Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04.07.2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë 1Drejtoria PPSH.1
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit V.C, vjeç 53 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Prill 2017, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekesh shtetasit P.C vjeç 63 banues në Tiranë. Neni 143  i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.B vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 80 telefona celular pa dokumentacion përkatës, kontrabandë. Nenet 178, 180 e 149/a të Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 03.07.2017, shtetasi F.Xh, vjeç 31 banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, gjatë periudhës 04.05.2017-06.06.2017, nga nje karte krediti janë kryer 8 transaksione të paautorizuar e të panjohura prej tij, duke i shkaktuar një dëm ekonomik prej nje sasie lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 143/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.S vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fortuzi”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Honda”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin S.N, vjeç 22, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar S.N dhe pasagjerja T.K, vjeç 18 banuese në Tiranë, të cilët u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H vjeç 25 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler” me drejtuese shtetasen S.L vjeç 41, banuese në Elbasan, për pasojë janë aksidentuar pasagjeri K.Z dhe drejtuesja e mjetit S.L të cilët pas mjekimit në spital, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u arrestua në flagrancë shtatasi F.L, vjeç 26, banues në Librazhd, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, vjeç 32, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”, është përplasur me mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin A.M, vjeç 19, banues në Durrës, Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Korçë
Procedohet penalisht në gjendje të lirë inspektori i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :
D.M, 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas-Pustec (me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit Korçë).
Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas ka favorizuar mjete të ndryshme të papajisura me dokumentacionin e duhur, për të transportuar lëndë drusore nga fshati Lozhan drejt Maliqit, si edhe nga fshati Vithkuq drejt qytetit të Korçës.
Sqarojmë se ky rast është ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Gjithashtu për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën : “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. 
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 44, banues në Poliçan, pasi në Berat te ‘’Çezma e That’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,
arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M, 33 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot” , gjatë kontrollit fizik të ushtruar,
iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale 5 doza lëndë e narkotike e
dyshuar Cannabis Sativa, dhe 1 dozë lendë e narkotike dyshuar Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 03.07.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”.
Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.
Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë.
Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen "Myslym Shyri", Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Policia finalizon operacionin antidrogë të koduar "THEIR HOME".
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Më datë 03.07.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni Kundër Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit S.GJ në Himarë dhe kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e parë të banesës së këtij shtetasi, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike në formë boçesh e llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte vendosur në 3 fuçi plastike.
Pas peshimit, pesha totale rezultoi prej 42 kilogramë e 900 gramë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm (babë e birë):
K.GJ, 52 vjeç, banues në Himarë.
S.GJ, 29 vjeç, banues në Himarë.
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin TH.S, vjeç 34 banues në Vlorë bazuar ne nenet 143/2, 177, 180 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.T, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Sarandë-Ksamil-Finiq, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler”, ka aksidentuar shtetasin E.D, vjeç 26 banues në Ksamil, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.T, vjeç 21, banues në Shushicë, pasi në rrugën Transballkanike, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Aprilia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Vlorë
Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip “Hamer” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.
Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit K.Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen T.K vjeç 47 banuese në fshatin Valare, pasi dyshohet se shtetasi XH.G vjeç 66, banues në Valare, ka bërë kallëzim ndaj saj, se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekësh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.07.2017, u  arrestua në flagrancë  shtetasi A.H, vjeç 44, banues në fshatin Frakull, Fier, pasi afër fshatit Mashkullorë,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip  “Hyndai“. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L vjeç 48, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për një numër me kontratë të nje kompanie telefonike. Neni 186 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
DH.K 45 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
Më datë 03.07.2017, rreth orës 13:30, shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të
mundur kapjen e këtij shtetasi në afërsi të fshatin Pandelejmon të Bashkisë Finiq, ku
rezultoi se kishte vjedhur 6 bagëti të trasha (lopë), dyshohet në shtetin Grek.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas e ka realizuar vjedhjen në
bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët policia po punon për identifikimin dhe
kapjen e tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”
dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga nenet 174, 297/25 të
Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.07.2017, gjatë natës, në rrugën ”Ali Demi“, kanë vjedhur nje sasi lekesh, në pikën baste–loto në administrim të shtetasit J.B vjeç 27, banues në Tiranë. Punohet për identifkimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K vjeç 58 banues në Tiranë, pasi dyshohet se te Qendra Shëndetësore Shkozë, për shkak të detyrës, ka goditur drejtoreshën E.Ç, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.P, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me grusht bashkëshortin F.P, vjeç 37. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, gjatë natës, në rrugën e “Elbasanit”, kanë vjedhur paketa me cigare, në kioskën e shtetases A.H, vjeç 43 banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.L, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes lëshuar nga Gjykata, ndaj bashkëshortes A.L, vjeç 34. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lulishte “1 Maji”, ka pushtuar 25 m² hapësirë publike, duke e përshtatur për ambient lokali. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.XH vjeç 51, banues në Tiranë, pasi nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhja e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.B vjeç 64 banues në Tiranë, pasi dyshohet se u konstatua duke kryer punime ndërtimi në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.Ç, vjeç 63 ku ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkak i zjarrit ka qenë rrjeti i amortizuar elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.07.2017, në rrugën “Anton Ashta”, ka vdekur shtetasi I.H, vjeç 59 banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, kardiake. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.07.2017, gjatë natës, te ish Fusha e Aviacionit, shtetasit M.SH, vjeç 57, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin në përdorim tip “Volkswagen Golf”.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 25 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.L, vjeç 55 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen A.H, vjeç 56 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.07.2017, në rrugën “Rica Cuka”, pranë banesës, shtetases V.DH, vjeç 56, i kanë vjedhur mjetin tip “Golf”.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.O vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kastriotët”, ka prishur qetësinë publike, duke dëgjuar muzikë me volum të lartë, në mjetin tip “Ford”. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin S.B, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni  275 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, shtetasja M.Z vjeç 33, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30.06.2017, është larguar nga banesa djali E.Z,  vjeç 10. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.07.2017, shtetasi V.Q, vjeç 62 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30.06.2017, është larguar nga banesa bashkëshortja M.Q, vjeç 49 dhe djali vjeç 7. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.P. e R.I, vjeç 18 e 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Mersin Mema”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.LL vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka marrë fëmijën pa miratimin e ish-bashkëshortes R.GJ, vjeç 32 banuese në Tiranë. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.M vjeç 29 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti Y.V vjeç 32 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, shtetasi B.S, vjeç 45 banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, me bashkëshorten L.S, vjeç 53 janë konfliktuar me menaxherin K.A vjeç 30, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Baushi”, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin G.K, vjeç 14 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.SH, vjeç 25 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “5 Maji”, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.D, vjeç 47, pasi dyshohet se ka penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, për ish bashkëshortin L.H, vjeç 48. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Z vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, në mjetin e shtetasit A.Ç vjeç 43 banues në Tiranë, ka vjedhur një çantë me nje sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.C, vjeç 52 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në Zall-Herr, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.M, vjeç 26 banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në qendër Kamzë, ka vjedhur dy biçikleta të shtetasit R.SH, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H vjeç 66 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në fshatin Çekrezë, u konstatuan punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.N, vjeç 72, banues në Paskuqan 2, pasi dyshohet se u kap duke kryer punime në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, në Kamzë në banesë, shtetasi A.R, vjeç 19, ka tentuar të pres damarët e dorës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim GJ.M, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 10 ditë burg, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në nje parukeri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes S.A, vjeç 28 të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.07.2017, gjatë natës, në fshatin Momël, në magazinë, kanë vjedhur motorin tip “Yinxiang”, të shtetasit E.B, vjeç 65, banues në Momël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.A, vjeç 59, banues në Golem, pasi dyshohet se më vetëgjyqësi, ka mbyllur me çelës derën e tarracës përbashkët të pallatit, duke mos e lejuar të kalojë shtetasin K.D, vjeç 59. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin G.B, vjeç 31, pasi dyshohet se në Golem, në ambientet e jashtme ne nje bar-restorant te nje hoteli ka prishur qetësinë publike me muzikë të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.D, vjeç 14, pasi dyshohet se më datë 01.07.2017 në bregun e lumit Shkumbin, ka goditur me sende të forta shtetasin A.K, vjeç 50. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 29.06.2017, në fshatin Harizaj, si pasojë e lëkundjes të telave elektrik nga era dhe shkëndijave në kontakt me pemët, ka rënë zjarr në ullishtën e shtetasit A.B, vjeç 47 banues në Harizaj, ku janë dëmtuar dy rrënjë ulliri. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje natyrore.

