Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03.07.2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 01.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K, vjeç 26, banues në Bathore, pasi në Kamzë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.P, vjeç 30, banues në Qytetin Studenti, Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Rover”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.R vjeç 51 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Pezë-Helmës duke drejtuar në gjendje të dehur çiklomotorin tip “Kymco”, është përplasur me barrierën rrugore duke marrë dëmtime pa probleme për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D vjeç 31, banues në Krujë, pasi në autostradë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues F.G, vjeç 22 banues në Tiranë,  i cili për pasojë, ka goditur mjetin tip “Opel”, me drejtues N.RR, vjeç 56, banues në Tiranë, ka vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi tek kryqëzimi i “Varri i Bamit”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Alfa Romeo” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të

Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë të Drejtorisë Vendore

Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

A.P, 27 vjeç banues në Durrës

Ndalimi i tij, u bë pasi mbi bazën e një proçedimi penal më datë 22.03.2017,

Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Elbasan më datë 15.06.2017 ka urdhëruar

ndalimin e shtetasit të lartpërmendur si të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e

autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal

Shtetasi A.P dyshohet të ketë përkrahur shtetasin R.B. me qëllim që ti

fshihej drejtësisë dhe kapjes nga policia, pasi shtetasi R.B., i dyshuar si autor i

ngjarjes së ndodhur më datë 21.03.2017 në Lagjen “Skëndërbej” në Elbasan dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.I.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M vjeç 40, banues në Peqin, pasi në lagjen “Xhami”, Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka rënë në kanalin vaditës Peqin-Kavajë, për pasojë është aksidentuar me vdekje pasagjerja P.M, vjeç 30, banuese në Peqin dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasagjerët N.D, K.M dhe E.M, vjeç 51 8 dhe 7, banues në Maqedoni e Peqin. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit D.RR, vjeç 25, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se më datë 02.07.2017, në afërsi të Pallatit të Kulturës Tepelenë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O.M vjeç 29 banues në Tepelenë. Me cilësinë e provës materiale u gjetën  dhe u sekuestruan  2  gëzhoja cilindrike dhe 2 predha plumbi. Nenet  76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 49, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi në lagjen “Ndoc Mazi”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Land Rover”, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin Z.S, vjeç 24 banues në fshatin Grudë e Re, ka vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për plagosjen e lehtë të shtetasit S.S, më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, në parkingun e nje qendre tregtare, është gërvishtur dera e mjetit tip “Audi”, pronë e shtetasit I.D, vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për rrëzimin aksidental nga ballkoni i banesës, të shtetasit R.H, vjeç 30, më datë 02.07.2017, u bë këqyrja e kufomës së këtij shtetasi, i cili ka ndërruar jetë në S.Q.U. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Tiranë

Paraprake

Më datë 02.07.2017, rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e Alidemit, në një magazinë  është një shtetas i vdekur.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë konstatuar se në një  magazinë ndodhej i vdekur shtetasi S. M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.

Pranë trupit  të viktimës gjendej një armë gjahu.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka kryer vet vrasje.

Po punohet për zbardhjen  e shkakut të vetvrasjes.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 65 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, goditur me grusht shtetasen H.B, vjeç 22, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.M, vjeç 33 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti D.A, vjeç 37 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.07.2017, në rrugën “Frederik Shiroka”, është plagosur me thikë shtetasi P.S, vjeç 25, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Riza Çuka”, është tentuar të vidhen disa sende në mjetin tip “Ford”, në pronësi të shtetasit V.K, vjeç 57.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K, vjeç 23 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pandi Dardha”, ka kanosur shtetasin E.V, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.F, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.I, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses V.M, vjeç 45. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L vjeç 67, banues në Tiranë pasi dyshohet se, në banesën në rrugën “Ali Kelmendi”, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.07.2017, në rrugën “Loni Ligori”, kanë vjedhur mjetin tip “Ford”, të shtetasit B.S, vjeç 42. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.V, vjeç 25 banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Kristaq Mone”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit M.I, vjeç 63, ku ka marrë disa vegla pune. Punohet për kapjen e E.V. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë

Më datë 03.07.2017, rreth orës 04:03, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim nga salla operative e një firme Sh.P.S.F., se disa persona kanë hyrë për të vjedhur në një firmë në autostradën Tiranë - Durrës.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 dhe kanë marrë kontakt me shërbiemt e Sh.P.S.F.-ës, të cilët i kanë informuar se në këtë firmë kanë hyrë 3 shtetas të paidentifikuar.

