.H, vjeç 29,  banues në Grabian, Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 30.06.2017, në fshatin Kapshticë, Devoll, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë

Më datë 06.07.2017,  në PKK Qafë Botë, u kap shtetësia M.Q, vjeç 49, banues në Tiranë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 06.07.2017, në PKK Muriqan, u kap shtetësia A.M vjeç 25, banuese në Elbasan, e shpallur në kërkim, për largim nga banesa.

Më datë 07.07.2017, në PKK Murriqan, u kap shtetasi në kërkim B.U, vjeç 44, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën  e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave". Neni 189/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...