Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05.07.2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë 1Drejtoria PPSH.1

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Ç, vjeç 53 pasi dyshohet se  në muajin Maj, me anë të mashtrimit, shtetasit L.K vjeç 51, banues në Tiranë, i ka marrë nje sasi dollaresh dhe paunddhe është larguar jashtë vendit. Punohet për kapjen e V.Ç. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.07.2017, shtetësia K.A, vjeç 54, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 29.06.2017, në rrugën “Tefta Tashko”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është goditur nga mjeti tip “Benz” me drejtues të paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen P.SH, vjeç 26, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në sheshin “Karl Topia”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar këmbësorin N.S, vjeç 69, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.M, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, Bulevardi Blu”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Nissan”,  ka dalë nga rruga, për pasojë është përplasur me rrethrrotullimin, është djegur një pjesë e mjetit dhe SH.M, është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e291 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Durrësit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K vjeç 39, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se  në rrugën “Thanas ZIko”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren N.C, vjeç 89 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 34, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se  në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren F.SH, vjeç 19 banuese në Tiranë, e cila pasi mori ndihmën mjekësore, doli nga spitali pa probleme. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.07.2017, në PKK, Qafë Thanë, gjatë kontrollit në mjetin autobus tip “Benz”, i linjës Tiranë- Shkup, mbrapa sediljes u gjetën dhe bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.D, vjeç 56, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, iu gjetën e sekuestruan një sasi rrobash pa dokumente. Neni 179/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.07.2017,  u  referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.T, vjeç 43, banues në fshatin Drenovë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në Drenovë, duke drejtuar motorin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.H vjeç 46, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  i ka falsifikuar disa fletë thirrje për në gjykatë, shtetasit P.B, vjeç 68, banues në fshatin Bishan. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.07.2017,në aksin rrugor Shkallë, Konispol–Xarrë, shtetasi E.B, vjeç 31 banues në Konispol, me leje drejtimi, duke drejtuar motorin  tip “Niponia”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar, i cili pas mjekimit në spital ndodhet në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q, vjeç 62, banues në Vlorë, me leje drejtimi, pasi në lagjen ‘’Pavarësia 2”, u kap duke drejtuar në gjendje i dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.O, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në Triport, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, ka përplasur shtetasin P.M, vjeç 59, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N vjeç 26, banues në Kaninë, pasi në “Bisht i Kalldrëmit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 24, banues në Pllanë, Lezhë,  pasi në lagjen Gurra, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur motorin tip “Lonçin”, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues G.XH, vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë ka dëme materiale. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhe, për shtetasin L.F, vjeç 68, banues ne Hajmel, Shkoder, pasi dyshohet se  ne aksin rrugor Lezhe-Shkoder, ne kryqezimi i Dajçit, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, është përplasur me mjetin tip “Audi A4”, me drejtues E.B vjeç 22, banues ne Lezhe, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar L.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 19, banues në fshatin Domën, Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.Z vjeç 26, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se  në rrugën Baçallek-Fundi Xhabiej, duke drejtuar mjetin  tip “Ford”, ka përplasur biçikletën me dy persona, që drejtohej nga shtetasi H.K, vjeç 54, banues në fshatin Berdice e Siperme, për pasojë është dëmtuar babai i çiklistit shtetasi H.K, vjeç 80, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes e punohet për kapjen e tij. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.C, vjeç 22, banues në fshatin Bushat, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në fshatin Stajka, duke drejtuar motorin tip “Tomas”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë

Seksioni për krimet e rënda

Lushnje

Tenton të mbysë bashkëshorten me litar, Policia e Lushnjes ndalon autorin.

Sot në datën 05.07.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, falë veprimeve të shpejta operative dhe një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim:

F.B, 56 vjeç, banues në Lushnje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare " e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 64 banues në fshatin Ibë, pasi dyshohet se  në Ibë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.O, vjeç 28 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Shemsi Haka”, në truallin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.G, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në mënyrë të përsëritur, babai SH.G, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjikë ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në Sauk, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 04.07.2017, e cila bën fjalë për veprën penale Përndjekja më datë 05.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur F.I, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për plagosjen me dashje të shtetasit P.S, më datë 04.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.Ç, vjeç 23, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.J, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  gjatë natës, në rrugën “Albanopoli”, u kap me 26 ml. kabull elektrik të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.T, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “At Zef Valentini”, në tarracën e banesës, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.K, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në rrugën “Fatmir Gjata“, shtetasja A.P, vjeç 25, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët e dorës me thikë, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.F, D.L, R.Z dhe R.SH, vjeç 23, 19, 19 dhe 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 03.07.2017, në rrugën “Qemal Stafa”, në lokalin e shtetasit I.K, vjeç 55, banues në Tiranë, kanë prishur rendin e qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.L, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se  më datë 02.07.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes F.L, vjeç 36. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.H, pasi dyshohet se  në rrugën “Ramazan Zakja”, ka dëmtuar gomat e mjetit tip “Citroen” pronë e shtetasit SH.D, vjeç 60, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e U.H. Neni 150 i Kodit Penal.

