Vlorë, Policia finalizon operacionin antidrogë të koduar "THEIR HOME"

Vlorë, Policia finalizon operacionin antidrogë të koduar "THEIR HOME" 03theirhome

Arrestohen në flagrancë dy shtetas!

Më datë 03.07.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni Kundër Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit S. Gj., në Himarë dhe kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në katin e parë të banesës së këtij shtetasi, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike në formë boçesh e llojit Cannabis Sattiva, e cila ishte vendosur në 3 fuçi plastike.
Pas peshimit, pesha totale rezultoi prej 42 kilogramë e 900 gramë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm (babë e birë):
1- K.Gj., 52 vjeç, banues në Himarë.
2- S.Gj., 29 vjeç, banues në Himarë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

03theirhome.jpg1

03theirhome.jpg3

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...