Durrës, Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Durrës, Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 08rinas

Specialistët për Narkotikët arrestojnë një shtetas të dënuar nga drejtësia italiane me 20 vjet burgim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• A.H, 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...