Tiranë

Finalizohet operacioni “Maja e Ksulit”

Sekuestrohen  434 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga 54 vjeçari.

Më datë 04.07.2017, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaraitin e Policisë Nr 4, kanë finalizuar operacionin anticannabis  “Maja e Ksulit”.

Si rezultat i opetacionit  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.K, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, se në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike  Cannabis Sattiva, ku shtetasi A.K ndodhej në këtë parcelë.

Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e  Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe  dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 42 banues në Tiranë, bazuar në nenin 102 i Kodit Penal. Punohet për kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.07.2017, shtetasi R.K, vjeç 49, banues në Tiranë, shofer në nje agjenci funerale kallëzon se më datë 02.04.2017, një person i paidentifikuar, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi eurosh dhe lekesh dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, shtetësia L.P, vjeç 44, banuese në Valias,  kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza L.P, vjeç 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.D, vjeç 45 banues në Kamëz, pasi dyshohet se  tenjeagjenci udhëtimesh ne Kamëz, me vetëgjyqësi, shtetases M.P, vjeç 23, banuese në Kamëz, i ka marrë dy bileta udhëtimi për jashtë shtetit dhe pasaportën. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.07.2017, në fshatin Fortuz, ka rënë zjarr në magazinen e nje shoqerie private, me administratore shtetasen M.T vjeç 42, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 04.07.2017, shtetasi F.LL, vjeç 30, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Tom Plezha”, i kanë dëmtuar dyert e mjetit tip “Volsvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në parkingun e nje qendre tregtare, është vjedhur mjeti tip “Toyota” pronë e shtetasit CH.E, vjeç 45 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Tre Dëshmorët”, në lavazhin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.M, vjeç 49, banuese në fshatin Domje, pasi dyshohet se  në Domje u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.B, vjeç 35, banues në Tufinë, Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale të "Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave". Neni 189/1 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.

Më datë 05.07.2017, në Golem, pranë nje lokali,  shtetasi A.M ka goditur me mjete prerëse shtetasin A.B, 35 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.07.2017, në Portoromano, Durrës, ku hidhen mbeturinat e qytetit, duke hedhur mbeturina, ka marrë  zjarr dhe është djegur mjeti furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetases LL.LL, vjeç 51 banuese në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, si  ngjarje aksidentale.

Më datë 04.07.2017, në lagjen nr. 5, shtetasi DH.S vjeç 53, me probleme mendore,  ka goditur me grushte shtetasin J.Ç, vjeç 48 banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04.07.2017, në fshatin Zabel i Madh, Njësia Administrative Cudhi, Bashkia Krujë, në një vend të ç’pyllëzuar, pronë publike, territor i Komisariatit Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, në 6 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan me zjarr 160 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. U njoftua Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe SHÇBA. Neni 284 i Kodit Penal.

Krujë

Përndjek një shtetase dhe godet babain e saj.

Arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në

flagrancë shtetasin:

S.K 20 vjeç, banues në Krujë.

