Librazhd, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "RRETHI”

Librazhd, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "RRETHI” 05elbasan

Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit "Cannabis Sativa”

Arrestohen në flagrancë katër shtetas

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "RRETHI”

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.F, 34 vjeç, banues në fshatin Gurrë Librazhd

B.B, 31 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë

A.Zh, 32 vjeç, banues në Gurrë Bërzeshtë

O.Zh, 32 vjeç banues në fshatin Bërzeshtë

Arrestimi i tyre u bë në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në fshatin Qukës në vendin e quajtur Zalli i Vlashit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

9 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

3 aparate celular të markave të ndryshme

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.B grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale;

8 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm

Vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

05elbasan1

05elbasan2

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...