Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë.

Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë për t'iu shmangur masës administrative, arrestohet në flagrancë. (per video kliko mbi link)07mitdhenie

Policia e Tiranës, vazhdon e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo rast të “Korrupsionit”, ndaj punonjësit të Policisë.

Më datë 07.04.2017, në aksin rrugor Tiranë - Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- G.A., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar t'i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Mos korrupto, arrestohesh!

07mitdhenie1

07mitdhenie2

Arkiva

Prill 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...