Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06.07.2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Kalaja".
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Sekustrohen 50 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Më datë 04.07.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kalaja”, ku në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- B.M, 31 vjeç, banues në Krujë.
- D.M, 29 vjeç, banues në Krujë.
- B.M, 41 vjeç, banues në Krujë
Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë - Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin B.M dhe pasagjer shtetasin B.M, ku më pas është afruar shtetasi D.M, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.
Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.
Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi B.M, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
- 2 automjete Mercedes Benz.
- 3 aparate celularë të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

1. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, XH.F, vjeç 26 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
1. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, E.B, vjeç 32, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Neni 114/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S vjeç 68, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Neni 287 i Kodit Penal.

2. Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Ç, vjeç 53, banues në Elbasan, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke ju shmangur detyrimeve tatimore, u ka marrë nje sasi eurosh, shtetasve S.D dhe S.T vjeç 48 dhe 58, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e V.Ç. Nenet 180 e 143 të Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Q, vjeç 57 banues në Tiranë, topograf, pasi dyshohet se ka hartuar një akt ekspertimi të rremë dhe ka përdorur një vulë të falsifikuar, në bazë të kallëzimit të shtetasit B.Ç, vjeç 62, banues në Durrës. Nenet 309 e 190 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.I, vjeç 21, banues në Paskuqan, pasi në në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasen M.H, vjeç 45 banuese në Kamzë, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.L, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e I E V P Durrës, ku kryen dënimin për veprën penale “Mashtrimi”, nga kontrolli iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 324/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 05.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin D.H, vjeç 27, banues në Gjermani, pasi dyshohet se, në P K K Qafë Thanë, në mjetin tip “Ford“ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Fier
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Falsifikim dokumentash”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejrorinë Vendore të
Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-S.I, 31 vjeç, banues në fshatin Portëz, Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec me vendimin e
datës 12.04.2017 e ka dënuar me 5 muaj burgim për veprën penale të “Falsifikimit të
dokumentave” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
- L.C 32 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në aksin rrugor Vlorë-Himarë,
pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Qafa e Luarit”, duke drejtuar mjetin tip
“Renault Megane”, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, nga kontrolli i bërë nga aparati “Drager” rezultoi se drejtonte mjetin nën
efektin e pijeve alkoolike.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë
të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, R.F, vjeç 65, banues në fshatin Kaninë, pasi Gjykata e Rrethit  Gjyqësor Vlorë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi A.C, vjeç 45, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 06.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M vjeç 31 banues në Tepelenë, pasi në qytetin e Tepelenës , u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