Kurti ka përndjekur me anë të telefonit shtetasen A.Q. 18 vjeçe si dhe për

motive të dobëta ka goditur me grushta babain e saj, shtetasin A.Q. 52 vjeç,

banues në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të

mëtejshme për veprat penale “Përndjekja” dhe ”Plagosja e lehtë me

dashje”parashikuar në nenet 121/a dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.S vjeç 47 banues në Elbasan, pasi dyshohet se  në lagjen “5 Maj”, ka ndërtuar një  objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.M vjeç 53, banues në Elbasan pasi dyshohet se  lagjen Skëndërbej, në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, gjatë natës, në fshatin Papërr, në oborrin e banesës, shtetasit T.S vjeç 75, i kanë vjedhur rreth 200 m. linear kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017 në fshatin Shushicë, ka rënë zjarr në një parcele të mbjellë pemë, në pronësi të shtetasit SH.K vjeç 22, për pasojë janë dëmtuar rreth 250 rrënjë ullinj. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin T.K  vjeç 28, banues në Cërrik, pasi dyshohet se  më datë 03.07.2017, në Cërrik, ka goditur me grushte shtetasin R.S, vjeç 55, banues në Cërrik. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.K vjeç 35, banues në Cërrik, pasi dyshohet se  te “Ish Uzina”, ka kanosur shtetasin R.S, vjeç 55, banues në Cërrik. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin T.B, vjeç 31, banues në  Librazhd, pasi dyshohet se  më datë 27.06.2017, në Sopot, në “Mal Plak”, ka goditur me sende të forta, shtetasin R.B, vjeç 13. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në fshatin Vulçan, në banesën e shtetasit Xh.Ç, vjeç 57, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia gjatë përdorimit të një bombole gazi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Elbasan.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.T, vjeç 60, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se në Përrenjas, ka goditur me sende të forta shtetasen N.T, vjeç 66. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.Z, vjeç 54, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ne Gramsh, për shkak të detyrës, ka kanosur shtetasin SH.P, vjeç 51, banues në fshatin Skëndërbegas, drejtor i shkollës së mesme në këtë fshat. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.B, vjeç 30 banues në Korçë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë,  ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake”. Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. 

Më datë 04.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.K, vjeç 54, banues në Korçë, pasi dyshohet se  nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur shtetasin S.T, vjeç 65, banues në Korçë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 04.07.2017, gjatë natës, në fshatin Korit, është vjedhur banesa e shtetasit L.R, vjeç 53 ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Maliq

Kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si edhe ushtronte dhunë fizike e

psikologjike ndaj bashkëshortes.

Policia ndalon autorin e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e

shtetasit :

P.Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si edhe pas

kallëzimit të bërë më datë 04.07.2017 nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se

shtetasi i mësipërm ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij

të mitur 5-vjeçare.Gjithashtu dyshohet se 36 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e

psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vepra të

Turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3  të Kodit

Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 04.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.A, vjeç 49 banues në Bilisht, pasi në rrugën e fshatit Miras, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen” është përplasur me mjetin tip “Volsvagen” me drejtues E.F ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.S, vjeç 56, pasi dyshohet se  më datë 02.07.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes M.S, vjeç 42. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.S, vjeç 32, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.S, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin XH.H vjeç 55, banues në fshatin Slanicë, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se  ka prerë 12 drurë pylli, lisa e shkozë, në pronësi të shtetasit S.G, vjeç 62, banues në fshatin Slanicë, Ura Vajgurore. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 04.07.2017, në lagjen “Afrim i Ri”, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi E.F, vjeç 20,  i cili më datë 04.07.2017, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen S.GJ vjeç 60 banuese në Fier, pasi dyshohet se  më datë 03.07.2017, në lagjen “15 Tetori”, i ka vënë zjarrin banesës. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 59, banues në fshatin Kurjan, pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 2 vjet, 2 muaj e 24 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. Nenet 283/2 e 49 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit A.G e B.G, vjeç 46 e 54, banues në fshatin Ngjeqar, pasi dyshohet se  në Ngjeqar, te “Kodra e Xhemalit”, në bashkëpunim, kanë kanosur dhe i kanë dëmtuar pronën shtetases B.Z, vjeç 54. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit S.N dhe B.G, vjeç 36 e 39, banues në Fier, pasi dyshohet se  në lagjen “15 Tetori”, kanë kanosur njeri tjetrin. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë gjahu me leje. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në lagjen “Sheq i Vogël”, në mjetin tip “Renault Clio”, në ecje, drejtuar nga shtetasi A.S, vjeç 25, banues në fshatin Rreth Libofshë, ka rënë zjarr në mjet, i cili është djegur plotësisht. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 04.07.2017,u ndalua shtetasi S.K vjeç 24 banues në fshatin Çukas i Ri, pasi dyshohet se  më datë 03.07.2017, në fshatin Fiershegan, në banesë, shtetasit B.D , vjeç 55 i ka vjedhur 1 varëse floriri dhe nje sasi  lekësh. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, në fshatin Kasharaj, ka rënë zjarr në pyllin me pisha prej 10 ha, ku është djegur rreth 10% e sipërfaqes. Zjarri u fik në orën 03:00. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin K.T, vjeç 28, banues në fshatin Kryekuq, pasi dyshohet se  në  Kryekuq, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 04.06.2017, u ndalua  shtetasi S.T,  vjeç 38, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se  më datë 03.07.2016, me anë të mashtrimit, shtetasit F.P, vjeç 26, banues ne Lushnjë, i ka marre biçikletën. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 04.07.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T.S vjeç 37 pasi dyshohet se  bashkëshorti G.S, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 04.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.S vjeç 43, pasi dyshohet se  vëllai, G.S, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 03.07.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur banesa e shtetasit A.H, vjeç 49, ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në fshatin Armen, në lagjen Mesarak, ka rënë zjarr dhe janë djegur ullinj dhe sipërfaqe jonxhe e bar të shtetasve Q.G, M.B, G.B e Y.G, vjeç 78, 41, 66 e 46, banues në Armen, Q.G, 2 rrënjë ullinj dhe dy rrënjë kajsi, M.B 20 rrënjë ullinj, G.B 2 rrënjë ullinj dhe një sasi jonxhe dhe bari dhe Y.G, 47 rrënjë ullinj e një sasi jonxhe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, gjatë natës, në Selenicë, në lagjen “Partizani’’, është vjedhur banesa e pabanuar e shtetasit P.M, vjeç 60, emigrant në shtetin Grek, ku kanë marrë 50 l raki. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit V.RR, vjeç 68, banues në Himarë, pasi dyshohet se  më datë 30.06.2017, në Himarë, në qendër, te dyqani ka goditur me grushte shtetasen XH.R, vjeç 45 banuese në Himarë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen E.SH vjeç 62, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur e fyer shtetasen S.N, vjeç 35, banuese në Gjirokastër. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit RR.ZH dhe T.M, vjeç 26 e 27, banues ne Blinisht e Torovicë, pasi dyshohet se në Gjadër, u konstatua se kanë kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në Kune, Shëngjin, shtetasi S.T vjeç 24, duke dalë nga nje lokal, aksidentalisht është përplasur me derën kryesore dhe ka dëmtuar dorën dhe këmbën e majte, i cili pas mjekimit u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhe, për shtetasit D.D dhe A.D, vjeç 42 e 48, banues ne Balldre, pasi dyshohet se ne Shengjin,para nje lokali kane goditur me grushte shtetasin A.S, vjeç 62, banues Shengjin. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, ne fshatin Kakarriq, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja E.P, vjeç 31, e cila ndodhet në spital nen kujdesin e mjekeve. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Lezhë, per vleresim.

