Çertifikatë “Për Shërbime të Dalluara”, akorduar nga Drejtori i Policisë së Shtetit për Drejtues i Parë Sokol Bizhga dhe Drejtues Llazar Pina.

Çertifikatë “Për Shërbime të Dalluara”, akorduar nga Drejtori i Policisë së Shtetit për Drejtues i Parë Sokol Bizhga dhe Drejtues Llazar Pina.1

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, u zhvillua ceremonia për dhënien e Çertifikatave “Për Shërbime të Dalluara” dy oficerëvë të Lartë të Policisë, konkretisht Drejtorit të Studimeve Strategjike Drejtues i Parë Sokol Bizhga dhe Shefit të Sektorit të Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit Drejtues Llazar Pina me motivacionin:

“Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Z.Bizhga dhe të Z.Pina në zhvillimin e vazhdueshëm të standarteve policore.

Nga ana e tyre Z.Bizhga dhe Z.Pina, kanë falënderuar Drejtorin e Policisë së Shtetit për vlerësimin dhe futjen e një standarti të ri në vlerësimin për kontributet e gjithësecilit, por edhe të marrëdhënieve të vendosura mes efektivave.

Njëkohësisht ata kanë falënderuar të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që kanë punuar ndër vite duke siguruar se do të punojnë me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri deri në ditën e fundit që do jenë pjesë e Policisë së Shtetit.

 

1

2

3

4

5

7

9

10

12

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...