Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01.07.2017

Policia e Shtetit 1Drejtoria PPSH.1

Operacion masiv antikanabis në shkallë vendi.

Operacioni për rikontrrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të Cannabisit si dhe të magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni nga ajri, deti e toka ka nisur prej datës 30.06.2017.

Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Forcat Renea asgjësojnë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva.

Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.

Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin.

Forcat Renea kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë .

Me ndihmën e helikopterit u bë e mundur tërheqja e forcave Renea, pas asgjësimit të bimëve narkotike.

Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.

Çako ka përgëzuar dhe vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të policisë veçanërisht të Reneas, por edhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në tërësi.

Çako ka theksuar se Policia e Shtetit do ta përmbush me sukses këtë prioritet kombëtar të qeverisë për zerimin e fenomenit Cannabis këtë vit.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka falënderuar edhe ekipin e helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët morën pjesë në operacion në Dukagjin.

Falë ndihmës, angazhimit dhe profesionalizimit të treguar u mundësua tërheqja e RENEA-s nga vendi ku u asgjesuan bimët narkotike.

Çako ka theksuar se bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes në luftë kundër kanabisit është shumë i mirë dhe rezultativ.

Operacioni masiv do vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

I. INFORMACIONE PER NGJARJE TE JASHTEZAKONESHME DHE EMERGJENTE

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 29.06.2017, në lagjen “Barikada”, ka rënë zjarr në kodrën mbi Kala, ku janë djegur shkurre dhe disa rrënjë ullinj, të shtetasit Y.M, vjeç 58, banues në Berat. Nga veprimet rezultoi se zjarri është aksidental. Materialet u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
2. Më datë 29.06.2017, në fshatin Malinat, Njësia Administrative Velabisht, ka rënë  zjarr, i cili u fik nga banorët dhe ku janë djegur shkurre dhe bar i thatë në tarraca.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Kurbin
1. Më datë 30.06.2017, ka renë zjarr në brezin pyjor me pisha në malin mbi ish poligonin e qitjes “Kastrioti”, në Laç, në një sipërfaqe rreth 1000 m². Zjarri është fikur nga forcat e PMNZSH–së Kurbin. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

II. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Sh.S, vjeç 56, banuese në Tiranë, me profesion arsimtare, pasi dyshohet se drejtoresha, shtetasja A.M, vjeç 44, banuese në Tiranë, kallëzon se në bulevardin ‘‘Bajram Curri“, në një gjimnaz shtetasja Sh.S, gjatë ushtrimit të detyrës ka grisur disa fletë nga një rregjistër notash. Neni 248 i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.R, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se dyshohet se, në muajin Maj të vitit 2016, ka perdorur një akt noterial të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e ‘‘Dibrës“, në dyqan, ju gjetën e ju bllokuan me cilësinë e provës materiale 10 celularë të ndryshëm. Nenet 178, 180 e 149/e të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Q, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek kthesa e Kamzës, duke drejtuar mjetin tip ‘‘Benz" ka humbur kontrollin, për pasojë është vetëdëmtuar së bashku me pasagjerët I.Q, A.Q e D.T, vjeç 28, 1 e 43, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Sheshit “Karl Topia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang” me targë CAF 144. Neni 291 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.h.B, vjeç 45, pasi në rrugën “29 Nëntori”, përballë një karburanti u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”, me targë AN 693. Neni 291 i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, pasi dyshohet se në nënkalimin e rreth-rrotullimit të Kopshtit Zoologjik, shtetasi H.D, vjeç 29, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Chrysler”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur këmbësoren S,Z, vjeç 39, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marë ndihmë në spital, është larguar në banesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin me iniciale A.A, vjeç 17, banues  në fshatin Sukth i Ri, pasi dyshohet se në rrugën  Sukth Lagje Stalla, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me një shtyllë elektrike dhe ka rënë në kanal, ku është aksidentuar vetë dhe pasagjeri, shtetasi me iniciale O. M. vjeç 17, banues në fshatin Sukth i Ri, të cilët ndodhen në spital, jashtë rreziku për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç 52, banues në Peqin, pasi dyshohet se në tregun e fshatit Pajovë, Peqin, iu gjet e sekuestrua një sasi ilaçe për blegtorinë, të cilat  i tregtonte pa qenë i pajisur me licencë nga autoritet përkatëse. Nenet 180, 179 e 178 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen N.B, vjeç 41, banuese në fshatin Katundi i Ri, pasi dyshohet se në lagjen “Kala”, tregtonte një sasi duhani të grirë, pa faturë tatimore. Nenet 178,179 e 180 të Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.E, vjeç 64, banues  në Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Pajovë, tregëtonte medikamente mjekësore për kafshët, i pa pajisur me licencë. Nenet 170/a, 180 e 181 të Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja E.L, vjeç 50, banuese në fshatin Kaçivel, se shtetasi N.P, ish arkëtar në një postë, në muajin Prill 2017, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar pensionin e invalititetit të djalit të saj, shtetasit A.L, me vlerë të konsiderueshme lekësh. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi A.L, vjeç 52, banues në fshatin Kaçivel, se shtetasi N.P, ish arkëtar në një postë në periudhën Dhjetor 2016-Shkurt 2017, i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh, pagesa të energjisë elektrike nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.
5. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan, Elbasan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi Sh.B, vjeç 52, banues në fshatin Kaçivel, Elbasan, se shtetasi N.P, ish arkëtar në një postë në muajin Prill 2017, i ka përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, pagesa e përkrahjes sociale, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.

6. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan, Elbasan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi Q.B, vjeç 54, banues në fshatin Kaçivel, Elbasan, se shtetasi N.P, ish arkëtar në një postë në muajin Prill 2017, i ka përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, pagesa e përkrahjes sociale, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.

7. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç18.05.1971, banues  në fshatin Muçan, Elbasan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi S.R, vjeç 52, banues në fshatin Kaçivel, Elbasan, se se shtetasi N.P, ish arkëtar në një postë, në muajin Prill 2017, i ka përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, pagesa e përkrahjes sociale, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.T, vjeç 40, banues në Librazhd, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 2, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen D.P, vjeç 53 banuese në Librazhd, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për shtetasin S.H, vjeç 22 banues në fshatin Bersnik, Gramsh, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, në vendin e quajtur “Çekrez” duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën është përplasur me mjetin tip “Mitsubish", me drejtues shtetasin S.P, vjeç 52, banues në Gramsh, e për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 47, banues në Orman, Maliq, , pasi në rrugën Korçë-Dishnicë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi” me targë AA 354 DY. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin T.P, vjeç 68, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në fshatin Tushemisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar të miturën O.B, vjeç 12, banues në Pogradec, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Ç, vjeç 44, banues në Çaushli, Maliq, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen R.B, vjeç 51 banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se në Greqi, ka vënë në përdorim një certifikatë familjare me të dhëna të ndryshme nga ato të regjistruara në Zyrën e Gjendjes Civile. Neni 191 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.M, vjeç 34, banues në Fier, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen “8 Shkurti” duke drejtuar autobusin tip “Bova” ka aksidentuar shtetasin P.S, vjeç 81, banues në fshatin Mujalli, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.L dhe A.L vjeç 43 e 52, banues në Orikum, pasi dyshohet se më datë 29.06.2017, kanë bërë kallëzim të rremë, se i kanë dhënë një sasi eurosh shtetasit  A.A, për ti pajisur me dokumentacion tokën që kanë në Orikum. Nenet 245/1 e 306 të Kodit Penal.
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Vlorë, Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-fusha e drurëve", një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volkswagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve dhe po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
1. Më datë  30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër,  për shtetasit E.B dhe V.K, pasi dyshohet se dyshohet të kenë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Nuk jepen të dhëna të tjera. Neni  298  i  Kodit.Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Lezhë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Gjegjan" ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë.