Pasi kanë arritur të kalojnë rojet, pa u konfliktuar me to, kanë hyrë në ambientet e brendshme të zyrave të kësaj firme, pa kryer thyerje dhe kanë kontrolluar nëpër ambientet e zyrave.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, por lajmërimi është bërë rreth një orë më vonë, gjithashtu nga kontrollet e përfaqësuesve të firmës nuk janë konstatuar sende të vjedhura.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.XH, vjeç 23, banues në Durrës, pasi dyshohet se në Vorë, ka goditur me grusht shtetasin E.P, vjeç 23, banues në Vorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 01.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.R, vjeç 27, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë, pasi dyshohet se më datë 30.06.2017, në plazhin e Qerretit, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.K vjeç 41 banues në Qerret. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë

Më datë 02.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, kanë vjedhur një lopë të shtetasit T.B, vjeç 64 banues në Rrogozhinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin S.Z, vjeç 54 banues në Durrës, pasi dyshohet se vëllai I.Z, vjeç 66 kaushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi dyshohet se në Rrushkull, duke u larë në det është mbytur shtetasi M.C, vjeç 49 banues në Rrushkull.

Më datë 02.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr 15, në oborrin e banesës, shtetasit K.S, vjeç 19 banues në Tiranë, i kanë vjedhur 2 pompa uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.K, vjeç 22, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr 1, kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 02.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.S vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti F.M, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.E, vjeç 54, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Sopot, Përrenjas, ka plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin D.B, vjeç 19, banues në Sopot. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin L.B, vjeç 40, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se, ka goditur me grusht, bashkëshorten S.Ç dhe shtetasin S.D, vjeç 25 e 44 banues në Elbasan, gjatë shoqërimit në komisariat, ka  kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 130/a, 89 dhe 242  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 37 banues në fshatin Dardhë, pasi dyshohet se ka vjedhur nje sasi lekesh në banesën e shtetasit Q.B, vjeç 74 banuese në Dardhë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin H.RR, vjeç 49 banuese në fshatin Mirakë, pasi dyshohet se në Mirakë, ka kanosur me fjalë, shtetasin DH.RR, vjeç 61, banues në Mirakë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.R, vjeç 53, banues në fshatin Tunjë, pasi dyshohet se në Tunjë, ka goditur me grusht shtetasin H.A, vjeç 59 banues në Tunjë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.C, vjeç 32, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen 10, ka  goditur me grusht shtetasin E.P, vjeç 32, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin H.R, vjeç 62, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se është konstatuar duke ndërtuar katin e dytë banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.S,  vjeç 43, banues në  fshatin Starovë, pasi dyshohet se në  Starovë, u kap duke ndërtuar katin e dytë në banesa, pa leje ndërtimi. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin V.M vjeç 54, banues në  fshatin Mbreshtan, pasi dyshohet se në  Mbreshtan, ka kanosur me fjalë, shtetasn E.S, vjeç 37 banues në  Mbreshtan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për kapjen e shtetasit E.H, vjeç 20, banues Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Magalem”, në banesë, ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, të mbjella në vazo, 9 bimë narkotike të dyshuara marijuanë dhe 53 gram marijuanë për përdorim. Nenet 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 02.07.2017, është dërguar në urgjencë i vdekur, shtetasi E.H, vjeç 26, banues në Kuçovë. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 02.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Lushnjë, pasi në lagjen “1 Maji”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen S.A vjeç 46, banues në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti A.A, vjeç 55, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Fier, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 02.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, 36, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës V.K,vjeç 58. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.LL, vjeç 42, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pasi dyshohet se në Divjakë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Policia e Vlorës
Masa shtesë  për sezonin turistik 2017.
Vijojnë kontrollet e territorit dhe objekteve të ndryshme në të gjithë qarkun e Vlorës me qëllim goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim apo të çdo personi tjetër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në kuadër të këtyre masave, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "SUMMER 2017".
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe sekuestrohen 2 armë zjarri.
Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit "TT" (pa leje).
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P.S, 30 vjeç, banues në Vlorë.
O.K, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas rezultojnë të dy persona të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale:
"Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit P.S
"Plagosja e rëndë nga pakujdesia" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 91, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.K
Në lidhje me operacionin "Summer 2017", Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetaset B.A e A.G, vjeç 32 e 62, banuese në Himarë, pasi dyshohet se më datë 26.06.2017, në Jalë, me fugon dhe një mjet autoveturë, kanë penguar qarkullimin në rrugën e ambienteve të punës dhe banesës së shtetases E.B, vjeç 22, banuese në Tiranë. Neni 293 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se, në Vlorë, kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake, në banesën e shtetasit V.Ç, vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, shtetasi E.D vjeç 56 banues në Vlorë, kallëzon se në lagjen “24 Maji”,  gjatë paradites në ambientet e firmës ku punon i është vjedhur një pompë uji .Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak.

Më  datë 03.07.2017, në Himarë, një shtetas duke lëvizur me motorin tip Amer, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ka vdekur në spital, dyshohet se mund të jetë shtetasi K.SH, vjeç 39, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e plotë të shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 02.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 27, banues në Sarandë, pasi në lagjen Nr.3, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘’Jiajue‘’. Neni 291 Kodit Penal.

