Tiranë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Kalaja".

Tiranë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Kalaja".(per video kliko mbi link)04op.kalaja
Arrestohen në flagrancë tre shtetas
Sekustrohen 50 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa
Më datë 04.07.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kalaja”, ku në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- B.M, 31 vjeç, banues në Krujë.
- D.M, 29 vjeç, banues në Krujë.
- B.M, 41 vjeç, banues në Krujë.
Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë - Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin B.M dhe pasagjer shtetasin B.M, ku më pas është afruar shtetasi D.M, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.
Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.
Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi B.M, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
- 2 automjete Mercedes Benz.
- 3 aparate celularë të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...