Më datë 30.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , pas një pune policore të mirëorganizuar , kanë finalizuar me sukses operacionin e radhës antidrogë të koduar "Gjegjan"

Si rezultat të tij , janë sekuestruar 47 kg lëndë narkotike Marijuanë si dhe arrestuar në flagrancë shtetasit : - Gj.D 29 vjeç banues në Gjegjan - Pukë - GJ.P 21 vjeç, banues në Kurbin - N.K 27 vjeç, banues në Gjegjan - Pukë
- E.K 34 vjeç, banues në Gjegjan - Pukë
Këta shtetas , janë kapur në rrugën e Kombit , në vendin e quajtur Nënkalimi i Repsit , me 2 automjete, ku me njërin ruanin rrugën kurse në automjetin tjetër ndodhej sasia e lëndës narkotike, e paketuar gati për shitje.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim ' parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin L.S, vjeç 28, banues në Laç, , pasi dyshohet se në faqen elektronike “Shqiptarja.com”, ka publikuar fletë votimi të fotografuara, të votuara për subjekte të caktuara elektorale. Neni 327/1 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 21, banues në Ishull Shëngjin,, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në Ishull Shëngjin, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen M.N(T)), vjeç 61, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.  Neni 290/2 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.M, vjeç 78, banues në Grykë Lumi, pasi dyshohet se në Ishull Lezhë, duke drejtuar motorin tip “Piaggio”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen A.Gj, vjeç 33, banuese në fshatin Rrilë, me leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290/2 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.B, vjeç 58, banues në Shkodër,  me leje drejtimi, pasi dyshohet se në superstradë, në fshatin Piraj, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vajza, D.B, vjeç 23, studente e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Me date 30.06.2017 ,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.N. vjeç 24, banues në Lezhë dhe E.Ll. vjeç 16 , banues në Mirditë. Në aksin rrugor Lezhë - Manati, shtetasi E.N. duke drejtuar mjetin autoveturë tip Golf 4, ka aksidentuar dy persona qe udhëtonin në motorrin qe drejtohej nga shtetasi E. Ll. dhe pasagjere në motorr shtetasja E.Ll. vjeç 16 , banuese në Mirdite , të cilet ndodhen ne spitalin Rajonal Lezhe , jashte rrezikut për jetën. Shtetasi E.Ll. drejtonte motorrin pa leje drejtimi. Nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit me iniciale D H, D K, D SH, B A dhe M B, punonjës të Postës Shqiptare, filiali Pukë, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë ju kanë paguar pensionin dhe pas vdekjes 7 shtetasve, duke i shkaktuar Sigurimeve Shoqërore një dëme fianciare. Nenet 248 e 135 të Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasit me iniciale A.L dhe N.M, punonjës të Postës Shqiptare, filiali Pukë, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë ju kanë paguar pensionin dhe pas vdekjes 4 shtetasve duke i shkaktuar Sigurimeve Shoqërore një dëme financiare. Nenet 248 e 135 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër, Informacion Paraprak
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen "Qemal Stafa", te "Ish Dekori".

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se: Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa. Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 30.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin me iniciale D.M, vjeç 60 e 17, banues në Shkodër e fshatin Berdicë, me leje drejtimi, pasi në në Baçallek, shtetasi B.M duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen” është përplasur me motorin tip “Yamaha” të drejtuar pa leje drejtimi nga D.M, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

II. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 34, banues në Tiranë, Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, shtetasi R.K , vjeç 54, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa babai, S.K, vjeç 88, i sëmurë me sklerozë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 30.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim, F.L vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen J.K, vjeç 30 pasi dyshohet se ish-vjehrri, B.T, vjeç 79, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
5. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, më datë 30.06.2017, u gjet shtetasi në kërkim, S.K, vjeç 88, banues në Tiranë. Punohet për sqarimin e arsyeve të largimit nga banesa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 23, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, pasi dyshohet se në rrugën “Naim Frashri”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.E, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin P.S, vjeç 29 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shetasti U.E Neni 237 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.M, vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 28.06.2017, në rrugën ‘‘Bilal Xhaferri“, ka goditur me mjete të forta shtetasin G.K, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Sh.B dhe T.H, vjeç 29 e 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Ibrahim Rrugova“, shtetasi Sh.B ka goditur me grusht punonjësin e policisë, kurse shetasi T.H i ka kundërshtuar. Nenet 237 e 236 të Kodit Penal.

5. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Rr, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Besim Imami“, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale i dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

6. Më datë 30.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.T, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, K.T, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit P.B, T.B, A.H, Xh.R, A.H dhe A.B, vjeç 64, 39, 44, 48, 41 e 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sali Butka”, sëbashku me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar (banorë të lagjes), janë ngritur në protestë dhe kanë dëmtuar murin rrethues të ndërtuar nga një firme private ndërtimi në pronësi të shtetasit A.L, vjeç 39, banues në Tiranë, me pretendimin që ky truall të shërbejë si park lojërash për fëmijët. Punohet për identifikimin e personave të tjerë. Nenet 150 e 25 të Kodit Penal.

7. Më datë 30.06.2017, në urgjencën e maternitetit “Koço Gliozheni”, ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetësia e mitur me iniciale J. G, vjeç 17 banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se ndaj saj, nuk është ushtruar dhunë psikologjike apo fizike dhe pasi mori mjekimin në spital, është larguar në banesë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Ç vjeç 22, banues në Paskuqan, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Punohet për kapjen e Olsjanit. Neni  134 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Rr, vjeç 62 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Lord Bajron“, në një bar-kafe u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Zh, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait, Z.Zh, vjeç 49 banues në Tiranë, Neni 130/a i Kodit Penal.

4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.I, vjeç 34, banuese në Itali, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, ka goditur me shuplakë, shtetasin e mitur me iniciale E. D, vjeç 13, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.A, vjeç 62, banues në fshatin Murth, pasi dyshohet se në këtë fshat, me vetëgjyqësi i ka marrë një sasi kabulli elektrik, shtetasit S.H, vjeç 26,
Neni 277 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, gjatë natës, në rrugën ‘‘Qemal Stafa“, në zyrat e një firme me administrator shtetasin A.A, vjeç62, banues në Tiranë, kanë vjedhur 2 kasaforta metalike ku kishte një sasi të konsiderueshme eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, gjatë natës, në rrugën ‘‘Muhamet Deliu”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.M, vjeç 45 banues në Tiranë, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.H, vjeç 12.11.1957, banues në Zall-Herë, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.M, vjeç 35 banues në Zall-Herë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.Xh, vjeç 61, banues në Zall-Herë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Q, vjeç 61 banues në Valias, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

5. Më datë 30.06.2017, ora 19:30, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi prej 9 vitesh, në mënyrë të vazhdueshme, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, N.L, vjeç 28, banuese në Tiranë, Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

6. Më datë 01.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.M, vjeç 19, banues në Bathore, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 54, pasi më datë 23.06.2017, në rrugën “Marubi”, në banesë, shtetasi Sh.M ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, M.M, vjeç 41, ndërsa shetasi A.M në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Neni 130/a/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.B, vjeç 48 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Fushë-Mëzez, në rrugën “Giovanna De’Lestonic“, në objektin në pronësi, u konstatua duke kryer punime pa leje. Punohet për kapjen e shtetasit Z.B Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit S.Sh dhe F.SH, nënë e bir, vjeç 84 e 62 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu“, në banesë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri tjetrit. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”.  

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 41 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rrugën “Aleksandri i Madh”, në pallatin e “Fildishit”, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.K, vjeç 61 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur ish-bashkëjetuesen, R.B vjeç 47banuese në Tiranë, si dhe i ka shkuar në banesë, duke shkelur urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes. Nenet 121/a dhe 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 50, banues në fshatin Marqinet, pasi dyshohet se në fshatin Marqinet, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit, të cilët e kanë shoqëruar pasi ka sjellë shqetësime në një lokal. Neni 242 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.M dhe D.L, vjeç 42 e 52, banues në fshatin Bërxull e Mëzez, pasi dyshohet se në fshatin Bërxull, shtetasi D.L, ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse, në banesën e shtetasit H.M. Nenet  199/a dhe 199/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.S, vjeç 68, banues në fshatin Beden, pasi dyshohet se në këtë fshat, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘‘Lifan“ka humbur kontrollin, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.M, vjeç 29, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1, Kavajë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur këmbësorin L.B, vjeç 57 banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 30.06.2017, në lagjen Nr. 1, në pallatin në ndërtim të shtetasit H.M, vjeç 65, banues Durrë, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