Më datë 29.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Z.S vjeç 30, pasi dyshohet se në Spille, ka goditur me grusht bashkëfshatarin A.D vjeç 43. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 29.06.2017, në fshatin Zhabjak, ka rënë zjarr në ferrat dhe barishtet e kanaleve të fshatit, ku nuk ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka qenë pasojë e lëkundjeve të telave elektrike nga era, të cilat kanë rënë në kontakt me ferrat dhe barin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje natyrore.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.P, vjeç 42, pasi dyshohet se bashkëshorti A.P vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen L.R,  vjeç 39, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në  lagjen nr. 16/1, u konstatua se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, gjatë natës, te shkëmbi Kavajës, kanë vjedhur mjeti tip “Benz”,pronë  e shtetases B.Ç vjeç 32 banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Q.XH, vjeç 56, pasi dyshohet se djali E.Xh, vjeç 14 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, gjatë natës, në fshatin Shenëpremte, Sukth, kanë  vjedhur 2 televizorë në banesën e shtetasit K.K, vjeç 50. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.D, vjeç 36 banues në  Sukth, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.L, vjeç 52, pasi dyshohet se vajza E.J vjeç 29, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.J, vjeç 29, pasi dyshohet se  babai F.L vjeç 52 banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases V.M, më datë 03.07.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasit A.S e G.S, vjeç 55 e 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë debatuar duke fyer njëri-tjetrin.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.D, vjeç 53 pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit nga Italia, ka kanosur e dhunuar psikologjikisht bashkëshorten L.D, vjeç 37.Neni 130/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.07.2017, në territorin e Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Nikël, në fshatin Nikël te “Kodra e Kunjit”,ambient i hapur i shpyllëzuar, pronë publike, territor i Komisariatit Policisë Krujë, në 4 parcela gjatë kontrollit u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan, 259  fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.A, vjeç 32, pasi dyshohet se  kunati L.J, vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.A, vjeç 24, pasi dyshohet se bashkëshorti I.A, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.D vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti E.D vjeç 67 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, shtetasi M.B, vjeç 36 ka bërë kallëzim  se  ish bashkëshortja J.A vjeç 27 ka tre muaj që është larguar jashtë vendit, duke braktisur vajzën vjeç 9. Neni 124/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.G, vjeç 61 banues në Elbasan, pasi dyshohet se vëllai A.G vjeç 57 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen L.GJ vjeç 40, banuese në fshatin Vidhas, pasi dyshohet se në Vidhas, ka goditur me grusht shtetasen L.Y, vjeç 53 banuese në Cërrik. Neni 90 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.07.2017 në lagjen “Shënkoll”, në banesë, është vetëvarur shtetasi TH.Ç, 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.P, vjeç 58, banues në Belsh, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, në lagjen nr. 2, në një magazinë pronë e shtetasit A.F, vjeç 41, ka rënë zjarr, ku janë djegur vegla pune dhe orendi shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen H.H, vjeç 56, banuese në fshatin Rrasë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar fidanë ulliri të shtetases H.H vjeç 44, banuese në Rrasë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Ç.T, vjeç 51, banues në fshatin Çopanaj, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë ndalimin e shtetasit:
B.SH., 18 vjeç banues në Peqin.
Ndalimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Xhami” gjatë natës dyshohet të ketë vjedhur me
thyerje banesën e shtetasit S.P., 95 vjeç dhe dyshohet të ketë marrë një televizor
dhe një magnetofon.
Gjatë kontrollit të banesë u gjetën sendet e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e
provës materiale.
