QAFË-THANË, Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".

QAFË-THANË,(Informacioni i plotë në lidhje me sasinë e lendës narkotike të kapur më datë 05.04.2017)06qafethane1

Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike"

Sekuestrohen 21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetase bullgare transportuese e lëndës, si edhe shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar të saj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases:

M.P.K , 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv- Bullgari.

Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip "Mercedes-Benz"

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

21 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu në vijim të hetimeve policore lidhur me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim policor e shtetasve :

K.N, 42 vjeç, dhe S.N, 54 vjeç (vëllezër, të dy banues në Sarandë)

Pasi dyshohet se këta shtetas i kanë dhënë në përdorim mjetin tip “Benz”, me të cilin u kap shtetasja bullgare.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan :
· 21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva
· Mjeti tip “Benz” 
· 70 Euro
· 1 aparat celular.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.

 

06qafethane2

06qafethane

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...