Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 prill 2017

Policia e Shtetit. 1Drejtoria PPSH.1
Dorëzimi i armëve:
Vijon masivisisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Prej datës 14 Janar, në të gjithë vendin janë dorëzuar 1341 armë zjarri, 439.415 fishekë, 1138 krehëra , 1377 granata ofensive dhe difensive, 1038 ndezësa, 1057 kapsolla detonatore dhe elektrike, 74 predha artilierie e kundërtank, 45 kallëpe tritoli, 11 mina, 2 kundër ajror, fitil zjarrpërcjellës (m), 1 flakëhedhëse, 1 kuti lëndë helmuese.

Konkretisht në Qarqet:

Qarku Tiranë:
Janë dorëzuar 216 armë zjarri.

Qarku Durrës:
Janë dorëzuar 162 armë zjarri.

Qarku Shkodër:
Janë dorëzuar 153 armë zjarri

Qarku Fier:
Janë dorëzuar 142 armë zjarri.

Qarku Dibër:
Janë dorëzuar 118 armë zjarri

Qarku Berat
Janë dorëzuar 95 armë zjarri

Qarku Kukës:
Janë dorëzuar 93 armë zjarri.

Qarku Korçë:
Janë dorëzuar nga qytetarët 91 armë zjarri

Qarku Elbasan
Janë dorëzuar nga qytetarët 90 armë zjarri

Qarku Vlorë:
Janë dorëzuar nga qytetarët 66 armë zjarri

Qarku Lezhë:
Janë dorëzuar nga qytetarët 59 armë zjarri

Qarku Gjirokastër :
Janë dorëzuar nga banorët 56 armë zjarri.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata që dorëzuan vullnetarisht armët dhe municionet luftarake.

Falënderon nxënësit e shkollave dhe studentët për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë nismë me qëllimin e vetëm, krijimin e një ambienti sa më të sigurtë

