Vlorë, Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "SUMMER 2017"

Policia e Vlorës, Masa shtesë për sezonin turistik 2017. 02summer2017
Vijojnë kontrollet e territorit dhe objekteve të ndryshme në të gjithë qarkun e Vlorës me qëllim goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim apo të çdo personi tjetër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në kuadër të këtyre masave, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "SUMMER 2017".

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe sekuestrohen 2 armë zjarri.

Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit "TT" (pa leje).

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1- P. S., 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- O.K., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas rezultojnë të dy persona të shpallur në kërkim dhe me masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale:
· "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Paris Sulejmani.
· "Plagosja e rëndë nga pakujdesia" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 91, 22 dhe 278 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Olsi Koçeli.

Në lidhje me operacionin "Summer 2017", Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...