Shkodër, Arrestohet në flagrancë në oborrin e shkollës një nxënës për armëmbajtje pa leje, I sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë "Zastava"

Shkodër, Arrestohet në flagrancë në oborrin e shkollës një nxënës për armëmbajtje pa leje, I sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë "Zastava"05 shkoder

Me datë 04.04.2017, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë në oborrin e shkollës i nxenësit:

R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i shkollës së muzikës Prenke Jakova, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës "ZASTAVA", pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do ti nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", eparashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...