Më datën 03.12.2015, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.Ç, vjeç 26, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 02.07.2017, në lagjen Nr.1, në banesën e marrë me qira nga shtetasja B.B vjeç 29 ka vjedhur një portofol me nje sasi eurosh dhe lekesh.Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Në vijim të komunikatës datë 29.06.2017, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit G.V, më datë 03.07.2017, është gjetur në Sarandë dhe ju dorëzua familjarëve, deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin A.GJ, vjeç 46, banues në Dajç, pasi dyshohet se në Dajç, ka fyer me fjalë, shtetasen S.G, vjeç 51 banuese në Dajç. Neni 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.M, vjeç 28, banues në Fushë-Kuqe, pasi dyshohet se në Patok, u konstatua duke ndërtuar te lokali i vëllait pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasin Sh.K, vjeç 50 banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se në Fushë Milot, është konstatuar duke ndërtuar çatinë e banesës së vëllait, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.V vjeç 44 banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti S.V, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.07.2017, në plazhin Velipojë, është mbytur në det, shtetasi M.K, vjeç 73 banues në Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 02.07.2017 në fshatin Bajzë  Malsia Madhe , ka rënë zjarr në territorin e nje firme në pronësi të shtetasit    V.M vjeç 61, ku është djegur 3 ton bimë medicinale sherbelë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 02.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit M.GJ dhe  B.GJ, vjeç 35 e 24, banuese në shatin Gabricë, pasi dyshohet se në lagjen nr 3, Kukës, në lokal, i kanë dëmtuar banakun dhe një tabak fibre, shtetasit M.K, vjeç 53, banues në Kukës. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Has

Më datë 02.07.2017, në  spitalin e  qytetit te Krumës, është dërguar nga familjarët i vdekur shtetasi B.R, vjeç 53 banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 02.07.2017, gjatë natës, në fshatin Mallunx, pranë banesës, shtetasit E.P, vjeç 32, i kanë vjedhur motorin tip “Honda”, pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 02.07.2017, ne PKK, Kapshticë, u kap shtetasja M.P, vjeç 25, banuese ne Korçë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i  50 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi  21 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
14 persona në flagrancë për Vjedhje, Dhunë në familje, Armëmbajtje pa leje
Janë kapur  6 persona në kërkim.
1 person per vepren penale”Shperdorim detyre”
1 persona për veprën penale “Plagosje”

Janë sekuestruar  rreth 271 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 4 armë zjarri, 44 fishekë, 2 predha plumbi si dhe 48 kg tritol.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 160 persona.

Gjithashtu gjate fundjaves  jane finalizuar operacionet e meposhtme:

---Policia e Shtetit

Operacion masiv antikanabis në shkallë vendi.

Operacioni për rikontrrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të Cannabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30.06.2017.

Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva.

Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.

Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin.

Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë .

----Lezhë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Gjegjan" ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë.

Më datë 30.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , pas një pune policore të mirëorganizuar , kanë finalizuar me sukses operacionin e radhës antidrogë të koduar "Gjegjan"

Si rezultat të tij , janë sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë si dhe arrestuar në flagrancë shtetasit : - Gj.D 29 vjeç banues në Gjegjan - Pukë - GJ.P 21 vjeç, banues në Kurbin - N.K 27 vjeç, banues në Gjegjan - Pukë
- E.K 34 vjeç, banues në Gjegjan - Pukë
Këta shtetas , janë kapur në rrugën e Kombit , në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit , me 2 automjete, ku me njërin ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje.

---Policia e Shtetit:
Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.
Rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.
Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Çako inspekton grupet e kontrollit në grykëderdhjen e Shkumbinit, si dhe në Malësinë e Krujës.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, shoqëruar nga Drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, Drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë  Rrogozhinë e Kavajë.
Çako - Punonjësve të Policisë:
Kjo lodhja juaj është e justifikuar, por edhe e argumentuar me një nga prioritetet absolute që kemi si Polici.
Deri tani nga të gjitha masat, por falë punës tuaj natyrisht, situata është në kontroll dhe shumë e kënaqshme.
Pavarësisht kësaj, për shkak të kushteve klimaterike që e mundësojnë kultivimin e kanabisit, edhe në kohë të nxehtë siç është kjo tani, do të duhet patjetër që t'i qëndrojmë deri në fund kësaj pune.
Kemi marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen.
Eshtë shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj dhe kemi detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm,  edhe të vështirë kuptohet.

--- Seksioni për narkotikët
Pukë
Në vijim të operacionit policor të koduar "BIBAJ", të zhvilluar nga  Komisariati i Policisë Pukë, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit:
      N.K, 46 vjeç, banues në fshatin Dom Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.
Më datë 01.07.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u finalizua me sukses operacioni "Bibaj" ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në një banesë të pa banuar, e marrë në ruajtie nga shtetasi N.K, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu në ambjentet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallepë lëndë plasëse me peshë 48 kg.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

---Policia e Vlorës
Masa shtesë  për sezonin turistik 2017.
Vijojnë kontrollet e territorit dhe objekteve të ndryshme në të gjithë qarkun e Vlorës me qëllim goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim apo të çdo personi tjetër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në kuadër të këtyre masave, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "SUMMER 2017".
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe sekuestrohen 2 armë zjarri.
Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit "TT" (pa leje).
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
P.S, 30 vjeç, banues në Vlorë.
O.K, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas rezultojnë të dy persona të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale:
"Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit P.S

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...