Lezhë, një shtetase denoncon vjedhjen e çantës së shpinës me sendet personale brenda.

Lezhë,Me datë 30.06.2017 , rreth orës 12:30, është marrë njoftim nga një shtetase se persona të panjohur nga ana e saj , i kanë vjedhur çantën e shpinës me sendet personale brenda.1canta

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar puna policore dhe janë identifikuar si autorë të kësaj vjedhje, 3 shtetasit e mitur :
- E.M. 14 vjeç , banues në Lezhë
- K.F. 14 vjeç, banues në Lezhë të cilët u arrestuan në flagrancë.

Ndërsa shtetasi P.D. 14 vjeç , banues në Lezhë është shpallur në kërkim.

Në cilësinë e proves materiale u është gjetur dhe sekuestruar çanta e vjedhur e shtetases, si dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar , shtetasit E.M. i është gjetur në çantën e tij , një pistoletë Ekol ( simuluese zhurme) me krehër me 9 fishekë.

Gjithashtu , nga veprimet hetimore të kryera , ka rezultuar , se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet që janë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Lezhë, konkrerisht :

- Më datë 21.06.2017 , në qytet në Lezhë , dyshohet se i kanë vjedhur një varëse floriri shtetases M.M. banuese në Lezhë.

- Më datë 26.06.2017, në Shëngjin në plazh , dyshohet se i kanë vjedhur 2 telefona dhe 100 Euro , shtetases V.B. banuese në Kosovë

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale " Vjedhja" e kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 134/2 dhe 280 të Kodit Penal.

1canta1

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...