Më datë 04.07.2017, shtetesja GJ.Z, vjeç 39, banuese Balldre, kallëzon se, nje person i paidentifikuar, e ka marre ne telefon duke share dhe ofenduar me fjale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017 u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.H, vjeç 57, pasi dyshohet se  ka ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes D.H, vjeç 50.Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 04.07.2017, në fshatin Shperdhet, në një parcelë me ullinj, në pronësi të shtetasit A.M, vjeç 48, ka rënë zjarr, ku janë dëmtuar disa ullinj. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më date 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.P, vjeç 49 banues në Rubik, pasi dyshohet se  në banesë, kryente punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 32 banues në fshatin Trojë, pasi dyshohet se  në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.D, vjeç 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  në lagjen “Salo Halili’’, në lokal ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 televizor, 1 kompjuter dhe 1 printer, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në Velipojë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi G.L, vjeç 46, i cili gjeti vdekjen në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.G, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  më datë 04.07.2017, ka goditur me mjete të forta shtetasen L.L vjeç 63, banuese në Shkodër. Neni 89 Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin N.P vjeç 50, banues në Shkodër,  pasi dyshohet se  djali R.P vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P, vjeç 20, banues në Shkodër pasi dyshohet se në qendër të plazhit Velipojë, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte, ish të dashurën shtetasen S.Y, vjeç 21. Nenet 121/a e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Informacion paraprak. 

Më datë 04.07.2017, në malin e fshatit Hotaj, Njësia Administrative Bushat, ka rrënë zjarr ku po digjen shkurre. Punohet për fikje e tij, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin M.GJ, vjeç 79, banues në fshatin Bushat, pasi dyshohet se  në qytet, ka kanosur shtetasen B.K, vjeç 39,  banuese në Kukës. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin SH.GJ, vjeç 59, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se  pranë banesës, ka ndërtuar një objekt lavazh pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Q.R, vjeç 62, banues në fshatin Pocest, pasi dyshohet se  pranë banesës, ka ndërtuar një kat, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin S.B, vjeç 54, pasi dyshohet se  në fshatin German, për motive pronësie, ka kanosur vëllain A.B, vjeç 62 banues në Burrel. Neni 84 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 04.07.2017, në PKK, Rinas, u depërtua nga Gjermania shtetasi  në kërkim F.K vjeç 49, banues në Tirane, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 04.07.2017, në P.K.K, Muriqan, u kap shtetasi në kërkim E.D vjeç 27 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 30.06.2017, për motive pronësie, ka kanosur shtetasin G.H. Neni 84 i Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës për shtetasen R.XH, vjeç 23, banuese në Tiranë,  kthyer nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se  më datë 29.06.2017, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në P.K.K, Morinë, u ndalua shtetësia në kërkim D.LL vjeç 24, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se  më datë 17.11.2016, është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...