Policia e Shtetit dhe një herë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 03.04.2017, shtetasi K.S, vjeç 65, banues në Tiranë, kallëzon se nga një kartë bankare më datë 20.03.2017, jashtë vendit me anë të mashtrimit kompjuterik janë tërhequr disa herë një sasi eurosh. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.S, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 16.03.2017, që bën fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 04.03.2017, u ndalua shtetasi R.K, vjeç 27, banues në Durrës. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Manëz, në vijim të zbatimit të planit të masave për evidentimin dhe kontrollin e serave, tunele, Ish-Rezerva Shtetërore dhe në çdo ambjent tjetër të mundshëm, ditën e djeshme kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 35 kg Cannabis Sattiva. Më datë 03.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Armadh, Durrës , në banesën e shtetasit B.Ç u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva dhe
• 43 fishekë model 56.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të banesës, shtetasit:
•B.Ç. 46 vjeç, banues në Armadh, Durrës.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale ”Moskallëzim krimi” në ngarkim të shtetasve:
• A.N. 25 vjeç, banuesnë Bathore, Tiranë;
• B.N. 17 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe ”Moskallëzimi i krimit”parashikuar në nenet 283/1, 278/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.B, vjeç45, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në një bankë të nivelit të dytë, duke i falsifikuar firmën, shtetases M.B, vjeç 43, ka marrë një kredi në emër të saj. Nenet 186 e 143  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.M, vjeç 45, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt “.  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin L.H, vjeç 57, banues në fshatin Luz, Krujë, pasi dyshohet se, në Luz, duke drejtuar motorin tip “Piaggio”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin B.T, vjeç 54, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 26, banues në Peqin, pasi, në Peqin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.B, vjeç 47, banues në fshatin Levan, pasi dyshohet se me dokumente të falsifikuara ka bërë regjistrimin e shtetases J.Ç, vjeç 23. Nenet 248 e 191 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z, vjeç 19, banues në Berat, pasi, në lagjen “30 Vjetori”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, shtetasi I.E, vjeç 51, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pranë varrezave “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ka goditur biçiklistin shtetasin M.S, vjeç 55, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin M.M, 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Nissan”, ka dalë nga rruga e për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjerët, prindërit e tij I.M, 81 vjeç dhe K.M, 77 vjeçe si dhe e afërmja e tyre D.F 41 vjeçe, banuese në Vlorë. Shtetasja K.M, ndërroi jetë në spital, ndërsa tre shtetasit e tjerë ndodhen në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 03.04.2017, shtetasi K.D, vjeç 25, banues në Përmet, në Mbrostar-Ura, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, ka  përplasur nga mbrapa mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.G, vjeç 34, banues në Memaliaj, për pasojë është dëmtuar mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin B.Ç, vjeç 57, banues në fshatin Peshtan i Madh, Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2017, më datë 18.02.2011 e 20.05.2016, pranë Zyrës së Gjendjes Civile, Himarë dhe Vlorë, kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë dy persona me gjeneralitete të njëjta, por me gjurmë gishtash të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Sh, vjeç 21, banues në Lezhë, pasi, në lagjen “Skenderbeg, Lezhë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin G.K, vjeç 48, banues në Rrëshen Mirditë, pasi dyshohet se në Rrëshen, u kap duke ushtruar aktivitet tregtar, ku kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk deklaronte të dhënat e nevojshme. Nenet 180 e 170/a  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.04.2017, rreth orës 15:30, në fshatin Vilz, në një shpat mali, njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 kg e 900 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 283  i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, rreth orës 17:30, në fshatin Kroni Madh, në një shpat mali, vendi quajtur “Mellage”, njësia Shllak, bashkia Vau Dejës, në një thes plasmasi, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 8 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 283  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
S.D, 69 vjeç, banues në Burrel, procedimi penal ndaj tij filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 70 copë fishekë pistolete të cilat i mbante pa leje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Mbajtje pa leje të municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Dibër, për shtetasin Sh.B, vjeç 68, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në subjektin e sigurisë fizike , u konstatuan shkelje për shërbimin privat të sigurisë fizike. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.04.2017, Nga Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H.T, 22 vjeç,  banues në  Bulqizë, (I dënuar më parë për veprat penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe Vjedhje me dhunë).