3. Më datë 06.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z, vjeç 21 banues në fshatin Bulo, pasi në rrugën nacionale, tek “Ura e Lumit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kymco”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Lezhë
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar , i dënuar me 8 vite burg.
Nga Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe në vijim të një pune të mirëorganizuar, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të tyre , është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në Lezhë , e shtetasit :
- N.P , 48 vjeç , banues në Lezhë Gjykata e Trevizos në Itali , këtë shtetas e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale " Pjesëmarrje në organizata kriminale" dhe "Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga nenet 416/1,2,3,4 dhe 110 të Kodit Penal Italian si dhe ligjit Nr. 75/1958.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.K, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Fang, Mirditë, në afërsi të superstradës, u konstatua një kamion tip “Man” dhe një “Ekskavator”, duke marrë materiale inerte për llogari te nje firme private. Neni 180 i Kodit Penal
.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 19, banues në fshatin Baz, Mat, pasi në Laç, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasit V.Ç dhe M.K, vjeç 40 e 51, banues në fshatin Rraboshtë dhe Fanë, Mirditë, pasi dyshohet se tek kryqëzimi i Kakarriqit, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me kamionin tip “Volvo” për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtues V.Ç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim
Ndalohet një shtetas në kërkim
Më datë 05.07.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
N.LL, 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.
Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me shkresë Nr.5314, datë 01.06.2016, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Kapja e këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 50, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Marin Beçikini”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.T, vjeç 47, banues në fshatin Kukel, pasi dyshohet se në Barbullush, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “ Yamaha” ka humbur kontrollin, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
3.
4. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.K, vjeç 24, banues në fshatin Kçar, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se tek rrethrrotullimin i “Urës Bunës”, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Opel” ka aksidentuar shtetasen M.G, vjeç 60  banuese në Shkodër, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
5.
6. Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 28, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Besnik Sykja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 05.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L vjeç 48, banuese në Kukës, pasi dyshohet se shtetasi K.S, vjeç 39, banues në fshatin Surroj Kukës, kallëzon se nje kompani private, me qendër në Tiranë e ka njoftuar se është debitor ndaj nje kompanie private telefonike Kukës, ky shtetas deklaron se nuk ka patur numër me kontratë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, Specialistët e Sektorit për Hetimin Krimit Ekonomik-Financiar, në
Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për
shtetasin të shpallur në kërkim, konkretisht:
-S.M, 59 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprat penale të
“Fallsifikim i stampave dhe vulave apo i formularëve” dhe “Drejtimi i automjetit në
mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 190/1 dhe 291 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet e rënda
1. Më datë 05.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kryemëdhenj, në një lokal, ka goditur me thikë, shtetasin A.B, vjeç 44 banues në fshatin Synej, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 88/1 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje
Tenton të mbysë bashkëshorten me litar, policia e Lushnjes ndalon autorin.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, falë veprimeve të shpejta operative dhe një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim:
F.B, 56 vjeç, banues në Lushnje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe.
Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare " e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për nje firme ndertimi private, pasi dyshohet se në rrugën “Peti”, ka rënë në një puset, i mituri, 5 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 06.07.2017, në rrugën “Hasan Vogli”, në garazh, ka rënë zjarr në mjetin tip “Suzuki” të shtetasit B.M, vjeç 43, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në pjesën e motorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.06.2017, në rrugën ”Haxhi Hysen Dalliu”, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin G.H vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

2. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, të shtetases M.Q më datë 05.07.2017, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, shtetasi i mitur E.Z, më datë 05.07.2017, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, S.V, vjeç 34. Punohet për kapjen e tij. Neni 130/a i Kodit Penal.

5. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 33, banues në Tiranë, inxhinier i nje firme private, pasi dyshohet se në rrugën “Panorama”, duke vendosur vetrata në një lokal, ka rënë një nga xhamat dhe ka dëmtuar shtetasen XH.G, vjeç 21, banuese në Tiranë,  e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal.

6. Më datë 05.07.2017, shtetasi M.S, vjeç 58, banues në Tiranë, administrator i disa pallateve, kallëzon se shtetasi L.M vjeç 29, banues në Tiranë, në pjesën e pasme të pallatit, ka zënë një hapësirë publike prej 72 m2, për të cilën, pretendon se e ka me leje nga Bashkia Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

7. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim H.SH, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 16 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

8. Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka thyer xhamat e Gjykatës së Lartë dhe ka prishur qetësinë publike. Nenet 150 e 274  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kompetencë territoriale. Neni 284 i Kodit Penal.

2. Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen XH.B, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Sotir Caco”, para banesës, shtetasit B.GJ, vjeç 63, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.ZH, vjeç 57 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, tek “Oxhaku”, ka kanosur me fjalë për jetën, shtetasin K.N, vjeç 70, banues në Tiranë.Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases L.P, më datë 05.07.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2.
3. Më datë 05.07.2017, shtetasi J.D, vjeç 27, banues në Paskuqan, kallëzon se më datë 04.07.2017, në Paskuqan, është konfliktuar me fjalë me shtetasin D.GJ, vjeç 22, banues në Paskuqan. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

4. Më datë 04.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.K bazuar ne nenin 248 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 04.07.2017, u referuam materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.I, vjeç 24, banues në Tetovë, Maqedoni, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A.A, vjeç 22, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Z.B dhe E.V, vjeç 40 e 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Aleksandri i Madh”, Z.B, shqetësonte banorët, duke bërë thirrje me megafon për të shitur ujë, i pa licensuar, kurse E.V, i ka thyer xhamin e furgonit tip “Benz” shtetasit Z.B. Nenet 180, 274, 90 e 150 të Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.L, vjeç 29, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur e dhunuar psikologjikisht babain, P.L, vjeç 63. Neni 130/a i Kodit Penal.