Gjithashtu më datë 06.04.2017 në fshatin Bishqem ky shtetas dyshohet të ketë
vjedhur lokalin Lloto – Sporti në pronësi të shtetasit SH.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.N, vjeç 65 banuese në Librazhd, pasi dyshohet se djali GJ.N, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, në fshatin Shqiponjë, në banesë, u konstatua se ka vdekur shtetasja L.K, vjeç 66. Nga veprimet e kryera rezulton se, më datë 23.06.2017, duke kullotur bagëtitë, është goditur me brirë në kokë nga një kafshë pune e më pas ka vdekur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 03.07.2017, në fshatin Funarës, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit V.B, vjeç 37. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen D.XH, vjeç 42, banuese në fshatin Floq, pasi dyshohet se  në Floq, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin A.Ç vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.XH vjeç 57 banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin P.H, vjeç 20, banues në fshatin Belorta, pasi dyshohet se në malin e Moravës mbi fshatin Dishnicë, duke kullotur bagëtinë, nga pakujdesia ka hedhur në tokë një cigare të ndezur, për pasojë janë djegur 200 m² sipërfaqe me shkurre e pishë. Neni 206/b i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, në lagjen nr. 18, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetases M.N, vjeç 76 ku kanë marrë  40 euro, pasaportën biometrike e një leje qëndrimi në Itali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4 kanë plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin P.D, vjeç 20 banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 89  e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.M, vjeç 19 banues në Korçë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen A.D, vjeç 19 banuese në Korçë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen M.M vjeç 29, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 11, në një dyqan ku është e punësuar shtetasja K.M, vjeç 29, banuese në Korçë, me vetëgjyqësi ka marrë një laptop. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.Y, vjeç 20 banues në fshatin Zvirinë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, gjatë paradites, në Maliq, pranë oborrit të banesës, shtetasit K.G, vjeç 72 i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017,  është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G.H vjeç 40, banues në Leshnicë, Pogradec, i cili duke prerë në Mesmal, është dëmtuar në këmbë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 03.07.2017, rrugës për në spital, ka vdekur shtetasi E.S vjeç 61, banues në fshatin Kuç. Nga këqyrja e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetases B.M, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëjetuesi GJ.E vjeç 34 kallëzon se më datë 01.07.2017, është larguar nga banesa duke braktisur fëmijën vjeç 1. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen L.L, vjeç 53 banues në fshatin Proptisht, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në tokën arë, për pasojë është djegur një sipërfaqe pyll e shkurre. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.S vjeç 30, pasi dyshohet se bashkëshorti G.S, vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen T.S dhe dhëndrin A.R vjeç 64 e 43, banues në Berat, pasi dyshohet se janë konfliktuar duke plagosur lehtë, shtetasen E.G dhe vëllain L.V, vjeç 28 e 27 banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S vjeç 26 banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.S, vjeç 30. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin F.R, vjeç 79, pasi dyshohet se djali V.R, vjeç 39 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin H.E, vjeç 57 me leje drejtimi, pasi dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur kamionin tip “RNO”, ka dalë nga rruga, nuk ka probleme për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksioni i të miturve, për shtetasin A.Sh, vjeç 18 pasi dyshohet se në Ballsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 03.07.2017, në lagjen “15 Tetori”, shtetasja S.GJ, 60 vjeçe, për konflikt familjar, i ka vënë zjarrin banesës të ish bashkëshortit B.GJ. Nuk ka dëmtime në njerëz. Punohet për sqarimin e rrethanave ngjarjes.

Më datë 03.07.2017 është dërguar në spital nga familjarët i vetëhelmuar me fotoksinë,  shtetasi R.F, vjeç 20, banues në Fier, i cili vdiq më datë 04.07.2017. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes qe cuan ne vetevrasje.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 03.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.A, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar 20 ditë burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik“. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.07.2017, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F.D , vjeç 58, si pasojë janë djegur pajisje elektroshtëpiake dhe veshje të ndryshme. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka qenë aksidental nga një bombole gazi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Vlorë, për vlerësim.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.B, vjeç 31 banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 02.07.2017, në lagjen ‘’Ujë i Ftohtë’’, për motive pronësie, ka kanosur me fjalë shtetasin A.H, vjeç 44 banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.B, vjeç 59 banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin A.V, vjeç 53, banues në Vlorë. Neni 275 Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka arrestuar një shtetas në flagrance dhe ka filluar procedimin penal kundrejt
një tjetri.
Arrestohet shtetasi:
J.K, 27 vjeç, banues në Nartë, Vlorë.
Procedohet penalisht shtetasi:
K.K., 21 vjeç, banues në Nartë, Vlorë.
Më datë 03.07.2017, rreth orës 19:30, afër zonës së Triportit, këta dy shtetas në
bashkëpunim me njëri –tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës
(thikë), shtetasin E.A., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal
Vlorë në gjendje shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të Stacionit Triport
duke mos i’u bindur urdhërit të tyre.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e
kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,
parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 236 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.07.2017, në fshatin Kakavijë, Dropull, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e  pa banuar, e shtetasit A.M, vjeç 70. Nga veprimet e kryera dyshohet se, shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si ngjarje aksidentale.