2. Më datë 30.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.K, vjeç 41 banuese në Durrës, pasi dyshohet se i kunati, shtetasi E.K, vjeç 50, banues në lagjen Nr. 13, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
3. Më datë 30.06.2017, ora 21.15, shtetasja L.M, vjeç 55, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa nusja e djalit, shtetasja V.M, vjeç 30 banuese në lagjen 14. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

4. Më datë 30.06.2017, në lagjen 12, shtetasi Z.M, vjeç 26, aksidentalisht ka rënë nga shkallët e banesës dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 30.06.2017, ora 06:00, nga kontrolli në fshatin Nojë, Njësia Administrative Cudhi Krujë, në territorin e Bashkisë Krujë, në vendin e quajtur Nojë e Vjetër, në një vend të pyllëzuar, pronë publike, territor i Komisariatit Policisë Krujë, me koordinata Nojë 1/N4132849, E01947934 me përmasa 8x15 m. Nojë 2/N4132520 E01949086 me përmasa 9x13 m. Nojë 3/N4132549 E 01949106 me përmasa 30x7 m. Nojë 4/N4132572 E01949080 me përmasa 4x10 m. Nojë 5/N4132567 E01949075 m përmasa 6x7 m. Nojë 6/N4132491 E01949082 me përmasa 9x14 m. Nojë 7/N4132498 E01949092 me përmasa 6x 8 m, u gjetën bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Krujë, më 30.06.2017. Vjedhin bateritë e antenës celulare të një kompanie telefonike private.
Falë veprimeve hetimore të shpejta janë identifikuar dhe arrestuar autorët.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe të specializuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
•N.K 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë; • A. C. 17 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasit e mësipërm, më datë 29.06.2017, në vendin e quajtur "Mali i Krujës", në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur bateritë e antenës celulare Vodafone. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 6 bateritë e vjedhura. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.


Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit P.T dhe B.M dhe punohet për kapjen e shetasit P.T vjeç 46 e 53, banues në fshatin Bura e Greps , shtetasi B.M, me detyrë kryeplak i fshatit Greps, pasi dyshohet se në orën gjatë kontrollit të territorit, në  fshatin Mukje, Njësia Administrative Nikël, Bashkia Krujë, në vendin e quajtur “Kodra e Harixheskës”, pronë publike, territor i Komisariatit të Policisë Krujë, në dy parcela me nga 176 m² e 140 m², me koordinata 41446596 e 19.8060099, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 43 kubikë me bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa me lartësi 20-40 cm, të cilat dyshohet se i ka mbjellë shtetasi P.T, ndërsa shtetasi B.M nuk ka kallëzuar. U njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Krujë, zoti Petrit Çano dhe  SHÇBA. Nenet 284 e 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
1. Më datë 30.06.2017, në fshatin Xhafzotaj Shijak, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht fugoni në pronësi të shtetasit XH.Ç vjeç 36, banues në fshatin Xhafzotaj, i cili është lënduar e ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të impiantit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.K, vjeç 60 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.T, vjeç 69, banues në Cërrik, pasi dyshohet se në Cërrik ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
1. Korçë, Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon vetëvrasjen e një shtetaseje të mitur, e cila në rrjetin social “Facebook” ndiqte udhëzime dhe ishte bërë pjesë e lojës “Balena Blu”. Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15-vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.  Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje. Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje. Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe. Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë  të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet  99 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.A, vjeç 51 banues në fshatin Podgorie, pasi dyshohet se në lokalin në Podgorie, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave te fatit. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan 2 makina, 2 kompjuterë dhe një printer. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen N.T, vjeç 55, banues në fshatin Dushnik, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.06.2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen K.M, vjeç 35 banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshorti, Sh.M, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 30.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin B.Q, vjeç 59, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja F.Q, vjeç 45 , ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 30.06.2016, ora 14:00, nga informacionet policore dhe gjatë kontrollit në fshatin Radostin, njësia Administrative Dërmënas, Bashkia Fier, në pyllin e Shendellis, pronë publike me kordinata N 40º 43’ 079” dhe E 019º 29’ 845”, u gjetën bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan në prezenc të punonjësve të SH.Ç.B dhe të prokurorit të gatshëm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit G.M dhe R.K, vjeç 53 e 53, banues në fshatin  Dushk, pasi dyshohet se janë goditur me grushte me njeri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 70, banues në fshatin Jazxhias,  pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes, shtetases L.K, vjeç 73, banuese në fshatin Jazxhias. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin R.H, vjeç 30, banues në fshatin Mizë, pasi dyshohet se në fshatin Mizë, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin B.M, vjeç 41, banues në fshatin Zharnec, pasi dyshohet se në fshatin Zharnec, po ndërtonte një objekt pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Xh.N, vjeç 19, pasi dyshohet se babai, shtetasi B.N, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 30.06.2017, iu referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.M, vjeç 48 banues në Lezhë, pasi më datë 20.06.2017, në fshatin Borsh, ka bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin T.B, vjeç 50, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 29.06.2017, në lagjen Nr.  4, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje dhe nuk u është bindur punonjësve te policisë rendit për shoqërim. Punohet për kapjen e tij. Nenet 199/a/ e 242  të Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.M, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 29.06.2017, në fshatin Dhërmi, në anë të detit, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.K, vjeç 40, banues në Vlorë, administrator dhe pronar i shoqërie private pasi dyshohet se në autostradën Vlorë-Fier, tek “Guri i Çifutit”, në pronën e shtetasit Dh.Sh, vjeç 67, banues në fshatin Nartë, ka ndërtuar një objekt për shfrytëzimin e materialeve për prodhimin e lëndës së parë Gips. Nenet 199  e 180 të Kodit Penal.

5. Më datë 24.06.2017, në lagjen “Isa Boletini”, në banesë, shtetasja Z.Ç, vjeç 20, ka tentuar të vet’helmohet me medikamente mjekësore, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

6. Më datë 29.06.2017, shtetasi K.L, vjeç 78, banues në Vlorë, , kallëzon se në celular ka marrë mesazhe ofenduese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

7. Më datë 308.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 30, banues në Vlorë, ,pasi në orën 10:30, në lagjen “Pavarësia”, u kap duke tentuar të vjedhë në mjetin tip “Benz” të shtetasit A.Z, vjeç 22, banues në fshatin Bestrovë. Neni 134 i Kodit Penal.

8. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.M, vjeç 77, banues në Dhërmi, , pasi dyshohet se më datë 20.06.2017, në Dhërmi, ka dëmtuar tubacionin e ujit të pijshëm të kompleksit “Taracat e Ullinjve”. Neni 150 i Kodit Penal.

9. Më datë  30.06.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B vjeç 27, banuese në fshatin Peshkëpi, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Risilisë”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” Neni 291 i Kodit Penal.
10. Më datë 30.06.2017, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, shtetasit M.Z, vjeç 67, banues në Vlorë, ekonomist në bashkinë Vlorë, në një objekt të bashkisë, i kanë vjedhur 3 dyer duralumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit.Penal.

