Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit (per videon klikoni mbi link)013

Port - Durrës.

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Durrës, ka parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lëndë narkotike drejt Italisë.

Sekuestrohen 6.5 kg Marijuanë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi I mjetit.

Shërbimet e Drejtorise Vendore të Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me  Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në

vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra

në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:

• F. K. 54  vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz me drejtues shtetasin F.K., pas një analize risku të hollësishme dhe verifikimeve të

tjera speciale nga Specialistët e  vijës së dytë të Kontrollit, në pjesën e pasme të autobuzit, pas ndenjëseve të fundit u gjetën dhe u sekuestruan:

5 pako me peshë rreth 6.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.

Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të RëndaTiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë

parashikuar në nenin 283/ a, 22 të Kodit Penal.

006

004

008

014

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...