Tiranë
Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet një armë zjarri "Kallashnikov".
Shëbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë, menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të nje qendre tregtare, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip "Ford", që drejtohej nga shtetasi R.T.
Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër.
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R.T. 55 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.A, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes L.A, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

2. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.P, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi P.LL, vjeç 33 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes S.LL, vjeç 28 të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
4. Më datë 06.07.2017, në afërsi të nje qendre tregtare nga nje person ende i paidentifikuar është plagosur me mjete prerëse, shtetasi B.G, 33 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin V.M, vjeç 77, banues në fshatin Kryemëdhenj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka pushtuar 10 m2 tokë, të shtetasit P.Z, vjeç 65, banues në Elbasan. Neni 200 i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim SH.B, vjeç 54 banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi“. Nenet 143/2  e 25 të Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen A.Z, vjeç 68 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, në marketin e shtetasit A.M, vjeç 39 banues në Durrës, ka vjedhur disa sende me vlerë. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.S, vjeç 15 pasi dyshohet se në lagjen Nr. 2, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” ka aksidentuar shtetasen A.N, vjeç 80, banuese në Kavajë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

5. Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin B.S, vjeç 48, pasi dyshohet se djali, A.S, vjeç 19, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
1. Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen E.G, vjeç 23, pasi dyshohet se vjehrra SH.G, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Rr.Ç vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti B.Ç, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 05.07.2017, në lagjen nr. 17, në banesë është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetësia L.SH, vjeç 52. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

3. Në vijim të informacioneve që bën fjalë për vjedhje parukerie të shtetaseve M.K dhe G.T, më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.P, vjeç 14. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 05.07.2017, shtetasi F.A, vjeç 38, banues në fshatin Rehovë, Berat, kallëzon se i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi A.A, vjeç 46, banues në Durrës.Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

5. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetaset M.H e A.B, vjeç 41 e 26, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, kanë goditur me mjete të forta, shtetaset N.B dhe L.H, vjeç 60 e 50, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

6. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.T, vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 4, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 05.07.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim F.RR dhe XH.RR, vjeç 48 e 59, banues në Nikël. Nenet 84, 89, 25 dhe 278/7 të Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin M.S, vjeç 65 banues në fshatin Borizanë, kryeplak i fshatit Borizanë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të territorit, në Borizanë, njësia Administrative Thumanë, bashkia Krujë, pronë publike në një vend të shpyllëzuar, territor i Komisariatit Policisë Krujë, u gjetën të kultivuara në 3 parcela me sipërfaqe 210 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me  lartësi 20-40 cm. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin M.C, vjeç 59, banues në Tuz, Mali i Zi, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën Milot-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues S.K, vjeç 67, banues në Mamuras, Kurbin, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja shtetësia K.K vjeç 63, banuese në Mamuras, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
1. Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin H.S, vjeç 62 pasi dyshohet se vëllai  B.S, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.L, vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 04.07.2017, në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë jashtë rruge, për pasojë ka dëmtuar dy shtylla elektrike. Neni 156 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 05.07.2017, shtetësia S.D, vjeç 35, banuese në Elbasan,  kallëzon se më datë 02.07.2017, i është larguar nga banesa bashkëshorti A.B, vjeç 49. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2. Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.D, vjeç 30, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti, XH.D, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  P.H, vjeç 48, banues në Cërrik, pasi dyshohet se në lagjen  nr. 1, në lokal ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 1 kompjuter dhe 1 printer, pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.LL vjeç 31, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se në Përrenjas, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, punonjësin e policisë së rendit. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Gramsh,
bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.D 20 vjeç banues në fshatin Bregas
Arrestimi i tij, u bë pasi në hyrje të qytetit të Gramshit duke drejtuar një motorçikletë,
u ndalua dhe u konstatua se ishte pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Drejtimi I automjetit pa dëshmi” parashikuar nga
neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 05.07.2017, gjatë natës, në fshatin Gurras, shtetasit B.A, vjeç 64, banues në Pogradec, i është djegur një parcelë prej 5 dynym e mbjellë me grurë. Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

