Karaburun-Vlorë, Operacion antidrogë i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Force dhe GdF. Sekuestrohet në Karaburun mbi 1 Ton lëndë narkotike.

Karaburun-Vlorë, Operacion antidrogë i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Force dhe GdF.05karaburun

Sekuestrohet në Karaburun mbi 1 Ton lëndë narkotike.

Me datën 03.04.2017, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me atë Kufitare, Njësinë Speciale ‘DELTA” dhe Gdf, mbi bazën e një informacioni të marrë në rrugë operative nga Sektori për Narkotikët, organizuan punën dhe kryen një operacion anti-trafikim të lëndëve narkotike në zonën e Karaburunit.

Me gjithë kushtet shumë të vështira të terrenit dhe të motit, me një det me forcë 4-5 ballë, operacioni vazhdoi gjatë gjithë natës dhe në orët e paradites të datës 04.04.2017.

Si rezultat në gjirin e Bristanit (Karaburun) rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u bë e mundur zbulimi dhe sekuestrimi i mbi 1 ton lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako të madhësive të ndryshme e destinuar për tu trafikuar.

Operacioni është ende në vijim për kapjen e autorëve të mundshëm dhe të mjeteve të transportit.

Territori po kontrollohet në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar.

Lënda narkotike po transportohet me mjetet lundruese të GdF për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

05karaburun2

05karaburun3

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...