Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, gjatë raportimit në Kryeministri “Për punën e bërë për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit te bimëve narkotike”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, gjatë raportimit në Kryeministri “Për punën e bërë për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit te bimëve narkotike”(për video kliko mbi link)cako ne kryeministri
I nderuar Zoti Kryeministër
Të nderuar pjesëmarrës.
Në kuadër të zbatimit të detyrimeve të Planit të Veprimit të Qeverisë kundër kultivimit dhe trafikimit te kanabisit 2017-2020, që në fillim të këtij viti Policia e Shtetit, pas një analize të plotë të situatës së kultivimit te bimëve narkotike, hartoi një plan të detajuar për evidentimin dhe goditjen e këtij fenomeni. Ky plan synoi të godasë këtë veprimtari nga sigurimi i farërave, kultivimi i fidanëve dhe deri në kultivimin e bimëve narkotike në sera diellore, tunele të braktisura, ish rezerva shtetërore dhe çdo ambient tjetër të mundshëm.
Në kuadër të masave të marra u ngritën dhe funksionuan grupe përgjegjëse për territore konkrete, që nga qendra deri në bazë, ku çdo punonjës policie mban përgjegjësi për një territor të caktuar".
Integriteti i punonjësit të policisë, është baza mbi të cilën kemi ndërtuar punën, modeli i punonjësit të përkushtuar në zbatimin e detyrave është parësor. Për këtë përgjatë kësaj periudhe janë hetuar disiplinarisht dhe verifikuar një numër punonjësish policie te cilët janë konstatuar ne moszbatim te detyrave funksionale ose ne shkelje te rregullores se policisë se shtetit. Ne këtë drejtim mbetemi te vendosur te ndëshkojmë administrativisht, por edhe penalisht këdo qe shkele ligjin ne zbatim te detyrimeve në këtë prioritet, pavarësisht nga statusi ose pozicioni qe mban.
Filozofia dhe mënyra e veprimit për ne këtë vit, janë mbështetur fort në bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe pushtetin vendor në të gjithë territorin e vendit, marrja e përgjegjësive ligjore nga të gjithë, duke e parë këtë fenomen si prioritet të secilit.
Më lejoni te falënderoj, Policinë Italiane, misionin e Interforzës, Guardia di Finanza-s si edhe Universitetin i Dytë të Napolit, për kontributin dhe ndihmën e çmuar që po i japin Policisë Shqiptare. Këtë vit e kemi filluar bashkëpunimin shumë herët, për këtë skuadra e Guardia di Finanza ka filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej dates 15 Maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më shumë fluturime se vitin e kaluar. Deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste (parcela) por vetëm ne një rast janë konstatuar bime narkotike te kultivuara.
Gjithashtu gjate këtij viti po kryhet dhe monitorimi nga ajri me helikopterët e policisë, deri tani janë bere 21 fluturime dhe janë konstatuar 7 raste te kultivimit, janë asgjësuar 1939 bimë narkotike.
Është risi këtë vit, krijimi dhe implementimi në rrjetin informatik të Policisë së Shtetit i sistemit elektronik "WEB - GIS", nëpërmjet të cilit bëhet i mundur hedhja, administrimi dhe evidentimi i të dhënave për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në shkallë vendi.
Për periudhën 6 mujore të këtij viti, janë evidentuar 130 vepra penale të kultivimit të bimëve narkotike, zbuluar 78, ose 60%, janë proceduar penalisht 152 autorë, nga të cilët 74 autorë janë arrestuar, 25 janë ndaluar, 26 ndjekur në gjendje të lirë dhe 27 autorë janë shpallur në kërkim.
Janë konstatuar dhe asgjësuar në total 36.290 bimë narkotike, nga të cilat;
13.596 bimë, ose 37.4% kanë qenë të kultivuara në tokë,
10.189 bimë, ose 28% kanë qenë fidanë në kubikë.
7234 bimë, ose 20% kanë qenë të rimbira vet nga parcela të vitit të kaluar,
Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 71 (nëpunës lokal, kryetar fshati, administrator, inspektor të shërbimit pyjor etj), për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mos kallëzim krimi”, nga të cilët 9 arrestuar, 59 ndjekur në gjendje të lirë, 3 shpallur në kërkim.
Në një krahasimore, për periudhën 01.01.2016 deri 30.06.2016, janë 318 raste të evidentuara me 534.748 bimë narkotike.
Duke krahasuar të njëjtën periudhë këtij viti me një vit më pare janë evidentuar;
188 raste më pak, ose 3.4 herë më pak raste të kultivimit të bimëve narkotike.
498.458 bimë narkotike më pak se në 6 mujorin e parë 2016, ose afërsisht 15 herë më pak.
Strukturat e specializuara për hetimin e krimit të organizuar, por jo vetëm, gjatë këtyre 6 muajve janë kapur rreth 42 Ton marijuanë, sasi kjo 17 herë më e madhe se ajo e kapur gjatë të njëjtës periudhë në vitin e kaluar.
Me masat që kemi marrë dhe po zbatojmë, si dhe duke vlerësuar treguesit e fazës së parë të Planit të Veprimit në drejtim të goditjes së kultivimit të kanabisit, jemi të bindur se gjatë këtij viti do të përmbushim me sukses Prioritetin e Qeverisë Shqiptare për një reduktim historik në maksimum të kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendin tonë.

kryeministir 2

kryeministri 3

kryeministri 4

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...