Sarandë, Policia Kufitare ka sekuestruar 52 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në Qafë Bot, Sarandë.

Sarandë, Policia Kufitare ka sekuestruar 52 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, në Qafë Bot, Sarandë. 05vlore

Më datë 04.04.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po transportohej lëndë narkotike me kafshë në drejtim të kufirit tokësor të Greqisë, menjëherë filloi kontrolli i territorit në bashkëpunim me Policinë e Sarandës.

Nga kontrolli i zonës së Qafë Botit, pranë vendit të quajtur "Piramidat 66", shërbimet kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike (52 kg) të futur në 4 çanta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon bashkëpunimi edhe me policinë kufitare të shtetit Grek, pasi dyshohet se autori mund të jetë fshehur në territorin e tyre.

Po punohet për kapjen e autorit.

05vlore2

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...