Durrës. Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Çelësi”.


Durrës. Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Çelësi” Policia-durres

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë  8 vjedhje automjetesh.
Ndalohet një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore disa mujore kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Çelësi”.
Është vënë në pranga një shtetas, konkretisht shtetësi N.D.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve automjetesh, kryesisht të markës”Mercedez Benz” të dyshuara të kryera nga shtetasi i mësipërm, në lagjet Nr. 14 dhe 17, Durrës, konkretisht:

1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit R.K. 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar.Në automjet kishte edhe një telefon celular”I-Phone”dhe 90 000 lekë.
2. Më datë 18.10.2016,  në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit L.K. 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
3. Më datë 13.12.2016,  në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit E.L. 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
4.Më datë 07.01.2017,  në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D. 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
5. Më datë 28.02.2017,  në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit E.T. 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
6. Më datë 14.03.2017,  në lagjen Nr.17,  Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit I.D. 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.
7. Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17,1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit G.N. 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar
8. Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip VolsWagen KADY, në pronësi të shtetasit A.B. , të cilin e kishte parkuar.
Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë shpjegime për ngjarjen.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"në bashkëpunim parashikuar në nenin 134 /2 të Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...