Durrës. Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit ”

Durrës. Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pagesa e fundit”Policia-durres

Procedohen penalisht 12 shtetas, nga këta 5 të arrestuar e ndaluar si dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.

Sekuestrohen 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.


Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore  me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar, ”Pagesa e fundit ”.
Si rezultat janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:
1• F.M 66 vjeç, banues në Durrës.
2• F.Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës.
3• A.H, 41 vjeçe ,banuese në Durrës.
4• L.Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës.
5• L.T  60 vjeç,  banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
6• R.S. 27 vjeç, banues në Mamurras.
7• Sh.K. 73 vjeç, banues në Durrës, taksist;
8• K.M. 60 vjeç, banues në Durrës.
9• G.H. 67 vjeç, banues në Durrës.
10• P.L. 30 vjeç, banues në Durrës.
11•Sh.A. 27 vjeç, banues në Durrës.
12• K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës.

Mekanzimi i ngjarjes:
Shtetasit e arrestuar,  në rolin e ndërmjetësve gjenin klientet, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve L.T dhe Sh.K.  u’a dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur ”Shkembi i Kavjaës”  si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 3 automjete;
•kartmonedha;
•aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• "Shfrytëzim prostitucioni" dhe ”Mbajtje të lokaleve për prostitucion”,  parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit F.M;
• “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve F.Gj, L.Ç , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A.  dhe K.Sh.
• “Prostitucion” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases  A.H;
• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin  300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve L.T dhe Sh.K.

 

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...