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Dovalan”, dyshohet se ka kundërshtuar me dhunë dhe kanosur për ti mos vendosur masë  administrative, punonjësit e policisë rrugore,  pasi këta të fundit e kishin konstatuar duke lëvizur me mjetin  e tij, me perde në pjesën e mbrapme të xhamave të mjetit, në kundërshtim me nenin 72, pika 9 dhe 12, të Kodit Rrugor.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit J.S dhe Sh.S, vjeç 28 e 22, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Barrikadave”, për shkak të detyrës, kanë goditur duke dëmtuar fizikisht, punonjësin e policisë së rendit publik. Nenet 237 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Myslim Lela”,iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.H, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi B.H, vjeç 61, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.K e G.K, vjeç 17 e 16, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, pasi dyshohet se, në rrugën “Sandër Prosi”, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika). Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.L, vjeç 21, banues në Domje, pasi dyshohet se, bulevardin “Gjergj Fishta”, në urbanin e një linje, ka goditur me grusht, shtetasin A.Y, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.P, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 6 muaj, ka përndjekur shtetasen S.P, vjeç 35, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.Z, 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është arrestuar pasi dyshohet se në baraken e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e mitur I. Zh.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur", parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasit E.G e E.G, vjeç 53 e 44, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.I, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gjolek Kokona”, në lokal, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 makineri për lojëra fati dhe 1 tavolinë pokeri. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke vjedhur veshje të ndryshme, në dyqanin e shtetases L.C, vjeç 50, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se është autor i dy ngjarjeve të tjera. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.U, vjeç 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi B.U, vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.M, vjeç 26, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, në Kamzë, në rrugën ‘’OSBE’’, ka tentuar të vjedh dyqanin e shtetasit N.R, vjeç 55. Punohet për kapjen e shtetasit Y.M. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasit A.S, E.Q, E.T, E.M, K.K, I.O, K.Ç dhe R.K, vjeç 15, 15, 14, 16, 16, 18, 17 e 18, banues në Babrru, pasi dyshohet se në Paskuqan, kanë goditur me sende të forta njëri- tjetrin.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Q, vjeç 17, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se, në Paskuqan, pranë një shkolle, ka vjedhur telefonin e shtetases L.S, vjeç 28. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”, më datë 03.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.N, vjeç 22, banues në Tiranë. Nenet 278/3 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.S, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Veli Dedi”, në pallatin në ndërtim, ka vjedhur disa materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 28, banues në Fushë-Mëzez, pasi dyshohet se, në Fushë-Mëzez, ka vjedhur banesën e shtetasit Q.C, vjeç 39, banues në Tiranë, ku ka marrë një sasi lekësh. Punohet për kapjen e shtetasit L.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.04.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.S, vjeç 75, banues në Vorë, pasi dyshohet se, në rrugën “Rinia”, ka goditur me grusht, shtetasin N.Sh, vjeç 54. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.D, vjeç 40, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se më datë 02.04.2017, në qytet, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasit e mitur E.A dhe K.Ll, vjeç 15 e 14, banues në fshatin Kuterman e Marinaj, pasi dyshohet se në fshatin Marinaj, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.Ll, vjeç 67, ku kanë marrë një sasi lekësh. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin H.Xh, vjeç 60, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali B.Xh, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2017, në ambientet e I.E.V.P, Durrës, u ekzekutua vendimi i  Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Y.D, vjeç 20, banues në Durrës, e cila e ka dënuar me 1 vit burgim  për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 06.01.2017, që bën fjalë për vjedhjen e lokalit të shtetasit D.Sh, në lagjen Nr. 11, më datë 04.03.2017, u ndalua shtetasi i mituri M.Th, vjeç 17, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 25, banues në Durrës, pasi gjatë natës, në lagjen Nr. 6, në lokalin e shtetasit A.Ç, vjeç 24, banues në Durrës, ka vjedhur një sasi lekësh. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit V.K, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në rrugën “Kripa e Detit”, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.6, është vjedhur banesa e shtetases Y.K, vjeç 52, ku janë marrë disa orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Në vijim të kontrolleve të ushtruara, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M.Rr 30 vjeç, banues në Krujë. Më datë 03.04.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.K vjeç 52, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë jashtë rruge, e për pasojë është dëmtuar lehtë dhe pas mjekimit është larguar në banesë. Neni 290/1 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.B, vjeç 62, banues në fshatin Shingjin, pasi dyshohet se në Shingjin, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit: R.P, 15 vjeç banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin G.K, 15 vjeç në Lagjen “Qemal Stafa” dyshohen të kenë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit N.R, 55 vjeç. Efektivat e policisë po punojnë për kapjen e shtetasit G.K, 15 vjeç. Gjatë hetimeve rezultoi se shtetasi R.P dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Elbasan konkretisht: Më datë 13.03.2017 dyshohet të ketë vjedhur motorrin tip “Yamaha” në pronësi të shtetasit A.K, 38 vjeç banues në Elbasan. Më datë 20.03.2017 pranë turizmit dyshohet të ketë vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit A.B, 31 vjeç banues në Elbasan
Më datë 31.03.2017, pranë stacionit të autobusëve në Librazhd dyshohet të ketë vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit S.D, 37 vjeç banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit E.R, 32 vjeç banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi duke qenë i punësuar në një lloto sporti dyshohet të ketë përvetësuar shumën prej 100.000 lekë që ndodheshin në kasën e llotos.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2017, rreth orës 05:00, në fshatin Katundi i Ri, në një pikë servisi e shitje mjetesh, në pronësi të shtetasit E.K, vjeç 36, banues në Elbasan, ka rënë zjarr, për pasojë janë djegur pjesërisht mjetet tip “Benz”, “Benz”, pa targë dhe është djegur tërësisht mjeti tip “Citroen”, pa targë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Informacion Paraprak. 