11. Më datë 30.06.2017, shtetasi A.D, vjeç 38, banues në fshatin Gumenicë, kallëzon se më datë 28.06.2017, në lagjen ‘’Pavarësia”, i kanë vjedhur celularin tip “Galaxy 5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

12. Më datë  01.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pasi dyshohet se më datë 30.06.2017, në Jonufër, u konstatua se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
1. Në vijim të informacionit që bënë fjalë për  largimin nga banesa të shtetases K.Sh, më datë 30.06.2017, u gjet, dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj.  
Komisariati i Policisë Gjirokastër
1. Më datë 30.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.B, vjeç 29, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi K.Xh, vjeç 25, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 29.06.2017, në lagjen ”18 Shtatori”, e ka kanosur me fjalë. Neni 84 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 30.06.2017, gjatë natës, në Ishull Lezhë pranë banesës, shtetasit E.N, vjeç 37, , i kanë vjedhur një kafshë shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.06.2017, rreth orës 12:30, është marrë njoftim nga një shtetase se persona të panjohur nga ana e saj , i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna policore dhe janë identifikuar si autorë të kësaj vjedhje, 3 shtetasit e mitur :
- E.M. 14 vjeç , banues në Lezhë
- K.F. 14 vjeç, banues në Lezhë të cilët u arrestuan në flagrancë.

Ndërsa shtetasi P.D. 14 vjeç , banues në Lezhë është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e proves materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit E.M. i është gjetur në çantën e tij, një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar , se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet që janë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë, konkrerisht :

- Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë, dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë.

- Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh, dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro , shtetases V.B. banuese në Kosovë

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale " Vjedhja" e kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 134/2 dhe 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.T, vjeç 39, banues në Laç, pasi është konstatuar se në lagjen Nr. 4 po bënte ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Sh.J, vjeç 77, banues në fshatin Juban, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka kanosur shtetasin B.J, vjeç 61 banues në Juban . Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.D, vjeç 72, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani” në tokën e tij, ka ndërtuar nje objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2017, në fshatin Dajç, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.A, vjeç 63, ku kanë marë një armë gjahu, teke, me Nr. 9314473, të cilën e mbante me leje, si dhe një televizor Samsung. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Rr, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka bërë kallëzim shtetasi V.M, vjeç 30, banues në Shkodër, se në lagjen “Tre Heronjt”, e ka kanosur me fjalë si dhe ka vendosur dorën në brez ku dyshohej se mbante armë zjarri pistoletë. Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

4. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.B, vjeç 32, banues në fshatin Grud e Re, pasi dyshohet se në Drishtë, u kap duke transportuar me kamionin tip “Ifa”, 5 m3 lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.H, vjeç 47, banues Orgjost, pasi dyshohet se në fshatin Orgjost, ka kanosur e fyer shtetasit N.M dhe V.M, vjeç 61 e 28, banues në Orgjost. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen V.M, vjeç 28, banuese në Orgjost, pasi dyshohet se në fshatin Orgjost, ka plagosur lehtë me mjete rrethanore shtetasin F.H, vjeç 47, banues në Orgjost. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
1. Në vijim të komunikatës datë 13.06.2017, që bën fjalë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, ”Vetëgjyqësia” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin B.M, vjeç 41, banues në fshatin Klos Katund. Nenet 150, 277 e 235 të Kodit Penal.

2. Më datë 01.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.B, vjeç 27, pasi më datë 30.06.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, K.B, vjeç 22. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 30.06.2017, në P.K.K Rinas, u ekstradua në Spanjë, nëpërmjet Z.Q.K Interpol Tirana, shtetasi spanjoll në kërkim ndërkombëtar, C.T, vjeç 38,  banues në Madrid, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, e ka dënuar 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Neni 283/a i Kodit Penal.
2. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.S, vjeç 28, banues Bathore i  depërtuar nga Norvegjia, pasi dyshohet se më datë 25.05.2017, në afërsi të P K K Qafë Prush, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.K, vjeç 38 banues në Tiranë, kthyer deportiv nga Greqia, pasi më datë 15.06.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, në fshatin Tren, Devoll. Neni 297 i  Kodit.Penal.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
1. Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.L, vjeç 22, banues në Patos, depërtuar nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 05.06.2017, mbi Konispol, nga mali ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit.Penal.
Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
1. Më datë 30.06.2017, në P.K.K Morinë, u ndalua shtetasja S.Ll, vjeç 28, banuese në Laç, e shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi më datë 23.06.2017, është larguar pa adresë nga banesa.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...