KORÇË, Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, dhe Emergjencave Civile shuhet një zjarr i përmasave të mëdha.

KORÇË, Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, dhe Emergjencave Civile shuhet një zjarr i përmasave të mëdha. 03korce

Shoqërohet në Komisariatin e Policisë, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 03.07.2017 në portalin e Komisariatit Dixhital ka ardhur një raportim nga një qytetar, sipas të cilit në kodrat pranë fshatit Dishnicë, ka rënë zjarr.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të cilat shkuan në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase, u bë i mundur parandalimi i përhapjes të mëtejshme të flakëve, lokalizimi dhe më pas shuarja e zjarrit.

Në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë shoqërimi i shtetasit P.H, 17 vjeç, banues në fshatin Belorta, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e sipërme pasi dyshohet se zjarri në pyll është shkaktuar nga një cigare e hedhur në pyll nga pakujdesia e këtij të fundit, kur ka qenë duke kullotur bagëtitë, i cili më pas mori përmasa të konsiderueshme.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...