Më datë 03.07.2017, në lagjen “Pazar”, shtetasi F.M, vjeç 60, banues në fshatin Vokopol, Berat, ka rënë nga ballkoni i nje hoteli dhe ndodhet në Qendrën e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, si ngjarje aksidentale.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.R vjeç 48 pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti K.R vjeç 44 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 03.07.2017, u ndalua shtetasi A.A, vjeç 37 banues në Tepelenë, pasi dyshohet se më datë 01.07.2017 e 02.07.2017, në Gjirokastër te nje pike karburant, ka furnizuar me karburant mjetin tip “Alfa Romeo“,dhe nuk i ka dhënë lekët punonjësve të karburantit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.K, vjeç 22, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në Shëngjin, në shëtitoren “Willson”, pas një konflikti, ka goditur me grusht e mjete të forta, bashkëshortët VB e A.A, vjeç 33 e 44, banues në Sauk, Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, në urgjencën e spitalit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj.F, vjeç 17 i cili në Ishull-Shëngjin, te nje hotel është rrëzuar duke bërë dush. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 03.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen L.N vjeç 55 banuese në Lezhë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim se, bashkëshorti L.N vjeç 21 ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, e ka kërcënuar me fjalë, i ka marrë dokumentet për në Itali dhe e ka nxjerrë nga banesa së bashku me djalin E.N, vjeç 26, banues në Lezhë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin H.M, vjeç 44 banues në Mamurras, pasi dyshohet se më datë 02.07.2017, ka fyer e goditur me grusht shtetasin A.M vjeç 21, banues në Mamurras. Nenet 119 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, si ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se u konstatua se është djegur plotësisht furgoni tip “Ford”, i parkuar në trotuar, në pronësi të shtetasit K.H, vjeç 56, banues në Laç. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.M, vjeç 75, pasi dyshohet se shtetasja J.M vjeç 26 ka bërë kallëzim se vjehrri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.07.2017, në fshatin Vuksanaj, në banesën e shtetasit N.S, vjeç 74 ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht banesa dhe stalla e bagëtive. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 03.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Z vjeç 32, banues në Shkodër pasi dyshohet se në lagjen “Tre Herojt”, te nje supermarket ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.K vjeç 48, banues në Shkodër. Me cilësinë e provës materiale u bllokua biçikleta. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.S, vjeç 27 banues në Juban, pasi dyshohet se në fshatin Guri i Zi, ka goditur me mjete të forta shtetasin E.GJ, vjeç 25, banues në fshatin Sheldi. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u arrestuan në flagrance shtetasit F.M e V.M, vjeç 31 e 31 banues në Shkodër e fshatin Nicaj, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.M, vjeç 45, banues në fshatin Nenmavriq, pasi dyshohet se në qytet, për shkak të detyrës, kanë goditur e nuk i janë bindur punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 242 e 237 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 03.07.2017, në fshatin Plet, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit N.M, vjeç 57. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.P, vjeç 60, banues në fshatin Borje, pasi dyshohet se më datë 01.07.2017, në Borje, ka kanosur me fjalë shtetasin R.P vjeç 48, banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.G vjeç 50, banues në fshatin Orçikël, pasi dyshohet se bashkëfshatarja K.K vjeç 41 ka bërë kallëzim se më datë 01.07.2017, në Orçikël, e ka goditur me dru. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin R.K, vjeç 34 banues në fshatin Orçikël, pasi dyshohet se bashkëfshatarja A.K vjeç 41 ka bërë kallëzim se më datë 02.07.2017 në Orçikël, e ka kanosur e fyer me fjalë. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 03.07.2017, në fshatin Kamenicë, Tropojë e Vjetër, në banesën e shtetases F.M vjeç 58, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen Z.K vjeç 29, banuese në fshatin Sllatinë, pasi dyshohet se më datë 01.07.2017, në banesë, në kundërshtim me vendimi e Gjykatës, nuk ka lejuar fëmijët në takim me babain e tyre. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.M, vjeç 40, banues në fshatin Katundi Ri, pasi dyshohet se në territorin e Bashkisë Dibër, Njësia Administrative Luzni, në Katund i Ri ambient i hapur, pronë publike, territor i Komisariatit Policisë Dibër, me informacion policor u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan, 80 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Rinas
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë .
Gjatë 12 orëve të fundit arrestohen 4 shtetas për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave", parashikuar nga neni 189/2 i Kodit Penal.
Konkretisht:
U arrestua në flagrancë shtetasi E.Z vjeç 29 banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
B.GJ vjeç 18 banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
Xh.C, vjeç 20, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.
R.Ç, vjeç 30, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin pakistanez J.M, vjeç 37, banues në Mullahazipur, Pakistan, pasi dyshohet se në SPKM Port, ka përdor dokumente e pasaportë të falsifikuar. Nenet 186 e 189 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 03.07.2017, në PKK Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim K.Y, vjeç 20, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 03.07.2017, në PKK Port, u kap shtetasi në kërkim B.A, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar 1 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Neni 242 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...