Tiranë, Finalizohet operacioni “Maja e Ksulit”

Tiranë, Finalizohet operacioni “Maja e Ksulit” (per video kliko mbi link)47c8a27c-4ea8-431b-be57-ff66462a0466
Sekuestrohen 434 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga 54 vjeçari.
Më datë 04.07.2017, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaraitin e Policisë Nr 4, kanë finalizuar operacionin anticannabis “Maja e Ksulit”.
Si rezultat i opetacionit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- A.K, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, se në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike Cannabis Sattiva, ku shtetasi A.K ndodhej në këtë parcelë.
Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

ab2d200a-be94-4aa5-91c9-866ee0fa1045

bfdf5405-62ae-4d9f-8f69-fc3e7967e0ee

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...