2. Më datë 05.05.2017, në lagjen nr. 1, ka tentuar të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, shtetasi A.Q vjeç 68, banues në Tiranë, i cili vuan nga depresioni e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin H.SH, vjeç 72 banues në fshatin Buqezë, pasi dyshohet se në këtë fshat, duke djegur mbeturina, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit, duke dëmtuar të mbjellat e shtetasve E.SH, V.B dhe G.S, vjeç 26, 40 e 30, banues në Buqezë e Lin. Neni 151 i Kodit Penal.

3. Më datë 06.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.G, vjeç 27, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 05.07.2017, në lokal lejonte muzikë me volum të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.

   Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 05.07.2017, në spital, mbas operacionit për heqjen e tëmthit ka vdekur shtetasi Y.G, vjeç 64, banuese në fshatin Kryekuq Lushnjë. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

2. Më datë 05.07.2017, shtetësia E.Z, vjeç 28, banues në fshatin Hasturkas Fier, kallëzon se prej një muaj, në cellular i vijnë mesazhe kërcënuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit AÇ, L.B, M.P dhe A.P, vjeç 30, 33, 29 dhe 30, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në në lagjen “11 Janari”, janë konfliktuar, me shtetasin E.Q, vjeç 32, banues në  Kuçovë, duke prishur qetësinë publike. Nenet 274 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 05.07.2017, në fshatin Suk, në banesë ka vdekur shtetasi P.S, vjeç 56. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin R.H, vjeç 33, banues në Fier, pasi dyshohet se në qytet, në mjetin tip “Benz”, iu gjet u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 shkop gome policie. Neni 279 i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen E.P, vjeç 35, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se, ka bërë kallëzim ish bashkëshorti, F.G, vjeç 34, banues në Lushnjë, pasi E.P ka lënë disa herë të mbyllur në banesë djalin vjeç 5, të cilin e ka në kujdestari. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Q.T, vjeç 64, banues në fshatin Rremas, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.G, vjeç 56, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 28.06.2017, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur banesa e shtetases E.O, vjeç 34 ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

2. Më datë 04.07.2017, shtetasi B.A, vjeç 55, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 30.06.2016, në lagjen “Isa Boletini”, i kanë vjedhur motorin tip “Honda”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.XH, vjeç 35 banues në Shkozet, pasi dyshohet se më datë 04.07.2017, në lagjen “Pavarësia”, ka goditur me grusht, shtetasin SH.M, vjeç 39, banues në Levan Fier. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, në fshatin Mazhar, Vlorë, dy shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases M.D vjeç 79, e cila pasi i ka diktuar ka kerkuar ndihme dhe dy shtetasit jane larguar menjehere, pa marre gje ne banese.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Vepra penale e parashikuar nga neni 112 i Kodit Penal, “Dhunimi i banesës”.

4. Më datë 04.07.2017, në lagjen ‘’Hajro Çakërri’’, kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.K, vjeç 35, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

5. Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.A, vjeç 50, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasit H.A, vjeç 54, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

6. Më datë 05.07.2017, në Komisariatin e Policisë Vlorë, janë paraqitur familjarët e dy shtetasve: A.J., 52 vjeç, banues në Vlorë, A.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas kallëzimit të bërë nga familjarët e tyre, ata kanë deklaruar se këta dy shtetas janë larguar nga Vlora më datë 03.07.2017, rreth orës 10:30, në drejtim të qytetit të Durrësit me qëllim për të marrë një mjet lundrues detar tip Skaf, të cilin e kanë patur të ankoruar në Durres dhe që prej asaj dite nuk janë kthyer më në banesë (Vlorë). Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre si persona të humbur dhe po punohet për gjetjen e tyre.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
1. Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 18, pasi dyshohet se gjyshja E.M,  vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit A.B dhe I.XH, vjeç 40 e 51, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në qytet, kanë fyer e kanosur me fjalë, bashkëshortët, V.A e L.A, vjeç 20 e 22, banues në  Gjirokastër, të mesëm. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

