Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në D.V.P, Lezhë, intervistë për mediat

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në D.V.P, Lezhë, intervistë për mediat (per videon klikoni mbi link)sezonishengjin001

Shëngjin-Lezhë.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Kryekomisar Adriatik Huti, intervistë për mediat në lidhje me masat e marra nga policia Lezhë, për

sezonin turistik 2017.

"Stacioni i Policisë Shëngjin, është shtuar dhe fuqizuar me forca shtesë të shërbimeve të policisë së rendit , policisë kriminale dhe policisë rrugore.

Shërbime të cilët punojnë 24 orë për mbarëvajtjen e gjithë sezonit turistik, qoftë në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, po ashtu edhe në pjesën që i takon policisë rrugore,

kryesisht trafikut.

Këto shërbime, ndihmohen edhe nga shërbimet e policisë rrugore të Kosovës, të cilat janë të shpërndara në aksin rrugor Shëngjin , por edhe nga Lezha - Shëngjin, Lezhë - Milot

dhe në Rrugën e Kombit.

Pyetje:

Bashkëpunimi me policinë e Kosoves, çfarë ndryshimi ka sjellë?

Përgjigje:

Ka sjellë një risi që ka rreth 2-3 vite që po vazhdon, dhe është shembull pozitiv në bashkëpunim, në komunikim, në etikën dhe në mirëkuptimin e pushuesve që vinë nga Kosova, pasi për hir të vërtetës ka një fluks goxha të shtuar të

pushuesve që vinë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Ndër objektivat dhe orientimet kryesore që kemi edhe ne si polici, është komunikimi me etikë, nuk është synimi gjoba sesa është mbarëvajtja e trafikut dhe parandalimi i aksidenteve rrugore me pasoja për përdoruesit e rrugës.

sezonishengjin003

sezoni002

sezonishengjin002

 

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...