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen L.B, vjeç 42, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi F.B, vjeç 44, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.K, vjeç 41, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases G.K, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, rreth orës 13:00, në fshatin Kuç i Zi, në një lokal, të shtetasit R.T, vjeç 50, duke punuar ka rënë nga kati të dytë punëtori i mirëmbajtjes shtetasi A.T, vjeç 48, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.04.2017, rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr 11 Korçë, në një ambjent lojrash fati (kazino) dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet të ketë qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar. Nga veprimet e para rezulton se persona të dëmtuar nuk ka patur. Grupi hetimor po punon për identifikimin, kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të komunikatës datë 02.03.2017, që bën fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.Ç, vjeç 27, banues në fshatin Velçan, Pogradec. Neni 121 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.A, vjeç 22, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se, më datë 30.03.2017, në lagjen “30 Vjetori”, i ka vjedhur telefonin celularin “IPhone”, shtetasit P.B, vjeç 36, banues në Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T.Z, vjeç 42, banuese në Berat, pasi dyshohet se djali shtetasi A.Z, vjeç 19, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 67, banues në Uznovë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes Sh.H, vjeç 55. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më date 03.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.B, vjeç 32, pasi dyshohet se babai shtetasi R.B, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.04.2017, rreth orës 15:10, në lagjen “Kastriot”, është djegur mjeti i parkuar tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.C, vjeç 35, banues në fshatin Strum, për pasojë e djegies të këtij mjeti, është djegur pjesërisht edhe mjeti i parkuar tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.B vjeç 56, banues në Gjirokastër. Nga veprimet e kryera rezulton se djegia e mjetit, ka ardhur nga shkaqe aksidentale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.V, vjeç 18,  banues në Patos, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur  “Koka-Kola”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 01.04.2017, rreth orës 11:30, në fshatin Kamçisht, në banesë, shtetasi A.P, vjeç 21, aksidentalisht ka rënë nga shkalla dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 01.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit R.A, vjeç 28, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në lagjen “Kongresi”, në dyqanin e bizhuterive të shtetasit A.R, vjeç 44, ka vjedhur sende të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, në fshatin Çermë Sektor, shtetasi R.B, vjeç 24 duke punuar tokën me frezë aksidentalisht ka rënë e ka pësuar dëmtime e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasen E.T, vjeç 35,  banuese në fshatin Ferras, pasi dyshohet se në Ferras, i ka pushtuar 40 ha tokë, shtetasit A.A, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin H.N, vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në fshatin Ferras, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, shtetasen E.T, vjeç 35. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë,03.04.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.K, vjeç 45, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi H.K, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Ç, vjeç 20, banues në Delvinë, pasi, në qytetin e Delvinës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin I.P, vjeç 49, banues në fshatin Mursi, pasi dyshohet se më datë 02.04.2017, në Mursi, ka kanosur me fjalë, shtetasin S.C, vjeç 78. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Th.Dh, vjeç 41, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka vendosur masën e sigurimit me “Arrest në burg”,  për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.04.2017, në fshatin Jorgucat, shtetasi P.Q, vjeç 60, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Përmet, për shtetasit A.C dhe A.I, vjeç 44 e 60, banues në Përmet,  pasi dyshohet se, në lagjen “Bajame”, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.G, vjeç 38, banues në Fishtë, pasi dyshohet se, në Fishtë, ka goditur me grusht shtetasin S.N, vjeç 37. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 03.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.Xh, vjeç 36, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi Sh.Xh, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.04.2017, njoftohet nga familjarët, se shtetasi N.P, vjeç 87, banues në Bungaj, Mirditë, ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe nuk është kthyer akoma në banesë. Punohet për gjetjen e tij. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.04.2017, në fshatin Pulaj, shtetasi E.E, vjeç 21, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, duke luajtur është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.Ç, vjeç 65, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “3 Heronjtë”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.Rr, vjeç 54, banues në fshatin Beltoje, pasi dyshohet se, u kap duke ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, në lagjen “Baçallëk”, në afërsi të një lokali, shtetasit Y.T, vjeç 26, i kanë vjedhur motoçikletën tip “Dayang”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, gjatë natës, në fshatin Dobraç, është vjedhur dyqani i shtetasit A.M, vjeç 49, ku kanë vjedhur 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, në fshatin Berdicë, është vjedhur banesa e shtetasit M.S, vjeç 55, banues në Berdicë, ku kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, është bërë një telefonatë në numrin 129, të sallës komandimit në DVP, Shkodër, i cili ka njoftuar se nga fshati Barcollë, në aksin rrugor Drisht-Postribë-Shkodër, po lëviz një kamion “IFA”, i ngarkuar me lëndë drusore. Nga verifikimi rezultoi se njoftimi ishte i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 272 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 03.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.H,  vjeç 42, banues në fshatin Mazrek, pasi, në Mazrek, në një magazinë në pronësi, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 6 gërshëre të vogla, 8 kapsolla dinamit, 11 fitila zjarr përcjellës dhe një sasi teli përcjellës elektrik. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: E.P, 24 vjeç, banues në Burrel dhe H.P, 30 vjeç, banues në Burrel. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në Burrel për motive pronësie kanë goditur duke u shkaktuar dëmtime të lehta në trup shtetasve D.P, 74 vjeç, dhe F.P, 28 vjeç, të dy banues në Burrel. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 03.04.2017, në P.K.K, Rinas, u kap shtetësia M.A, vjeç 49, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 03.04.2017, në P.K.K, Porti, u kap shtetasi në kërkim A.N, vjeç 22, banues në Kamëz, Tiranë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe "Kanosja". Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 03.04.2017, në P.K.K, Qafë-Thanë, u kap shtetasi R.Ç, vjeç 27, banues në Bishnicë, Pogradec,  i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Dibër
Më datë 03.04.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Dibër, për shtetasen F.K, vjeç 27, banuese në Dibër, pasi dyshohet se, në P.K.K, Bllatë, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 2 persona për narkotikët.
9 persona për dhunë në familje, përndjekje, vjedhje, goditje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
7 persona në kërkim dhe 1 person për krime ndaj personit.
Janë sekuestruar rreth 55 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 113 fishekë, 2 armë të ftohta dhe 8 kapsolla dinamit.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 59 persona.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...