3. Më datë 06.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.A, vjeç 20, banuese në  Gjirokastër, pasi dyshohet se xhaxhai, shtetasi I.XH,  vjeç 51, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin E.N, vjeç 29, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 04.07.2017, në Shëngjin, në bashkëpunim, ka kanosur me fjalë dhe goditur me grusht shtetasin A.SH, vjeç 28, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.N. Nenet 84, 90 dhe 25 të Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin A.B, vjeç 48, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “Besëlidhja”, ka goditur me grusht shtetasen J.P, vjeç 42, banuese në Lezhë. Neni 90 i Kodit Penal.

3. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.V vjeç 34 pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit, M.V, vjeç 74, të cilit ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
1. Më datë 05.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim policor, G.P, vjeç 32, pasi dyshohet se më datë 04.07.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, F.B vjeç 55. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin Y.B, vjeç 17, pasi dyshohet se para Gjykatës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.
2.
3. Më datë 05.07.2017, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë
4. ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasin të shpallur në kërkim;
5. –F.GJ, 24 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë.
6. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:
7. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresë Nr.1637, datë 05.07.2017, ka
8. urdhëruar ndalimin e tij, si autor i dyshuar për veprën penale të “Dhuna në familje”,
9. parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.
10.
Komisariati i Policisë Dibër
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.M vjeç 45 banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se në Maqellarë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.M, vjeç 60, banues në fshatin Blladë, pasi dyshohet se në Blladë, në mënyrë të vazhdueshme, pengon shtetasin N.L, vjeç 60, banues në Tiranë, të shkoj tek prona e tij. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
1. Më datë  05.07.20170, në fshatin Burgajet, tek “Zabeli i Branicës, ka rënë zjarr, ku janë djegur 3 hektar me dushk e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.A, vjeç 54 banuese në Sevaster, Vlorë, pasi dyshohet se në P K K Rinas, në bagazhe iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 fishek kalibri 7. 65 mm. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.H, vjeç 44, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se duke qenë jashtë shtetit, ka braktisur fëmijën e mitur E H, vjeç 16, i cili aktualisht ndodhet në një qendër sociale në Francë. Neni 124 i Kodit Penal.

2. Më  datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.L vjeç 22, banues në Babrru, Tiranë, pasi dyshohet se, në P K K Port, u kap me një pasaportë biometrike në emër të shtetasit P.L, vjeç 21. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 05.04.2017, në S P K Qafë Thanë, nga kontrolli në autobusin tip “Benz” me drejtues D.N dhe I.A, vjeç 61 e 55, banues në Maqedoni, u gjet e sekuestrua nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/a i Kodit Penal.

2. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin D.H, vjeç 27 banues në Gjermani, pasi dyshohet se në P K K Qafë Thanë, në mjetin tip “Ford” në çantë iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Vlorë
Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë sekuestruar një mjet lundrues.
Procedohet penalisht pronari i mjetit.
Sot, më datë 05.07.2017, Policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
Dh.B., 33 vjeç banues në Vlorë.
Policia ka filluar procedimin penal ndaj këtij shtetasi pasi më datë 05.07.2017, rreth orës 10:20, në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është konstatuar në anë te detit një mjet lundrues tip skaf plastik, pa mbishkrime, me gjatësi 8 m dhe gjërësi 2.8 m, me një motor të markës “Yamaha” në zotërim të shtetasit Dh.B., i cili ka rezultuar se ka ndryshuar vendndodhjen.
Për shkak të pamundësisë së këqyrjes në vendin e ngjarjes, mjeti u shoqërua për në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese në SPKM Triport, Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale (neni 25) “Ndryshimi ose falsifikimi i karakteristikave të mjetit lundrues” (neni 29, pika 1) “Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim” i ligjit nr.8663, datë 18.09.2000 “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT” në ngarkim të shtetasit Dh.B.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
1. Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.H, vjeç 23, banues në Dibër, pasi dyshohet se në fshatin Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...